Posted by: ekolevizja | May 22, 2013

Revolucioni energjitik gjerman dhe sfidat e tij

revolucioni energjitik gjerman

Pulheim, Gjermani, AFP

Inxhinierë të tensionuar qëndrojnë me sytë të skuqur para diagramave komplekse të koduara, që projektohen në një ekran të madh sa një faqe muri dhe që e bëjnë sallën të duket sikur ndodhet brenda nje anijeje kozmike. Ata punojnë me një sistem energjitik, që jo shumë kohë më parë do të dukej futurist. Ky sistem është nën ndikimin e motit dhe të faktorëve të tjerë të paparashikuar.

Teknikët punojnë në një qëndër monitorimi të kompanisë  elektrike Amprion-një kompani ambicioze gjermane që po luan rol kyç në tranzicionin nga energjia nukleare në atë të rinovueshme. Puna e tyre është të shikojnë ekranet ku të dhënat rifreskohen çdo tri sekonda dhe të monitorojnë 11,000 kilometra linja me voltazh të lartë të shtrira në Gjermaninë Perënëdimore dhe shtetet e tjera Evropiane.

“Situata ndryshon shumë shpejt dhe është shumë e paqëndrueshme” shprehet Kristof Shneiders, drejtori i qëndrës së planifikimit, i cili na shpjegon natyrën kapriçoze të  energjisë natyrale. Kur retë pengojnë diellin të bjerë në panelet diellore të vendosura në mbarë Gjermaninë gjatë viteve të fundit, vihet re një rënie e theksuar e prodhimit të energjisë. E kundërta ndodh kur qiejtë pastrohen. “Energjia herë shtohet, herë pakësohet, parashikimi është shumë i vështirë”-thotë Shneiders. Ndryshe nga centralet e gazit, ato dielloret nuk mund të fiken kur kanë mbingarkesë.

Luhatjet e mëdha të energjive të rinovueshme në prodhim, në krahasim me burimet fosile dhe ato bërthamore, është një nga sfidat e mëdha të tranzicionit energjitik, e vërejtur dhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel pas katastrofës së Fukushimës në Japoni.

Tranzicioni është një projekt madhështor, të cilin ministri i mjedisit, Peter Altmaier e ka quajtur “operacion zemre për ekonominë kombëtare”, kjo në ekonominë më të fuqishme industriale, eksportuese të Europës.

Gjermania ka qëllim që në 2022-ën të mbylli të gjitha centralet bërthamore dhe  80 % e energjisë të jetë e rinovueshme deri në 2050-ën. Përhapja e madhe e paneleve diellore përgjatë Gjermanisë është bërë falë subvencioneve shtetërore dhe uljes së çmimeve të paneleve. Ligjet e reja të energjisë u mundësojnë pronarëve të shtëpive që energjinë e tepërt ta shesin në rrjet, gjithashtu nxisin termoizolimin e banesave dhe masa të tjera për përmirësimin e efiçencës .

Kapacitetet e energjisë diellore janë rritur në mënyrë eksponenciale në 30 gigavat. 25-30 gigavat të tjera vijnë nga parqet e erës të vendosura në bregdetin e sheshtë verior të Gjermanisë, si dhe në detin Balltik dhe atë të Veriut.

Sipas Merkel, gjatë orëve me erë dhe diell, që ndodh shpesh, Gjermania mund të përballojë të gjithë kërkesat për energji me anë të burimeve të rinovueshme. Sigurisht që moti nuk është vetëm me diell dhe erë prandaj Gjermania po kërkon mënyra alternative për ta ruajtur energjinë në bateri të mëdha.

Një tjetër sfidë është transmetimi nga vendi ku prodhohet, kryesisht në veri të vendit, në vendin ku konsumohet, kryesisht në qëndrat industriale që ndodhen në jug dhe perëndim.

Për të arritur këtë qëllim Gjermania po planifikon  disa “autostrada energjie” veri-jug,  të cilat ironikisht nuk po përkrahen nga mjedisorët sepse janë planifikuar të kalojnë përmes pyjeve.

Parlamenti muajin e fundit aprovoi 10 miliard euro për të ndërtuar 3,000 kilometra linja të voltazhit të lartë dhe modernizuar 3,000 kilometra të tjerë.

Njëkohësisht me ndërtimin e sistemeve të reja komplekse prodhimi i energjisë konvencionale po vazhdon për të plotësuar mungesat në furnizim, nganjëherë Shneiders dhe kolegët e tij detyrohen të rivënë në punë për periudha të shkurtra reaktorë bërthamorë të mbyllur.

Për kompanitë e prodhimit është problem financiar funksionimi i centraleve të gazit vetëm për periudha të shkurtra, si plotësuese, për pasojë disa prej tyre janë mbyllur.

Ka pasur gjithashtu një rigjallërim të përdorimit të qymyrit (të cili ka kosto të ulët por është dhe ndotës më i madh), e ndihmuar kjo dhe nga dështimi I tregut të karbonit në Europë.

Një tepricë kreditesh karboni ka sjellë uljen e çmimit të tyre nga 15-18 euro për ton në vetëm 2-3 euro-çka i ka bërë termocentralet e qymyrit përsëri rentabël.

Vitin e kaluar prodhimi gjerman I qymyrit-I cili është burim I rëndësishëm energjie për Gjermaninë- u rrit me 4.7 % për linjitin dhe 5.5% për qymyrin kaf, kurse emetimet e karbonit nga qymyri u shtuan me 4%.

Nëse vazhdohet me këto ritme do të jetë e vështirë për Gjermaninë të arrij qëllimin që deri në 2020-ën të reduktojë emetimet e karbonit me 40% krahasuar me nivelet e 1990-ës.

Presidenti i Zyrës Gjermane për Mjedisin, Jochen Flasbarth, ka deklaruar për tregëtinë e karbonit  se “nëse nuk e reformojmë dot sistemin, nuk do të arrijmë dot objektivin e pakësimit të emetimeve të Gjermanisë”.

Përktheu: Dorina Idrizi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: