Posted by: ekolevizja | July 31, 2013

Propozohet nje gjykate rajonale per ceshtjet e integrimit ne fushen e energjise

Alan Riley

Nga Rita Strakosha

Shqipëria si anëtare e Komunitetit të Energjisë (KE) ka marrë përsipër transpozimin dhe zbatimin e legjislacionit europian në fushën e energjisë, përfshirë liberalizimin e tregut, rritjen e efiçencës së energjisë, përhapjen e energjive të rinovueshme etj.

Por shpesh direktivat europiane transpozohen pa pasur ndonjë synim serioz për zbatimin e tyre. Psh. plani kombëtar për efiçencën e energjisë nuk ka ende një fond për realizimin e tij; ligji për energjitë e rinovueshme detyron pagesën e tarifave promovuese ndaj prodhuesve të energjive të rinovueshme, por shumë pagesa janë të prapambetura; kemi një ligj që detyron përdorimin e biokarburanteve por këto në treg nuk ekzistojnë etj.

Kjo tendencë është jo vetëm shqiptare por dhe ballkanase. Për zgjidhjen e këtij problemi Alan Riley, studiues pranë Qendrës Për Studime Politike Europiane, Bruksel, propozon krijimin e një gjykate pranë Komunitetit të Energjisë e cila do të ndëshkonte vendet anëtare shkelëse.

Sipas profesorit shumica e reformave energjitike në Ballkan imponohet nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe në mungesë të këtij faktori të jashtëm reformat nuk do të realizoheshin. Këto vende janë të përfshira nga korrupsioni dhe përqëndrimi i pushtetit, mentalitete të trashëguara nga Perandoria Otomane dhe sistemi komunist. Ndërkohë që legjislacioni europian është zhvilluar në kontekstin e një kulture që respekton shtetin ligjor dhe të një administrate publike efikase. Një pjesë e konsiderueshme e elitës lokale dhe e administratës publike është e kënaqur me gjendjen aktuale dhe nuk lodhet të realizojë reformat e kërkuara nga Komuniteti i Energjisë. Prandaj transpozimi i legjislacionit europian në vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, është problematik. Sipas profesorit reformat janë të nevojshme për të tërhequr investime në sektorin e vjetëruar energjitik dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji.

Aktualisht vendet anëtare të KE-së nxiten nga premtimi për anëtarësi në BE që të realizojnë reformat e kërkuara. Gjithashtu për vendet shkelëse të detyrimeve ka një mekanizëm raportimi në keshillin ministror të KE-së, si rezultat i të cilit të drejtat e një vendi brenda KE-së mund të pezullohen. Sipas profesorit nëse këto mbeten mënyrat e vetme për nxitjen e zbatimit të legjislacionit të BE-së në vendet e Ballkanit, atëhere “legjislacioni mbi energjinë rrezikon të kthehet në një masë fosile rregullash formale me shumë pak zbatime praktike”.

Gjykatat e vendeve të Ballkanit janë të politizuara dhe të korruptuara, prandaj sipas profesorit nuk është e rekomandueshme që tu besohen çështjet me objekt legjislacionin europian. Ai këshillon krijimin e një gjykate brenda Komunitetit të Energjisë e cila do të mbronte interesat e liberalizimit të tregut të energjisë. Kjo gjykatë do të gjykonte dhe zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit në fushën e energjisë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: