Posted by: ekolevizja | July 12, 2013

Nje studim i ri mbi termetet ne fushat naftembajtese

Nga Rita Strakosha

Sipas AFP-së, një studim i fundit amerikan tregon se tërmetet e mëdha në zona të largëta nxisin lindjen e tërmeteve pranë fushave naftmbajtëse të injektuara me ujë pas shfrytëzimit. Kjo teknologji e injektimit të ujit në nëntokë pas nxjerrjes së naftës përdoret dhe nga Bankers Petroleum në fushën e Patoz-Marinzës, zonë ku ka pasur tërmete të përsëritura. Më poshtë është artikulli i përkthyer.

12/07/2013 8:29 am

WASHINGTON – (AFP) – Një studim amerikan i publikuar të enjten tregon se tërmetet e mëdha të ndodhura në gjithë botën kanë nxitur lëkundje sizmike në zonat e SHBA-së të injektuara me mbetjet e ujit pas nxjerrjes së produkteve të naftës.

Sipas studimit të publikuar në revistën “Shkenca”, një shembull është tërmeti i madh me fuqi 9 i ndodhur në Japoni në vitin 2011. Ky nxiti disa tërmete në qytetin Snyder në Teksasin perëndimor pranë fushës naftëmbajtëse Cogdell, të cilat përfunduan me një tërmet me fuqi 4.5 gjashtë muaj më vonë.

Në mënyrë të ngjashme, tërmete të vogla dhe të mesme janë vënë re pranë puseve aktive të injektuara me ujë në Prague, Okllahoma pas një tërmeti 8.8 ballësh në Kili në vitin 2010.

Lëkundjet sizmike atje ndodhën 16 orë pas tërmetit në Kili, ishin me fuqi 4.1 ballë dhe vazhduan deri në Nëndor 2011 kur ndodhi një tërmet 5.7 ballësh, deklaruan shkencëtarët e Observatorit Lamont-Doherty të Universitetit të Kolumbias.

Tërmeti i 2010 në Kili solli aktivitet të theksuar sizmik, përfshirë një tërmet 5.3 ballësh në gusht 2011 në Trinidad, Kolorado, në një zonë ku nxirret metan nga depozitat e qymyrit dhe mbetjet e ujit riinjektohen nën tokë.

“Nuk ishim të sigurtë për lidhjen derisa pamë të njëjtin fenomen të rritjes së aktiviteteve sizmike pas kalimit të valëve goditëse nga disa prej tërmeteve të fuqishme,” thotë studiuesi udhëheqës Nikolas van der Elst i Universitetit të Kolumbias.

“çdo rast i veçuar mund të jetë një rastësi, por kur kjo përsëritet atëhere lidhja shkakësore bëhet e qartë”.

Studimi shpjegon shtimin e tërmeteve në SHBA-në qëndrore, ku vitet e fundit numri i tërmeteve është 6-fishuar në krahasim me mesataren e shekullit të 20-të.

Një studim shoqërues publikuar në revistën “Shkenca” thotë se në periudhën 2010-12 në SHBA-në qendrore ka pasur 30 tërmete me fuqi 3 ballë  e lart, kur mesatarja e këtyre lloj tërmeteve në periudhën 1967-2000 ka qenë 21.

Kjo rritje korrespondon me bumin e nxjerrjes së gazit natyror me metodën e fraksionimit hidraulik, i cili përdor sasi të mëdha lëngjesh për shpërbërjen e shkëmbinjve dhe nxjerrjen e gazit..

Pas nxjerrjes së gazit dhe naftës kompanitë ri-injektojnë  mbetjet e ujit në nëntokë.

Departamenti i Brendshëm i SHBA-së pranoi vitin e kaluar një shtim të aktiviteteve sizmike-sidomos në Teksas, Kolorado, Okllahoma dhe Ohaio-ku riinjektimi i mbejteve të ujit në nëntokë përmes puseve është rritur në mënyrë të ndjeshme.

Sipas departamentit, një ndër rastet më të hershme të tërmeteve të nxitura nga injektimi i ujit është ai i pusit “Rocky Mountain Arsenal” afër Denverit, Kolorado, përmes të cilit sasi të mëdha uji u injektuan në periudhën 1962-1966 duke shkaktuar një seri tërmetesh me fuqi më të vogël se 5.

Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se tërmetet mund të kenë efekte negative dhe shumë larg epiqendrës së tyre, si psh. në fushat hidrotermale, të cilat kanë presion të brendshëm të lartë.

Ky studim ngre shqetësimin se si të zgjidhet problemi i tërmeteve të shkaktuara nga nxjerrja e gazit dhe naftës dhe injektimi i mbetjeve të ujit në nëntokë.

“Valët sizmike i stresojnë shtresat”, thotë bashkëautori i studimit Heather Savage, fizikan.

“Nëse numri i tërmeteve të vogla shtohet, mund të jetë tregues se zonat më delikate po stresohen tepër dhe së shpejti mund të ndodhë një tërmet më i fuqishëm.”

Tërmeti më i madh deri më sot ka qenë tërmeti me fuqi 5.7 ballë i ndodhur në nëndor në Okllahoma, i nxitur nga tërmeti në Kili  një viti më parë.

Tërmetet në SHBA janë ndjerë nga shumë njerëz por kanë shkaktuar dëme minimale, pa viktima, por studiuesit tregojnë se në vende të tjera të botës këto lloj tërmetesh mund të shkaktojnë dëme masive dhe vdekje.

Shkencëtarët nuk janë në gjendje të parashikojnë kur një fushë e injektuar ka arritur pikën kritike. Ky sipas studiesit van der Elst dhe kolegëve të tij “është problemi kryesor në zgjedhjen e mënyrës së operimit të” me qëllim që rreziku nga tërmetet të pakësohet.

Në një artikull mbi të njëjtën temë në revistën “Shkenca”, Uilliam Ellsëorth i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së thotë:.

“Mosnjohja e gjërave, pavarësisht nga dëshira jonë për ti kuptuar, na vë përpara pasojave të paparashikuara”.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: