Posted by: ekolevizja | October 10, 2013

Shqiperia me e prapambetura ne rajon ne eficencen e energjise-raport i KE-se

Nga Rita Strakosha

Shqipëria kritikohet ashpër mbi efiçencën e energjisë në raportin vjetor 2012/2013 të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Sipas sekretariatit Shqipëria është më e prapambetura në rajon në harmonizimin dhe zbatimin e legjislacionit europian në këtë fushë dhe së shpejti do të marrë masa kundër saj. Më poshtë mund të lexoni pjesën e raportit të sekretariatit mbi efiçencën e energjisë në Shqipëri:

3.7.2 Shqipëria

a. Efiçenca e Energjisë në Shqipëri

Ligji shqiptar për efiçencën e energjisë, i vitit 2005 është ende në fuqi. Pavarësisht faktit se ky ligj adreson shumë çështje të rëndësishme (si krijimi i programeve kombëtare të efiçencës së energjisë, auditet energjitike, fondi i efiçencës energjitike etj.), nuk u zbatua asnjëherë siç duhet. Shumica e akteve nënligjore të nevojshme nuk u aprovuan dhe fondi i efiçencës nuk u krijua asnjëherë. Plani i parë kombëtar i veprimit për efiçencën e energjisë (PKVEE) u aprovua nga qeveria në shtator 2011. Plani synon kursimin e energjisë me 1.5% dhe 9 % përkatësisht deri në 2012 dhe 2018. PKVEE përcakton Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës si dhe Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore si organet përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të ligjit. Por mungesa e një strukture mbështetëse dhe të fondeve publike të dedikuara, sidomos në sektorin publik, të gërshetuara me ndarjen jo të qartë të përgjegjësive të zbatimit midis AKBN-së dhe METE-së, bëjnë që zbatimi i shumicës së masave të parashikuara të ketë pak mundësi.

Ligji për etiketimin dhe informacionin standart mbi konsumin e energjisë dhe burimeve të tjera nga pajisjet shtëpiake, i vitit 2009, transpozoi direktivën e vjetër 92/75/EEC. Ligji detyron shitësit të informojnë blerësit mbi konsumin e elektricitetit, të formave të tjera të energjisë dhe të burimeve, nëpërmjet një fishe dhe një etikete të ngjitur në pajisje.

Ligji për kursimin e energjisë termike në ndërtesa, i vitit 2002 përcakton bazat ligjore për aprovimin e akteve nënligjore dhe për marrjen e masave detyruese për ruajtjen e energjisë në ndërtesa. Kodi energjitik i ndërtesave, i vitit 2003, ende nuk është zbatuar në thelb.

 

b. Përparimi gjatë vitit 2012/2013

 

Asnjë përparim nuk u arrit në këtë periudhë. Një draft i ri dhe i vonuar i ligjit për efiçencën e energjisë ka ekzistuar që në vitin 2011. Drafti u hartua në bashkëpunim me sekretariatin. Ende nuk është aprovuar. Në raportin e mëparshëm sekretariati ka përcaktuar aprovimin e tij si prioritet. Aprovimi i këtij ligji është parakusht thelbësor për transpozimin e direktivës mbi shërbimet energjitike, 2006/32/EC. Edhe ligji për prokurimet publike do të duhet të ndryshohet për të njëjtin qëllim. Ligji për efiçencën e energjisë duhet dhe për të transpozuar dispozitat kryesore të direktivës mbi performancën energjitike të ndërtesave (2010/31/EU) dhe të direktivës mbi etiketimin energjitik (2010/30/EU). Për më tepër, kodi energjitik i ndërtesave nuk është ndryshuar, siç ka rekomanduar sekretariati i Komunitetit të Energjisë, as nuk janë marrë masa për ta zbatuar. Sekretariati nuk ka dijeni për ndonjë institucion që të ketë marrë masa për zbatim.

Zbatimi i PKVEE-së së 2011 nuk u monitorua dhe nuk u mbështet siç duhet nga sektori publik. Nuk u aprovua në kohë ligji për efiçencën e energjisë dhe aktet nënligjore të tij, as nuk u dhanë fonde për zbatimin e tij. Po ka disa projekte të vogla, trajnime dhe aktivitete pilot, përfshirë një program për edukimin dhe zbatimin e sistemeve të menaxhimit dhe auditimit të energjisë në bashki. Pengesat aktuale të zbatimit të PKVEE-së së parë janë përmendur dhe në takimet e grupeve të aksionit (task force) gjatë vitit 2012 dhe 2013 (në prezantime, diskutime, gjatë zhvillimit të modelit të PKVEE-së; gjatë organizimit të uorkshopeve mbi planin e dytë të efiçencës, mbi mekanizmat e financimit etj.)

Energy Efficiency

Megjithatë përgatitja e PKVEE-së së dytë (me afat deri në 30 qershor 2013) ka ecur shumë ngadalë në Shqipëri (akoma nuk ka një draft) dhe ka rrezik për vonesë të madhe në finalizimin dhe dorëzimin e tij.

c. Zbatimi

1. Për shkak të mungesës së transpozimit, Shqipëria dështoi plotësisht në zbatimin e direktivës 2006/32/EC mbi shërbimet e efiçencës energjitike të konsumatorëve. Sekretariati aktualisht po përgatit marrjen e masave detyruese ndaj Shqipërisë. PKVEE-ja e parë u aprovua në zbatim të artikujve 4 dhe 14 të direktivës 2006/32/EC. PKVEE përfshin llogaritjen e objektivave kombëtarë të ndërmjetëm dhe përfundimtarë për kursimin e energjisë, si dhe marrjen e masave të gjithanshme për arritjen e tyre, përfshirë të masave horizontale dhe në çdo sektor.  Dorëzimi i PKVEE-së së dytë duhet të ishte kryer në 30 qershor 2013, por afati nuk u respektua, për shkak të ngadalësisë në përgatitje, dhe të mungesës së përkushtimit nga institucionet përgjegjëse.

2. Në lidhje me kërkesat e Komunitetit të Energjisë mbi etiketimin, ligji mbi etiketimin dhe informacionin mbi konsumin e energjisë dhe të burimeve të tjera nga pajisjet shtëpiake, i vitit 2009, transpozon direktivën e vjetër 92/75/EEC, por jo direktivën e re 2010/30/EU. Aprovimi i akteve nënligjore mbi etiketimin energjitik të pajisjeve shtëpiake ende varet nga aprovimi i ligjit për efiçencën e energjisë.

3. Për sa i përket efiçencës së energjisë në ndërtesa, drafti i ligjit për efiçencën e energjisë, kur të aprovohet, do të transpozojë dispozitat kryesore të direktivës 2010/31/EU, dhe do të pasohet nga aktet nënligjore. Aprovimi i këtij ligji është ende në proçes, ndërkohë që afati ka skaduar në 30 shtator 2012.

d. Konkluzione

Performanca e Shqipërisë në zbatimin e akuisit për efiçencën e energjisë, është më e dobëta në rajon. Për disa periudha raportimi nuk ka pasur asnjë progres në transpozimin dhe implementimin e akuisit. Sekretariati do të marrë masa kundër kësaj situate. Këmbngulim se prioriteti i parë për Shqipërinë në 2013 duhet të jetë aprovimi i draftit të ligjit për efiçencën e energjisë.

Mungesa e këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij është pengesa kryesore për harmonizimin e të tre direktivave të BE-së. Gjithashtu, Shqipëria menjëherë duhet të aprovojë PKVEE-në e dytë, sipas modelit të krijuar nga grupi i koordinimit për efiçencën e energjisë. Promovimi më i fortë i sektorit publik si shembull në efiçencën e energjisë është po ashtu i rëndësishëm për harmonizimin e direktivës 2006/32/EC. Kjo përfshin krijimin e strukturave të përshtatshme ligjore, institucionale dhe financiare, përdorimin e kritereve të efiçencës së energjisë në prokurimin publik. Një prioritet tjetër duhet të jetë krijimi i legjislacionit dhe akteve normative mbi efiçencën e energjisë në ndërtesa, në harmonizim të direktivës 2010/31/EU, duke zbatuar ligjin dhe përditësuar kodin aktual energjitik.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: