Posted by: ekolevizja | July 11, 2013

Qytetet të braktisin automjetet-raport i IEA-së

Nga Rita Strakosha

Amsterdam-cyclists-during-rush-hour[www.savevid.com] 08

Në një studim të ri të lëshuar nga Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) theksohet roli thelbësor i trenave, autobuzëve dhe biçikletave në pakësimin e ndotjes urbane.

Raporti, bazuar në një studim të 30 qyteteve, sugjeron se investimi në skema efiçente të transportit mund të pakësojë me 70 trilion dollarë shpenzimet për automjete, karburante dhe infrastrukturë deri në vitin 2050.

Si mjete për pakësimin e përdorimit të automjeteve në qytete këshillohen rritja e dendësisë urbane; taksa e ndotjes; taksa e karbonit; tarifa parkimi; ndalim parkimi; kuota për numrin e automjeteve të regjistruara dhe tendera për dhënie targe; taksa regjistrimi për automjetet; taksa rruge; ndalim qarkullimi për automjetet në qendrat e qyteteve; shtimi i korsive të dedikuara të biçikletave dhe autobuzëve, shtimi i trotuareve etj.

Raporti kritikon politikat që prioritizojnë ndërtimin e rrugëve sepse këto favorizojnë përdorimin e automjeteve ndaj mjeteve të transportit publik. Plani ynë kombëtar i transportit është një shembull i shkëlqyer i një politike favorizuese ndaj automjeteve, kur mbi 600 miliard lekë parashikohen të investohen për rrugë deri në 2030, dhe vetëm 20 miliard lekë për hekurudha.

“Me rritjen e popullsisë urbane në 70% deri në vitin 2050 dhe me dyfishimin e pritshëm të konsumit të energjisë për transport në qytete, nevoja për transport efiçent, të lirë, të sigurtë dhe masiv bëhet më urgjente,” thotë drejtorja ekzekutive e IEA-së, Maria van der Hoeven në një deklaratë. “Duhen masa urgjente për të përmirësuar efiçencën e sistemeve urbane të transportit, por dhe për të zbutur ndotjen e ajrit, ndotjen akustike, pasojat klimatike, bllokimin e trafikut si dhe pasojat ekonomike nga shtimi i transportit.”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: