Posted by: ekolevizja | October 28, 2013

Investitoret e 3 trilion dollareve leter kompanive te burimeve fosile

Nga Rita Strakosha

Ndërsa qeveritë shqiptare festojnë të ekzaltuara investimet qindra miliona eurosh që po bëhen nga kompanitë e naftës për kërkimin dhe nxjerrjen e saj, investitorë dhe administratorë që menaxhojnë 3 trilion dollarë investime, kërkojnë nga industria e naftës të  ketë kujdes, se politika mund të ndryshojë së shpejti.

 

Më poshti lajmi mbi letrën në median e huaj:

Investitorë që administrojnë asete me vlerë ~3 trilion dollarë, i kanë shkruar letër kompanive më të mëdha ndërkombëtare të naftës, gazit dhe qymyrit, duke u bërë thirrje të përgatiten për një pakësim të mundshëm të kërkesës për burime fosile në sajë të politikave kundër ndryshimeve klimatike.

Letra është nënshkruar nga 72 investitorë, përfshirë disa fonde pensionesh në SHBA,  dhe paralajmëron industrinë e fosileve se po investojnë në kapital që nuk do të përdoret kurrë.

Letra reflekton shqetësimin në rritje të investitorëve mbi të ardhmen e rezervave të burimeve fosile, dhe perspektivën e mundshme që këto asete të mbeten të pashrytëzuara, nën tokë, për shkak se përdorimi i tyre do të shkaktonte ndryshime klimatike katastrofike.

Letra i është dërguar 45 kompanive, përfshirë ExxonMobil, Royal Dutch Shell dhe BP, si dhe grupeve të minierave.

Ajo u kërkon kompanive të bëjnë një vlerësim risku të pasojave të një politike të re botërore për pakësimin e emetimeve të gazrave serrë me 80% deri në 2050, një pakësim që jep shanse të arësyeshme për shmangjen e ndryshimeve katastrofike të klimës.

Investitorët kërkuan që ky vlerësim risku të realizohet para takimeve vjetore të kompanive për vitin 2014, mundësisht brenda qershor 2014, dhe të publikojnë rezultatet e vlerësimit.

Rreth 30 kompani ju përgjigjën letrës, disa prej tyre e refuzuan menjëherë kërkesën, disa e pranuan, kurse pjesa tjetër janë duke e marrë në konsideratë.

 

Andrju Logan i “Ceres”, një rrjet investitorësh, i cili punon me problemet mjedisore dhe sociale, thotë: “Investitorët janë djegur tashmë nga qymyri, për shkak të rënies së papritur të kërkesës për të, dhe kanë shqetësime se e njëjta gjë do të ndodhe dhe me naftën”.

HSBC ka vlerësuar se në një botë ku emetimet e karbonit kufizohen, kompanitë e naftës dhe të gazit mund të humbasin 40-60% të vlerës së tyre të tregut.

Sipas An Staucboll, drejtore ekzekutive e një fondi pensionesh në Kaliforni “Nuk mund të investojmë për shkatërrimin e klimës”.

Letra e investitorëve u kërkon kompanive të naftës dhe gazit të rishikojnë shpenzimet e tyre për kërkimin dhe gjetjen e rezervave të reja, të cilat vitin e kaluar arritën shumën $ 674 miliard dollarë,  dhe të shikojnë mundësitë alternative të përdorimit të kapitalit.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: