Posted by: ekolevizja | November 6, 2013

Gazi sarin mund te azgjesohet ne impiante te levizshme

Debora MacKenzie

Azgjësimi i armëve kimike të Sirisë mund të relizohet shpejt dhe sigurt me ndihmën e një impianti të ri të lëvizshëm të SHBA-së.

Është shumë e rrezikshme të lëvizen apo trajtohen mbetjet kimike, prandaj është më e lehtë ti azgjësosh aty ku janë. Kështu veproi OKB-ja në Irak, pranë depos të mbetjeve kimike në Muthanna, ku pas luftës së parë të Gjirit në vitin 1991, ndërtoi një incinerator të posaçëm, së bashku me një uzinë kimike për azgjësimin e gazit nervor sarin. Një projekt i ngjashëm do të ishte i pamundur në Sirinë e shkatërruar nga lufta, ku mendohet se ka me qindra tonë gazi mustard dhe sarin.

Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte një uzinë e vogël, e lëvizshme për shkatërrimin e mbetjeve. Në shkurt, Agjensia e Pakësimit të Sulmeve ndaj Vendit, SHBA, i kërkoi Qendrës Kimike Biologjike “Edgewood” të projektojë një uzinë të tillë. Pasi punuan pa pushim, në qershor qendra realizoi “Sistemin e Hidrolizimit Portativ”, të parin e llojit të vet. Sipas përfaqësuesit të qendrës do të prodhohen impiante të tjera të tilla.

Uzina përzien bashkë sarinën ose gazin mustard me ujin, sodën kaustike dhe klorin brenda një depozite titaniumi prej 8000 litrash. Përzierja nxehet deri afër temperaturës së zierjes së ujit, çka nxit hidrolizimin e përzierjes-shpërbërjen e molekulave të mëdha gjatë reaksionit me ujin.

SHBA ka praktikuar metodën e hidrolizimit përpara nënshkrimit të konventës mbi armët kimike të 1997, me qëllim shkatërrimin e armëve të veta kimike. Por deri më sot kjo teknologji është përdorur vetëm në uzina të palëvizshme në SHBA dhe Irak. Shkencëtarët e qendrës “Edgewood” kanë arritur të zvogëlojnë përmasat e pajisjeve aq sa këto të mund të paketohen brenda pak kontenierëve detarë.

I gjithë impianti mund të ngrihet dhe vihet në punë brenda 10 ditëve. Ai përfshin një laborator të gjithanshëm i cili identifikon mbetjet kimike dhe ka kohë të shpejtë proçesimi. Laboratori ka pajisje rezervë, si gjeneratorë psh, për të pakësuar nevojën e riparimeve të ndërlikuara në vendin e azgjësimit. Impianti ka dhe pajisje dekontaminimi për ajrin dalës dhe për stafin nëse veshjet e tyre mbrojtëse ndoten aksidentalisht.

Impianti është ndërtuar për të trajtuar mbetje të pastra, dhe jo raketa të mbushura me to, të cilat janë shumë më të vështira për tu trajtuar. Në 3 orë ai mund të azgjësojë 99.9 % të mbetjeve toksike nw sasi sa kapaciteti i vet, kurse në një ditë mund të azgjësojë 5-25 tonë mbetje kimike, në varësi të llojit të mbetjes. Impianti nxjerr sasi të mëdha mbetjesh të lëngshme-deri 14 herë më shumë se të mbetjeve kimike që azgjësohen- dhe këto lëngje duhet të trajtohen në impiantet komerciale të trajtimit të mbetjeve të rrezikshme.

Megjithatë, përdorimi i impiantit në Siri do të ishte i ndërlikuar. Siria fillimisht duhet të deklarojë mbetjet kimike dhe ti grumbullojë në vengrumbullime të posaçme. Pas kësaj mund të fillojë azgjësimi, i verifikuar nga ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë. Për mbrojtjen e mbetjeve kimike dhe të ekspertëve mund të nevojiten trupa ndërkombëtarë.

Përshtati: Rita Strakosha

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: