Posted by: ekolevizja | September 29, 2013

Bankersi shton puset e injektimit te ujit ne Zharrez

Nga Rita Strakosha

Sikurse është shkruar në artikujt e mëparshëm puset e injektimit të ujit në sektorin e naftës janë shkaktarë të mundshëm tërmetesh. Në vendet demokratike, si SHBA, në rastet kur ka dyshime për këto puse, kryhen hetime serioze.

Nuk ndodh kështu në Shqipëri, ku bëhet një sy qorr e një vesh shurdh.  Zharrëza e prekur rëndë nga tërmetet këto tre vjet është pikërisht vendndodhja e puseve të injektimit të ujit të Bankers Petroleum, dhe këto po shtohen.

Sipas përmbledhjes jo-teknike të VNM-së “Rruga dhe tubacioni për transportin e fluidit”, mars 2012, Bankersi ka të paktën 3 puse injektimi uji në Zharrëz, dhe planifikon ti shtojë. Qëllimi I VNM-së është të vlerësojë ndikimet në mjedis të rrjetit të tubacioneve që Bankers do të ndërtonte në sipërfaqe në funksion të puseve të injektimit të ujit, të vjetra dhe të reja. VNM-ja përshkruan dhe puset e injektimit të ujit. Kështu, ajo thotë:

“Nje nga qellimet e projektit eshte zgjerimi dhe permiresimi i rrjetit te injektimit te ujit shtresor ne puset prane fshatit Zharrez. Ashtu si paraqitet edhe ne harte, puset 2217-P, 5005 dhe 5050 jane puse ekzistues.  Pusi 2217-P eshte i vetem ne shesh dhe aty injektohet uje.

Sheshet ne te cilat gjenden perkatesisht puset 5005 dhe 5050 jane “vatra” me disa puse prodhimi nafte ne secilin prej tyre. Ne funksion te projektit, ne sheshin e pusit 5005 do te shpohet nje pus i ri (Pusi-1) per injektim uji si dhe do te ngrihet infrastruktura e pershtatshme per per kete qellim (depozita, pompa, pajisje elektrike etj). E njejta gje do te behet edhe ne sheshin e pusit 5050 – do te shpohet Pusi-2.  Suksesi i ketyre puseve – presionet e pranimit, sasia e ujit qe injektohet etj, do te percaktoje shpimin dhe kompletimin ose jo te Puseve 3 dhe 4.”

Harta e puseve te injektimit te ujit ne Zharrez

Harta me vendndodhjen e puseve te injektimit te ujit: 2217, 5050, 5005

Puset e reja (mund të jenë shpuar tashmë pas daljes së këtij raporti) do të shpohen në një thellësi  ~2000 metër. Prezumojmë që dhe puset e vjetra janë në thellësi të ngjashme.

Cila është thellësia e tërmeteve të rëna në Zharrëz? Nga instituti I gjeofizikës ka pasur ndryshime në vlerësimin e thellësisë, ku sipas artikujve në media thellësia tashmë vlerësohet të jetë 2-5 km.

Një ish-naftëtar në komentin e tij mbi tërmetet në Zharrëz na sjell të dhënat e marra nga një sit raportues i gjithë tërmeteve në botë. Siti psh. raporton një tërmet në fushën naftëmbajtëse të Marinzës  në 17 Qershor 2012. Thellësia? 2 Km!

Region ALBANIA
Date time 2012-06-17 01:47:43.0 UTC
Location 40.72 N ; 19.70 E
Depth 2 km
Distancat prej Sofia 371 km JP (pop 1,152,556 ;
ora lokale 04:47:43.1 2012-06-17)
55 km SW Elbasan (pop 100,903 ; ora lokale 03:47:43.1 2012-06-17)
10 km V.P. Patos (pop 22,679 ; ora lokale 03:47:43.1 2012-06-17)
2 km S Roskovec (pop 6,657 ; ora lokale 03:47:43.1 2012-06-17)
Source parameters not yet reviewed by a seismologist
– ALBANIA – 2012 June 17, 01:47 UTC »
Magnitude: ML 2.9,
Region: ALBANIA, Date time: 2012-06-17 01:47:43.0 UTC, Location: 40.72 N ; 19.70 E, Depth: 2 km.

Në VNM nuk përmendet asnjëherë fakti që puset e injektimit të ujit mund të shkaktojnë tërmete, megjithëse është shkruar në një kohë kur opinioni publik ishte sensibilizuar për problemin e tërmeteve në Zharrës. Të jetë padituri nga ana e specialistëve? Ndoshta. Nëse po, atëhere fshatarët e Zharrëzës janë më të ditur se inxhinjerët tanë.

Sipas Ministrit të Energjisë, Z. Damian Gjiknuri, së shpejti do të ngrihet një grup hetimor për të hetuar tërmetet. Ky grup hetimor ka në dispozicion informacion të bollshëm për të kryer një hetim të thelluar.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: