Posted by: ekolevizja | September 9, 2013

Puset e injektimit te ujit ne sektorin e naftes jane shkaktare te mundshme termetesh

Nga Rita Strakosha

wastewater-injection-well

Në raportin e BERZH mbi aktivitetet e Bankers Petroleum, të shkurt 2013, përmendet  fakti që BP ka puse injektimi, ku uji i përdorur injektohet nën tokë. Raporti thotë: “Mbetjet e ujit janë kryesisht uji i nxjerrë bashkë me naftën dhe i ndarë prej saj. Këto ujëra trajtohen për të pakësuar përmbajtjen e naftës dhe të rërës dhe pastaj transferohen në disa puse të posaçme injektimi në fushë ku injektohen nën tokë në formacione të përshtatshme”.

Puset e injektimit të ujit janë akuzuar për shkaktimin e tërmeteve në disa raste.  Në një studim të fundit një pus injektimi uji në Ohajo është akuzuar për shkaktimin e mbi 100 tërmeteve. Më poshtë mund të gjeni një artikull mbi studimin në fjalë. Rasti i përmendur në studim është shumë i ngjashëm me Zharrëzën, ku tërmetet po ashtu janë të vogla dhe kanë filluar pasi filloi punën BP.

Pusi shkaktoi mbi 100 tërmete në Ohaio

Nga Xhon Upton

Një pus i vetëm injektimi i mbetjeve ujore nga frakturimi ka shkaktuar 167 tërmete në dhe rreth Youngstown, Ohajo, përgjatë vetëm një viti.

Kjo sipas një studimi të publikuar në Revistën e Kërkimeve Gjeofizike, nga Won-Young Kim, kërkues në Universitetin e Kolumbias. Në Youngstown përpara vitit 2010 nuk ishin regjistruar kurrë tërmete. Në fund të atij viti, kompania e naftës filloi të injektonte mbetjet e ujit nga shpimet në fushën naftëmbajtëse Marcellus, në një pus injektimi 9200 këmbë të thellë. Brenda 2 javëve zona përjetoi tërmetin e saj të parë.

Nga Janar 2011 deri në shkurt 2012, zona u trondit nga rreth 12 tërmete në muaj. Shumë prej tyre nuk ndjeheshin nga banorët, por intensiteti ju shtua me kalimin e kohës dhe më i madhi arriti 3.9 ballë në fund të 2011. Kjo ishte dita pas ditës së fundit që pusi u përdor për injektim uji. Departamenti i Burimeve Natyrore i Ohajos urdhëroi mbylljen e pusit për shkak të shtimit të tërmeteve. Kur pusi u mbyll rreth 78 milion litra ujë ishin injektuar përmes tij.

Pas ndërprerjes së përdorimit të pusit tërmetet u ndërprenë me shpejtësi. Kim zbuloi se shpeshtësia dhe intensiteti i tërmeteve në zonë ishte i lidhur ngushtë me nivelin e presionit në pus. Ai krahasoi profilin sizmik të rajonit me epiqendrën e secilit prej tërmeteve dhe konkludoi se ato ndodhën ose tek pusi, ose në vijën e thyerjes me të cilin pusi kishte lidhje.

“Konkludojmë se tërmetet e fundit në Youngstown, Ohajo, janë shkaktuar nga injektimi i ujërave në një pus të thellë injektimi, për shkak të presionit të rritur përgjatë vijave të pranishme të thyerjes nën tokë, të gjendura pranë pusit,” shkruan Kim në studimin e tij.

Ky zbulim i shtohet provave në rritje shkencore që lidhin me termetet puset e injektimit të mbetjeve të ujit nga frakturimi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: