Posted by: ekolevizja | July 9, 2013

Shqipëria përsëri kritikohet nga Komuniteti i Energjisë

Nga Rita Strakosha

Sikurse kemi shkruar në artikuj të mëparshëm Shqipëria si anëtare e Komunitetit të Energjisë (KE) është shumë mbrapa me transpozimin e legjislacionit europian mbi efiçencën e energjisë. Nuk zbatojmë ligjin shqiptar për efiçencën e energjisë të aprovuar prej 2005 dhe nuk kemi ecur përpara me transpozimin e legjislacionit europian për efiçencën e energjisë megjithëse është lënë detyrë nga KE.

Në 11 qershor grupi koordinues i efiçencës së energjisë të KE-së mbajti një takim ku gjithë vendet anëtare raportuan për progresin në aprovimin e planeve të reja kombëtare të efiçencës së energjisë si dhe në aprovimin e ligjeve për efiçencën e energjisë. Bie në sy në dokumentacionin e publikuar se vetëm raportimi i Shqipërisë mungon. Në konkluzionet e takimit Shqipëria kritikohet se është në fazat shumë të hershme të përgatitjes së planit nr. 2 kombëtar të efiçencës së energjisë kur afati i dorëzimit të tij ishte 30 qershori. AKBN në bashkëpunim me METE (Ministria e Ekonomisë…) ka përgjegjësinë e hartimit të këtij plani.

Në takim Shqipërisë ju tërhoq vëmendja dhe mbi pjesëmarrjen e saj në programin rajonal në Ballkanin Perëndimor për efiçencën e energjisë. Sekretariati i KE-së dhe BERZH i kërkuan që të jetë aktive, bashkëpunuese në këtë program si dhe në përgjithësi në implementimin e direktivave për efiçencën e energjisë.

Efiçenca e energjisë është një ndër mënyrat me më pak kosto të rritjes së pavarësisë energjitike kaq të trumbetuar nga qeveria në ikje. Por ndërkohë që dëgjojmë përditë për investimet në HEC-e, për heqjen e TVSH-së për çimenton dhe çelikun e përdorur në HEC-e, nuk thuhet asgjë për kodin e pazbatuar energjitik të ndërtesave, për vjedhjen masive dhe shpërdorimin e paparë të energjisë elektrike etj.

Kjo indiferencë e qeverisë ndaj efiçencës së energjisë, e kritikuar shpesh nga Komuniteti i Energjisë, shpresojmë që të mos vijojë me qeverinë e re.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: