Posted by: ekolevizja | July 31, 2013

BEI shton mbeshtetjen per energjite e rinovueshme dhe eficencen

Banka Europiane e Investimeve ka aprovuar politika të reja të cilat shtojnë mbështetjen për energjitë e rinovueshme, efiçencën e energjisë dhe rrjetet e transmetimit.

Në 10 muajt e fundit BEI ka rishikuar politikat me synimin e reflektimit në to të politikave energjitike dhe klimatike të BE-së, si dhe të trendit aktual të investimeve. Politikat e reja u aprovuan në bordin drejtues të bankës në 23 korrik.

Si pasojë e ndryshimeve BEI do të fokusohet në financimin për efiçencën e energjisë, energjitë e rinovueshme, rrjetet e transmetimit, si dhe në kërkim& zhvillimin në këto fusha. Këto sektorë do të kërkojnë më shumë investime në vitet në vijim. Investimet do të plotësohen me asistencë teknike ndaj projekteve në këta sektorë. Kriteret e reja të kredidhënies përfshijnë udhëzime për financimin e projekteve të efiçencës së energjisë në kuadër të planeve kombëtare të efiçencës së energjisë, si dhe për financimin e ndërtesave me humbje energjie pothuajse zero.

“Aprovimi i kritereve të reja të kredidhënies përbën një hap të rëndësishëm përpara për përgjegjësinë e BEI-së për investime që mbështesin politikat europiane dhe reflektojnë nevojat urgjente që ka sektori energjitik për investime. Preferimi i efiçencës energjitike, i energjive të rinovueshme, i rrjeteve të transmetimit dhe kërkim & zhvillimit në kredidhënie do të ndihmojë BE-në të realizojë objektivat e veta energjitike dhe klimatike dhe do të krijojë punësim në gjithë Europën.” Thotë Mihai Tanasescu, zëvendës presidenti i BEI-t.

Ky është rishikimi i parë i politikave të BEI-t në fushën e energjisë që pas vitit 2007. Banka Europiane e Investimeve është një ndër investitorët më të mëdhenj në botë, e cila në 5 vitet e fundit ka investuar më shumë se 70 miliard euro në energji. Bordi i saj përbëhet nga përfaqësues të 28 vendeve të BE-së.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: