Posted by: ekolevizja | October 21, 2013

ISHP vlereson cilesine e ajrit ne Tirane per 3 vitet e fundi

Nga Rita Strakosha

Instituti i Shëndetit Publik ka informuar së fundmi mbi indeksin shëndetësor të cilësisë së ajrit për Tiranën, për vitet 2010-2013. Indeksi shëndetësor i cilësisë së ajrit (AQHI) ka 10 grada, nga 1 tek 10, dhe është një e dhënë që ndihmon publikun në vlerësimin e cilësisë së ajrit të një zone të banuar.

Publikohet indeksi shendetesor i ajrit ne Tirane

Indeksi merr parasysh ndikimin në shëndet të 3 ndotësve kryesorë të ajrit: të dioksidit të azotit, të ozonit dhe të pezullive nën 2.5 mikron.

Sipas ISHP-së, AQHI ka ardhur duke u përmirësuar gjatë viteve 2010-2013, kështu nga 7.56 në 2010, ka shkuar në 7.21 në 2011 dhe në 6.78 në 2013.

——

Formula e AQHI:

Formula e indeksit shendetesor te cilesise se ajrit

Në këtë ekuacion, dioksidi i azotit, ozoni dhe grimcat me përmasa më të vogla se 2.5 mikron, shprehen në përqëndrime mesatare të 3 orëve të njëpasnjëshme. Njësitë janë pjesë për miliard për secilin gaz dhe mikrogram për m3 për PM2.5.

——-

 

AQHI për periudhën 2010-2013:

AQHI per periudhen 2010-2013

 Sipas vlerësimit të Organizatës Botërore të shëndetësisë grimcat Pm2.5 çdo vit në Tiranë shkaktojnë 500 të vdekur. Në kontrast me këtë, aksidentet në Tiranë shkaktojnë vetëm 20-25 vdekje në vit.

Indeksi shëndetësor i cilësisë së ajrit në Tiranë, sipas stinëve:

Cilesia e ajrit ne Tirane sipas stineve

Sipas drejtorit të ISHP-së, ky përmirësim i ajrit në Tiranë është falë disa masave të marra, si larja e rrugëve, asfaltimi i tyre, përmirësimi i cilësisë së karburantit, përmirësimi  i kontrollit të trafikut, kontroll teknik më i rreptë i automjeteve dhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbra.

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: