Posted by: ekolevizja | October 23, 2013

Java e Diellit

Nga Alisa Peçi

Panele

Shoqata Together for Life, Qendra EDEN, Ecovolis dhe Rrjeti ECIM organizojnë në datat 23 – 25 Tetor, (pranë Galerisë së Arteve, ora 10:00 – 17:00) Panairin e Energjive të Rinovueshme. Gjatë ditës së parë të panairit u vu re një interes i konsiderueshëm i qytetarëve për të marrë  informacion, në lidhje me paisjet efiçente dhe atyre që funksionojnë nëpërmjet energjive të rinovueshme. Në panair u ekspozuan panelet diellore, panelet fotovoltaike dhe u paraqitën shembuj të aplikimit të energjive të rinovueshme, nëpërmjet fotove. Gjithashtu u paraqitën postera, për të ndërgjegjësuar vendimmarrësit dhe publikun  mbi dëmet që shkakton ndërtimi i hidrocentraleve në mjediset e Parqeve Kombëtare Shebenikë-Jabllanicë, Lurë etj. Në një stendë më vete u ekspozuan fletëpalosje në lidhje me kreditë qe ka dhënë banka ProCredit, për të stimuluar përdorimin e energjive të rinovueshme. Ky aktivitet tërhoqi dhe vëmendjen e mediave të cilat filmuan aktivitetin dhe morrën intervista.

Një ndër produktet më interesante të firmës Elettrotek ishte paneli diellor me tuba me vakum, i cili ndryshe nga panelet e zakonshme diellore e ngroh ujin edhe në prani të reve, mjafton të ketë dritë.

Elektrotek

Përfaqësuesi i firmës italiane Elettrotek, Ridson Ndokaj informoi të pranishmit se për të plotësuar nevojat e një familjeje për 300-400 kv/h energji në muaj, nevojiten 12 panele fotovoltaike, të cilat së bashku me kostot e pajisjeve ndihmëse dhe të baterive kushtojnë 10100 euro. Firma Elettrotek dhe A.E.E janë ndër të paktat firma në Shqipëri që shesin panele fotovoltaike.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: