Posted by: ekolevizja | November 8, 2013

Konfindustria: azgjesimi i gazit sarin do te sjelle miliarda $ deme

Konfindustria vlereson, se demi ekonomik i perpunimit te perfolur te lendeve helmuese luftarake te Sirise edhe ne rastin kur nuk do te kete asnje avari teknologjike dhe/ose ndikim ne mjedis, do te jete me kosto mjaft te larte financiare ne afatgjate te llogaritur ne miliarda-miliarda $ per Shqiperine.

Ekonomia e Shqiperise ne afer 1 miliard &/vit qe perbejne 10% te PBB mbeshtetet ne te ardhurat nga turizmi. Perpunimi i lendeve helmuese ne territorin shqiptar, aq me shume ne sasi kolosale dhe ne kushtet e jehones se lajmit me nje ndikim shume te larte marketingu negativ ne gjithe opinionin boteror, do te ishte nje goditje e drejtperdejte vdekjeprurese mbi industrine e turizmit. Duke marre parasysh, se industria e turizmit eshte e lidhur ngushte me prodhimin bujqesor dhe industrine e agroperpunimit si dhe me industrine e sherbimeve ne menyre kaskade demi i perllogaritur vjetor ne afatgjate do te ishte me miliarda $. Sa me siper do te thote, qe ekonomia shqiptare do te merrte nje goditje mjaft te ende. Nderkohe ne rast avarie te mundshme, duke patur parasysh hapsiren gjeografike mjaft te kufizuar te vendit, mungesen pothuaj te plote te njohurive te fushes, dobesine institucionale te prekshme dhe mungesen e qarte te kontrollit te territorit, pasojat do te ishin te pallogaritshme.

Konfindustria vlereson, se kostot financiare, ekonomike dhe institucionale  duhen paraqiten te plota dhe te arsyetuara para gjitha aleateve strategjike te Shqiperise.

Konfindustria i kerkon gjithe partive politike te vendit pa dallim ngjyre politike, te pozites dhe opozites, qe te shprehen ne nje ze te vetem dhe qarte per te kundershtuar perpunimin e lendeve helmuese luftarake ne vendin tone. Ne asnje menyre nuk eshte rasti te fitohet kapital politik nga aleatet tane strategjike me pasojat e pallogaritshme ekonomike, financiare dhe mjedisore te vendit dhe qytetareve tane ne afatgjate.

Gjergj Buxhuku

Administrator i Pergjithshem         

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: