Posted by: ekolevizja | July 19, 2013

Një anketim në Britaninë e Madhe tregon se britanikët e duan çkarbonizimin

dekarbonizimi

Nga Rita Strakosha

Studiues të Universitetit të Kardifit, të financuar nga Qendra Britanike e Kërkimeve mbi Energjinë, kanë kryer një sondazh mbi opinionin publik për energjinë dhe të ardhmen e saj.

Rreth 2500 njerëz u anketuan në Angli, Skoci dhe Wells në Gusht të vitit 2012. Rezultatet u publikuan të martën në raportin “Transformimi I sistemit energjitik britanik: mentaliteti, zakonet e publikut dhe pranueshmëria.”.

Pothuaj të gjithë të anketuarit ishin dakort se Britania e Madhe duhet të ndryshojë radikalisht deri në 2050 mënyrën se si e prodhon dhe konsumon energjinë.

Kur u pyetën mbi shqetësimet e tyre, siguria energjitike dhe çmimet e energjisë dolën të parat si çështjet më të rëndësishme.

Çmimi I arësyeshëm energjisë ishte prioriteti kryesor për të anketuarit (40%), I ndjekur nga  furnizimi I mjaftueshëm për të parandaluar ndërprerjet masive të dritave dhe rradhët e gjata në pikat e karburantit (32 %). Lufta kundër ndryshimeve klimatike ishte prioritet I parë për 27% të të anketuarve.

83% e të anketuarve ishin të shqetësuar ose shumë të shqetësuar se gazi dhe elektriciteti do të shtrenjtoheshin përtej mundësive të tyre, se Britania e Madhe do të varet shumë nga importet e energjisë nga vendet e tjera dhe se vendi nuk do të ketë alternativa të tjera nëse burimet fosile do të shterojnë; kurse 78% shqetësoheshin për çmimin e papranueshëm të naftës karburant.

79% e të anketuarve janë dakort se vendi duhet të pakësojë vartësinë e saj ndaj burimeve fosile. Kur u pyetën për arësyet, të anketuarit përmendën shterimin e burimeve fosile, mos-qëndrueshmërinë dhe jo-përtëritshmërinë e tyre (48%), çmimin e shtrenjtë (7%), vartësinë nga importet (5%); faktin që janë ndotëse (19%), si dhe që kontribuojnë në ndryshimet klimatike (17%).

81% e britanikëve janë gati të pakësojnë konsumin e energjisë.

Një anketim I tillë në Shqipëri do të sillte shumë informacion mbi ndërgjegjësimin e publikut për  nevojën e çkarbonizimit të ekonomisë. Për momentin duket sikur vetëm qarqe të ngushta në qeveri e disa OJF të specializuara janë të mirinformuara mbi problemin. Për rritjen e çmimeve të energjisë dhe ndryshimet klimatike të gjithë janë në dijeni, por ndërgjegjësimi se këto do të kërkojnë dhe një përpjekje maksimale për ndryshimin rrënjësor të përdorimit të energjisë në jetën e përditshme duket se mungon.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: