Posted by: ekolevizja | July 22, 2013

BB kufizon financimin e energjise nga qymyri, TEC-i “Kosova e Re” ne pikepyetje

Nga  Anna Yukhananov and Valerie Volcovici, Uashington, 16 Korrik 2013

(Rojters) – Bordi drejtues i Bankës Botërore të martën aprovoi një strategji të re energjitike, e cila do të kufizojë financimin e termocentraleve me qymyr vetëm për raste të rralla. Institucioni i fuqishëm i zhvillimit me seli në Washington po përpiqet të veprojë kundër ndryshimeve klimatike.

Banka do të ndryshojë politikat e saj të kreditimit të projekteve të reja me qymyr, duke kufizuar ndihmën financiare vetëm për vende që nuk kanë alternativa të tjera praktike ndaj qymyrit, në përpjekje kjo për të eukuilibruar mbrojtjen e mjedisit me nevojat për energji në vendet e varfra.

Pasojat e kësaj strategjie energjitike nuk do të ndjehen menjëherë, sepse donatorët dhe sektori privat do të vazhdojnë të financojnë qymyrin. Disa analistë shpresojnë që strategjia e re të dërgojë një sinjal se qymyri është investim i rrezikshëm, si dhe të nxisë vendet të orientohen drejt burimeve të rinovueshme të enrgjisë.

Në dokumentin “Udhëzime për Sektorin e Energjisë”, të përditësuar çdo 10 vjet, banka gjithashtu ofron mbështetje në rritje për hidrocentralet, duke anulluar vendimin e marrë në vitet 1990 për ti braktisur. Ky vendim u mor nën presionin e shoqatave të ndihmave humanitare, të cilat trembeshin për shpërnguljen në masë të njerëzve.

HEC-et e mëdha i japin mundësi bankës që të ekuilibrojë nevojat për energji me premtimin e saj për të mbështetur pakësimin e gazrave serrë.

Disa grupe mjedisore kanë paralajmëruar se me politikën e investimeve në HEC-e janë bërë hapa mbrapa, megjithëse politikat mbi qymyrin janë përmirësuar.

“Banka Botërore injoron faktin se ka zgjidhje më të mira. Në 10 vitet e kaluara qeveritë dhe investitorët privatë kanë instaluar më shumë kapacitet me energji ere se me energji uji,” thotë Peter Bosshard, i grupit të avokimit “Lumenj Ndërkombëtar”.

Drejtimi i ri

Nën udhëheqjen e Presidentit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim – shkencëtari i parë që drejton këtë instititucion kundër varfërisë- banka ka mbajtur një qëndrim më agresiv kundër ndryshimeve klimatike. Kim ka deklaruar se është e pamundur të luftohet varfëria pa luftuar pasojat e një bote më të ngrohtë.

Institucione ndërkombëtare si Banka Botërore janë kritikuar që njëkohësisht me deklaratat e tyre për pakësimin e emetimeve të CO2 kanë financuar termocentralet me qymyr. Këto termocentrale akuzohen si një ndër shkaktarët kryesorë të rritjes së ndotjes nga gazrat serrë.

Banka Botërore argumenton se financimi i termocentraleve me qymyr nganjëherë është i nevojshëm për të siguruar energji për vendet më të varfra dhe për të zhdukur varfërinë.

Analistët thonë se qymyri është burimi më i lirë i energjisë në vende si Kosova, ku Banka Botërore po merr në konsideratë financimin e një termocentrali qymyri.

Vende në zhvillim si Brazili dhe Kina-e cila konsumon shumë qymyr për të plotësuar nevojat në rritje për energji-më parë kanë bllokuar propozimet për kufizimin e financimeve për qymyrin. Ata argumentojnë se vendet në zhvillim duhet të përdorin të gjitha mjetet për të arritur vendet e zhvilluara, dhe se kufizimi i përdorimit të qymyrit vetëm për më të varfrit do të ishte diskriminuese.

Strategjia e Bankës Botërore afirmon parimin “çdo vend e përcakton vetë strategjinë energjitike”, parim i cili përputhet me interesat e vendeve në zhvillim si Kina.

Rasti i Kosovës do të testojë strategjinë e re

“Megjithëse kjo strategji humbet shansin për t’ja mbyllur derën përgjithmonë financimit të qymyrit, ajo lejon financimin vetëm në rastet kur nuk ka alternativa të tjera,” thotë Xhastin Guay, përfaqësues i Sierra Club.

Guay thotë se ka pasur shqetësime se Kina nuk do të lejonte këtë ndryshim, siç ka ndodhur më parë me propozimet për të pakësuar financimet për qymyrin.

Strategjia do të testohet vitin tjetër, kur BB-ja do të vendosë mbi financimin e termocentralit të ri me qymyr në Kosovë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: