Posted by: ekolevizja | October 22, 2013

Ksenoestrogjenet faktor ne kancerin e gjirit. Burimet & si te mbrohemi.

Nga Rita Strakosha 

Muaji tetor është shpallur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Një ndër shkaktarët e kancerit të gjirit mendohet të jenë dhe kimikatet të cilat imitojnë efektet e hormonit estrogjen në trup, të quajtura ksenoestrogjenë. Këto përveç kancerit të gjirit rrisin rrezikun dhe për probleme të tjera shëndetësore, si endometrioza, infertiliteti etj. 

Ksenoestrogjenët mendohet se shkaktojnë feminizim të meshkujve tek shumë vertebrorë, ku përfshihet dhe njeriu. 

Ndër kimikatet ksenoestrogjene përmendim:

Kimikati Produkti ku gjendet
Alkilfenol Deodorizantë ajri; goma, adezivë,  karburante, lubrifikantë
Atrazin herbicid
4-Metilbenziliden kamfor (4-MBC) krem plazhi
Hidroksianisol i butiluar (Butylated hydroxyanisole) BHA konservues ushqimi
Bisfenol A shishet e ujit
Klori dhe nënproduktet e tij Qindra produkte, si detergjentë, plastika, ujë etj.
Diklorodifenildikloroetilen Vjen nga shpërbërja e DDT
Dieldrin insekticid
DDT insekticid
Endosulfan insekticid
Eritrozin Ngjyrosës ushqimor, ngjyra e kuqe
Etinilestradiol Kontraceptiv nga goja i kombinuar
Heptaklor insekticid
Lindan/hekzaklorociklohekzan insekticid
Metaloestrogjenët: alumini, antimoni, okside arseniku, bariumi, kadmiumi, kromiumi, kobalti, bakri, plumbi, mërkuri, nikeli, seleniti, kallaji dhe vanadati Në ajër, tokë dhe ujë; produkte të ndryshme
Metoksiklor Insekticid
Nonilfenol dhe nënproduktet e tij Pesticide, detergjentë laboratori, detergjentë industrialë
Pentaklorofenol Biocid, konservues druri
Bifenile të poliklorinuara (PCB) Ngjitës, bojëra, lubrifikantë, vajra elektrikë
Parabenët (metilparaben, etilparaben, propilparaben dhe butilparaben) Shampo, sapune të lëngshëm dhe produkte të tjera higjene personale ku përdoren si konservantë
Fenosulfotiazin (Phenosulfothiazine) Në ilaçe antipsikotike dhe antihistaminike
Ftalate Në plastika
DEHP PVC
Propyl gallate Në produkte ushqimore për të mbrojtur yndyrat nga oksidimi. Emri në etiketë: E310

Disa këshilla se si të mbroheni nga ksenoestrogjenët:

  •   Zgjidhni produkte pa klor, letra të patrajtuara me klor.
  •   Shmangni gjithë pesticidet, herbicidet dhe fungicidet.
  •   Përdorni ujë të filtruar për të pirë dhe për tu larë, që të shmangni klorin.
  •   Blini ushqime organike.
  •   Blini mish dhe produkte qumështi pa hormone.
  •   Përdorni tampon, lines, letra tualeti, filtra kafeje pa klor etc.
  •   Pakësoni përdorimin e plastikave sa më shumë.
  •   Mos gatuani në mikrovalë në enë plastike.
  •   Mos përdorni qese plastike për të ruajtur ushqimin në frigorifer, aty ku mundeni përdorni enë qelqi ose qeramike
  •   Mos lini shishet e ujit në diell.
  •   Nëse shishja apo ena plastike ku mbani lëngje, është ngrohur shumë, mos e konsumoni lëngun
  •   Shmangni ngrirjen e ujit në shishe plastike.
  •   Blini fruta dhe perime të sezonit, mundësisht organike.
  •   Frutave dhe perimeve jo-organike hiquni lëkurën.
  •   Sipas mundësive, përdorni produkte pastrimi pa kimikate dhe të biodegradueshme
  •   Përdorni sapune dhe pasta dhëmbësh pa kimikate.
  •   Shmangni kremrat dhe kozmetikat që kanë parabenë.
  •   Minimizoni ekspozimin ndaj manikyrit dhe tretësve të manikurit.
  •   Përdorni parfume natyrale, si vajrat esencialë 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: