Posted by: ekolevizja | May 9, 2013

Thareset e rrobave do te etiketohen per eficencen e energjise

Nga Rita Strakosha

Me VKM nr. 296, datë 3.4.2013, u aprovua etiketimi i tharëseve shtëpiake të rrobave për përdorimin e tyre të energjisë.

Meqë gratë shtëpiake në Shqipëri përdorin mënyrën më efiçente të tharjes së rrobave, tharjen në diell, kjo VKM pak rëndësi praktike ka në Shqipëri.

Tharja e rrobave ne diell

Në disa vende perëndimore bashkitë dhe komunat e ndalojnë varjen e rrobave në fasadën e ndërtesave. Në këto vende tharëset e rrobave janë të kudogjendura. Psh. në SHBA me mijëra bashki dhe komuna e kanë ndaluar telin e rrobave. Mirëpo në përpjekje për të pakësuar konsumin e energjisë shumë familje po i rikthehen këtij zakoni të vjetër. Për të mbështetur këto familje, në shtete si Vermonti dhe Utahu, legjislativi ka aprovuar ligje për të ndaluar ndalimin e telave të rrobave.

Këshilla më e mirë që mund tu japim vendeve të zhvilluara perëndimore nga praktika shqiptare është që tharja e rrobave në diell është më efiçente për sa i përket energjisë, se të gjitha tharëset moderne.

Gjithsesi, më poshtë mund të gjeni etiketat që duhet të kenë tharëset e tregëtuara nga 1 Qershori 2013 :

?

 

Klasat e efiçencës së energjisë së tharëseve përcaktohen mbi bazën e Indeksit të Efiçencës së Energjisë:

Klasa e efiçencës së energjisë Indeksi i Efiçencës së Energjisë
A+++ (më efiçente) EEI<24
A++ 24=<EEI<32
A+ 32=<EEI<42
A 42=<EEI<65
B 65=<EEI<76
C 76=<EEI<85
D 85=<EEI<

Etiketimi i tharëseve bëhet bazuar mbi rregulloren e Parlamentit Europian nr.392/2012, i datës 1 mars 2012, “Për informacionin e tharëseve për përdorim shtëpiak në lidhje me konsumin e energjisë”, numri EUR-Lex 32012R0392, Fletore Zyrtare e Bashkimit Europian, seria L 123

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: