Posted by: ekolevizja | October 18, 2013

Progres-raporti 2013 mbi mjedisin

MJEDISI  DHE  NDRYSHIMET  KLIMATIKE

Përsa i përket mjedisit, në fushën e legjislacionit horizontal Qeveria përgatiti një strategji ndërsektoriale të re të mjedisit për vitet 2013-17. Për zbatimin e strategjisë nevojiten fonde të mjaftueshme nga buxheti. Ligji për vlerësimin strategjik mjedisor, që synon përafrimin me Direktivën e Vlerësimit Strategjik Mjedisor, u miratua në shkurt. Ligji për vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe ligji për lejet mjedisore nuk janë përafruar me Direktivën e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. Moszbatimi i legjislacionit mjedisor vazhdon të përbëjë një problem të madh. Vlerësimet e ndikimit në mjedis nuk kryhen sistematikisht ose nuk kryhen para se të fillojnë projektet e infrastrukturës. Informimi i publikut dhe pjesëmarrja e tij në vendimmarrje nuk sigurohen siç duhet.

Një projektligj mbi cilësinë e ajrit, zbatimi i legjislacionit për vlerësimin e cilësisë së ajrit, dhe rregullat lidhur me disa ndotës të ajrit nuk janë miratuar ende. Një ndryshim i ligjit mbi taksat kombëtare, miratuar në prill të vitit 2013, i cili ul taksat për makinat e përdorura, nuk është në linjë me akusin për mbrojtjen e mjedisit . Nuk ka ende një program të mirëfilltë monitorimi  ajri  me përjashtim të Tiranës . Mirëmbajtja stacioneve të monitorimit të ajrit në qytetet e tjera nuk është kryer plotësisht. Duhet aprovuar plani i menaxhimit të ajrit në Tiranë.

Aktet nënligjore për menaxhimin e mbetjeve janë miratuar dhe planet e menaxhimit janë përgatitur në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër. Menaxhimi i mbetjeve mbetet një problem shqetësues serioz në Shqipëri . Ndarja e mbetjeve ende nuk ka filluar, me disa përjashtime, dhe shkalla e riciklimit është shumë e ulët. Industria e riciklimit është e sapolindur dhe importon shumicën e lëndëve të para nga jashtë vendit. Komunat kanë kapacitete shumë të dobëta për të menaxhuar

mbetjet duke përfshirë edhe përpunimin përfundimtar. Shumë nga mbetjet i nënështrohen depozitimeve të pasigurta në vendgrumbullime të ligjshme dhe të paligjshme ose  digjen. Deri më sot ekzistojnë vetëm dy lendfille në përputhje me standardet e BE-së . Ndërtimi i një lendfilli në Korçë është në proces. Ende nuk ka impiante për mbetjet e rrezikshme, mjekësore dhe të ndërtimit dhe procedura të qarta për menaxhimin dhe kontrollin e venddepozitimeve . Investimet e reja në fushën e mbetjeve duhet të përqëndrohen më shumë në ndarjen dhe riciklimin e tyre .

Në fushën e cilësisë së ujit, ligji mbi menaxhimin e integruar të ujit u miratua në nëndor dhe një një master plan për ujin e pijshëm dhe ujrat e zeza është finalizuar në muajin prill. Zbatimi i akuisit mbetet në një fazë shumë të hershme. Mbledhja e centralizuar e ujërave të zeza ekziston vetëm në qytetet e mëdha. Katër impiante të trajtimit të ujërave të zeza janë funksionale, tri impiante të tjera janë përfunduar  por ende nuk janë funksionale, kurse dy të tjerë janë

në ndërtim e sipër. Investimet aktuale financiare dhe njerëzore nuk janë të mjaftueshme për të siguruar funksionimin e duhur dhe mirëmbajtjen e impianteve ekzistuese të trajtimit të ujërave të zeza .

Kapaciteti i kompanive publike të ujit për të menaxhuar shërbimet bazë të shpërndarjes së ujit të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza është i dobët. Zhvillimi i planeve të menaxhimit të baseneve të lumenjve, përfshirë në nivelin rajonal, është në një fazë të hershme. Në fushën e mbrojtjes së natyrës, përqindja e territorit të mbrojtur u rrit me 0.75 %  për të arritur 15,83 % . Megjithatë, mbrojtja e këtyre zonave ka ende nevojë që të garantohet. Një sipërfaqe e re Ramsar është caktuar në qershor. Rregullat e miratuara në 2011 për krijimin e zonave të mbrojtjes së veçantë në kuadrin e Natura 2000 nuk janë zbatuar ende. Vetëm pak hapa janë ndërmarrë pas pranimit nga ana e Konventës së Bernës në vitin 2011 të zonave kandidate  propozuar nga Shqipëria për Rrjetin Emerald. Aktivitete të paligjshme të tilla si gjuetia,  prerja e pemëve dhe ndërtimi janë mjaft të shpeshta në zonat e mbrojtura dhe kapaciteti administrativ i inspektoriateve për ti luftuar ato mbetet i dobët .

Sa i përket kontrollit të ndotjes industriale dhe menaxhimit të rrezikut, Shqipëria ka ratifikuar në shtator 2012 Protokollin mbi Gatishmërinë, Reagimin dhe Bashkëpunimin ndaj Incidenteve të Ndotjes nga Lëndët e Rrezikshme dhe Helmuese ( OPRC – HNS ) .

Sa i përket politikave mjedisore ndaj zhurmës, një task forcë e përhershme është krijuar për t’u marrë me ndotjen akustike në qendrat urbane dhe zonat bregdetare turistike, por zbatimi i  vendimeve të saj mbetet sfiduese. Nuk pati zhvillime në sektorët e kimikateve dhe mbrojtjen civile .

Lidhur me ndryshimin e klimës mungon një politikë dhe strategji gjithëpërfshirëse për klimën.  Shqipëria rregullisht ka harmonizuar pozicionimin e vet me pozicionet e BE-së  në kontekstin ndërkombëtar.

Ndërsa është bashkuar me marrëveshjen e Kopenhagenit, ajo ende nuk ka marrë asnjë angazhim për pakësimin e emetimeve deri në vitin 2020. Shqipëria duhet të konsiderojë pakësimin e emetimeve në përputhje me ato të BE-së dhe shteteve të saj anëtare, në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare për emetimet e pas-2020, e cila do të lidhet brenda vitit 2015. Në përputhje me Dokumentin e Gjelbër të BE-së ”Korniza për klimën dhe politikat energjetike 2030”, vendi duhet të fillojë përgatitjet për ndërtimin e një kuadri ligjor mbi strategjinë klimatike dhe energjitike 2030.

Sa i përket përafrimit me akuisin mbi klimën, është miratuar legjislacion mbi cilësinë e karburanteve. Shteti ka identifikuar 13 impiante  që pritet të marrin pjesë në sistemin e ardhshëm të tregtimit të emetimeve. Përpjekje të konsiderueshme duhen bërë për të përmirësuar kapacitetet e monitorimit, raportimit dhe verifikimit. Shqipëria ka marrë pjesë rregullisht në aktivitetet mbi klimën të Rrjetit Rajonal Mjedisor për Aderim ( RENA ). Vetëdija mbi klimën mbetet e ulët në të gjitha nivelet dhe bashkëpunimi mes të gjithë aktorëve kryesorë duhet forcuar.

Përsa i përket kapacitetit administrativ në sektorin e mjedisit, numri i stafit në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit është rriutur. Kapaciteti i Ministrisë së Mjedisit për programimin dhe zbatimin mbetet i dobët .

Përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme për të forcuar zbatimin e ligjit, duke përfshirë trajnimin e gjykatësve, prokurorëve e policisë në çështjet mjedisore. Autoritetet lokale kanë burime të pakta financiare dhe administrative për të zhvilluar infrastrukturën dhe shërbimet e duhura .

Burimet e kufizuara të inspektoriateve nuk japin një garanci të besueshme se shkeljet në terren do të monitorohen siç duhet dhe do të dënohen. Fonde të mjaftueshme për sektorin e mjedisit nuk janë parashikuar në buxhet dhe koordinimi ndërmjet ministrive dhe pushtetit vendor është i dobët.

Përsa i përket ndryshimit të klimës, kapaciteti i kufizuar administrativ dhe bashkëpunimi i dobët ndërinstitucional kanë vonuar përgatitjen dhe zbatimin e politikës së klimës në përputhje me akuisin. Struktura administrative mbi ndryshimin e klimës duhet fuqizuar ndjeshëm që të plotësojë nevojat e mëdha  për kapacitete,bashkëpunim dhe koordinim.

Konkluzion

Ka pasur pak progres në fushat e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Përafrimi me akuisin ka përparuar, por përpjekje të mëtejshme janë urgjentisht të nevojshme për të siguruar implementimin e duhur dhe zbatimin e legjislacionit. Burimet mbeten të kufizuara dhe  investime të konsiderueshme janë të nevojshme. Konsultimi publik mbi investimet publike dhe pjesëmarrja publike në nismat legjislative duhet të inkurajohet. Për të zhvilluar një qasje më strategjike për vendin dhe për forcimin e kapaciteteve administrative dhe bashkëpunimit ndërinstitucional duhen përpjekje të konsiderueshme dhe vullnet politik. Përgatitjet në fushën e mjedisit dhe ndryshimit të klimës janë në një fazë të hershme.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: