Posted by: ekolevizja | October 21, 2013

Publikohet VKM-ja per task forcen e mbrojtjes mjedisore te territorit

VENDIM Nr. 931, datë 9.10.2013

PËR KRIJIMIN E TASK – FORCËS PËR MARRJEN E MASAVE TË NDËRHYRJES

EMERGJENTE PËR MBROJTJEN MJEDISORE DHE REHABILITIMIN E TERRITORIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe të Ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Krijimin e Task – Forcës në nivel kombëtar për marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin e territorit, e emërtuar “Task – Forca për Mbrojtjen e Territorit”.

2. Task – Forca për Mbrojtjen e Territorit drejtohet nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe ka në përbërje:

– Ministrin e Zhvillimit Urban dhe Turizmit;

– Ministrin e Mjedisit;

– Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës;

– Ministrin e Kulturës;

– Ministrin e Mbrojtjes;

– Kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar;

– Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit;

– Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale;

– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

3. Task – Forca për Mbrojtjen e Territorit ka këto funksione:

a) Analizimin e problematikës së ndërtimit dhe vlerësimin e nevojës për ndërhyrje emergjente, për masa të mbrojtjes në të gjithë territorin, si dhe në veçanti dhe me përparësi në zonat e përcaktuara, si zona të rëndësisë kombëtare, me ligj, akte nënligjore apo me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT).

b) Evidentimin e zonave me interes kombëtar, në të cilat do të zbatohen masat e ndërhyrjes emergjente për rehabilitimin dhe mbrojtjen mjedisore të territorit.

c) Miratimin projektplanit të veprimit të ndërhyrjeve në këto zona dhe në të gjithë territorin dhe bashkërendimin e punës për zbatimin e tij.

ç) Përcaktimin e përparësive për zbatimin e ndërhyrjeve emergjente në të gjitha zonat dhe objektet, të cilat paraqesin karakteristika të veçanta kulturore, historike, sociale, arsimore, shëndetësore, mjedisore, turistike, industriale apo infrastrukturore etj., mjedisi i të cilave është dëmtuar/shkatërruar nga zhvillimi i ndërtimeve.

d) Përcaktimin e objektivave e të masave për bashkërendimin e punës me organet e qeverisjes vendore dhe me strukturat e tjera, të specializuara, për monitorimin dhe analizimin e problematikës për realizimin e ndërhyrjeve konkrete.

4. Task – Forca për Mbrojtjen e Territorit mblidhet një herë në javë ose në çdo kohë me kërkesë të kryetarit.

5. Në mbledhjet e Task – Forcës për Mbrojtjen e Territorit ftohen të marrin pjesë përfaqësues të organeve të qeverisjes vendore dhe të institucioneve të tjera të interesuara, kur çmohet se pjesëmarrja e tyre do të jetë e vlefshme për përmbushjen e misionit të saj.

6. Kryetari i Task – Forcës për Mbrojtjen e Territorit i raporton pas çdo mbledhjeje Kryeministrit për ecurinë, problematikat e hasura, masat e ndërmarra dhe rezultatet konkrete të arritura. Kryetari i Task-Forcës, me kërkesë të Kryeministrit, raporton pranë Kryeministrit edhe për çështje të veçanta.

7. Task – Forca për Mbrojtjen e Territorit ndihmohet nga sekretariati teknik. Ngarkohen Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Ministri i Punëve të Brendshme për ngritjen e sekretariatit teknik dhe përcaktimin e përbërjes e të mënyrës së funksionimit të tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTRI

Edi Rama

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: