Posted by: ekolevizja | September 10, 2013

Ndryshimet klimatike sjellin refugjatet e pare ne Shqiperi

Nga Rita Strakosha

Shqipëria po ndjen efektin e ndryshimeve klimatike edhe në formën e refugjatëve të paligjshëm që po kalojnë përditë kufirin shqiptar nga vendet e Afrikës së Veriut, vendet e Lindjes së Mesme, e më tej. Disa nga këto vende janë prekur së fundmi nga efektet e thatësirave të tejzgjatura, çka ka shtuar % e popullatës që jeton në varfëri ekstreme si dhe ka çuar në shtimin e konflikteve të brendshme.

Konfliktet në Siri, Egjipt janë ndër konfliktet ku disa analistë mendojnë se ndryshimet klimatike janë faktor.

Në një artikull të botuar në “The Atlantic”, politologu William Polk shkruan për Sirinë:

Siria është pushtuar nga lufta civile që kur ndryshimet klimatike i erdhën me furi. Thatësira dëmtoi rëndë vendin në vitet 2006-2011. Shirat në pjesën më të madhe të vendit ranë nën 20 cm në vit, minimumi absolut i nevojshëm për të pasur bujqësi pa ujitje. Të dëshpëruar për ujë, fermerët filluan të shfrytëzojnë ujërat nëntokësore duke hapur me dhjetëra mijëra puse të reja. Por kjo bëri që niveli i ujërave të binte aq sa pompat e ujit nuk nxirrnin më ujë.

Në disa zona puna në bujqësi u ndërpre.
Efekti i thatesires ne reshjet ne Siri
(USDA Sherbimi Bujqesor Nderkombetar, Raporti Investigativ per mallrat, 9 maj 2008)
Në zona të tjera dështimi i të mbjellave arriti në 75%. Në përgjithësi 85% e bagëtisë ngordhi nga etja ose uria.
Me qindra mijëra fermerë sirianë hoqën dorë, braktisën fermat dhe emigruan në qytete në kërkim të punësimit të munguar dhe të ushqimit shumë të pakët. Vëzhgues të huaj, përfshirë ekspertë të OKB-së, vlerësuan se 2-3 milion fshatarë sirianë, nga 10 milion gjithsej, u katandisën në “varfëri ekstreme”.
Refugjatët e brendshëm sirianë zbuluan shpejt se duhet të konkurronin me njëri-tjetrin për ushqimin, ujin dhe vendet e pakëta të punës, por edhe me refugjatët ekzistues të huaj. Siria është mikëpritëse për 250,000 palestinezë dhe 100,000 refugjatë nga lufta në Irak. Fermerët e dikurshëm ishin me fat nëse gjenin punë si ambulantë apo pastrues rrugësh. Në mes të dëshpërimit, midis grupeve që po luftonin për mbijetesë shpërthyen trazira.
Mbijetesa ishte problemi kryesor. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë në Siri i kërkoi ndihmë USAID-it. Duke e quajtur situatën në 2008 “stuhia perfekte”, ai paraljamëroi se Siria do të përballohej me “shkatërrim social”. Ai theksoi se ministri sirian i bujqësisë kishte deklaruar publikisht se “problemet ekonomike dhe sociale nga thatësira ishin përtej mundësive të vendit të tij për ti përballuar.” Por apeli i tij ra në vesh të shurdhër: drejtori i USAID-it komentoi se “kemi dyshime se burimet tona të kufizuara duhet të përdoren në këtë drejtim sot.” (raportuar në 26 Nëndor, 2008, në kabllogramën 08DAMASCUSUS847_a drejt Washingtonit dhe zbuluar tek Wikileaks).
Qeveria siriane e përkeqësoi shumë më tepër situatën me veprimet e saj, me apo pa të drejtë. E nxitur nga çmimet e larta të grurit në tregun botëror ajo shiti rezervat e saj të grurit. Në vitin 2006, sipas Departamentit të Dujqësisë së SHBA-së, Siria shiti 1.5 milion ton grurë, ose dyfishin e shitur një vit më parë. Vitin tjetër i mbeti pak për të eksportuar. Në vitin 2008 dhe në vitet në vijim asaj ju desh të importonte grurë për të mbajtur banorët gjallë.
Pra me dhjetëra mijëra fermerë të dikurshëm, të frikësuar, të uritur, dhe të varfëruar përbënin një shkrepse që ishte gati të merrte zjarr. Ky zjarr u ndez në 15 mars 2011, kur një grup relativisht i vogël u mblodh në qytetin Daraa për të protestuar kundër mungesës së ndihmës nga qeveria. Në vend që të takohej me protestuesit dhe të dëgjonte pakënaqësitë e tyre, qeveria i shtypi si tradhtarë. Asadët, që sundojnë në vend që prej 1971, nuk njiheshin për transparencë politike apo për ndjeshmëri ndaj popullit. Aksioni i qeverisë pati reagime negative. Trazira shpërthyen në gjithë vendin, dhe Assad u përpoq ti shtypte me forcë.”
Po ashtu trazirat në Egjipt i atribuohen dhe rritjes galopante të cmimit të grurit, 75% të të cilit Egjipti e importon. Thatësirat në vendet kyce prodhuese të grurit si Rusia, SHBA dhe Kina sollën dyfishimin e cmimit të grurit në periudhën 2010-2011. Kjo ndikoi në jetën e miliona egjiptianëve të varfër, të cilët u ngritën në protesta dhe rrëzuan Hosni Mubarakun.
Rritja e çmimit të produkteve bazë ushqimore (si gruri, misri, soja etj.) në tregun botëror për shkak të fenomeneve ekstreme të motit është faktor trazirash në gjithë vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme. Këto duke qenë importuese neto produktesh ushqimore (janë në shkretëtirë) janë më të ndjeshmet ndaj pasojave negative në bujqësi të ndryshimeve klimatike.
Parashikohet që deri në vitin 2050 të ketë 200 milion refugjatë klimatikë. Ndryshimet klimatike do të vijnë duke u shtuar,  refugjatët po ashtu, prandaj Shqipëria duhet të ketë plane afatgjata për zgjidhjen e këtij problemi.
Përjetimi nga afër i pasojave të rënda të ndryshimeve klimatike duhet të ndryshojë dhe përqasjen e deritanishme që politika shqiptare ka pasur ndaj ndryshimeve klimatike duke i vendosur këto në qoshe të axhendës. Sot sirianët, egjiptianët kërkojnë bukë tek ne, nesër mund të jetë rradha jonë të zhvendosemi në veri. Nqs.  do të vazhdojmë me shpyllëzimin e qëllimshëm, injorimin e zjarreve masive në pyje, degradimin e lumenjve nga nxjerrja e inerteve, prishjen e sistemeve të vaditjes etj. mund të na vijë rradha më shpejt se fqinjët.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: