Posted by: ekolevizja | November 1, 2012

Takim mbi partneritetin publik-privat ne riciklim

Nga Alisa Peçi

Takim_Partneriteti publik-privat ne riciklim_tetor 2012

Në mjediset e Hotel Tirana, më 1 nëntor, ora 10:00 u zhvillua konferenca “Partneriteti Publik-Privat në riciklim”. Kjo konferencë u organizua nga EKOLEVIZJA, EPER dhe MILIEUKONTAKT për të forcuar bashkëpunimin midis pushtetit vendor, kompanive të riciklimit dhe kolektorëve (mbledhësve të mbetjeve, kryesisht rom), në proçesin e riciklimit të mbetjeve. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga grupe të ndryshme të interesit: Ministria e Mjedisit, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Bashkia Tiranë dhe Korçë, organizatat mjedisore, komuniteti rom etj. “ Forcimi i kuadrit ligjor, nëpërmjet miratimit të akteve nënligjore do të ndihmonte në problematikën aktuale të menaxhimit të integruar të mbetjeve”, u shpreh në takim zv/ministri i mjedisit z. Bino. Më tej shtoi se aktualisht janë në fazën e shqyrtimit për të nxjerrë një vkm, për ndarjen e mbetjeve që në burim. Gjithashtu gjatë fjalës së tij zv/ministri e vuri theksin tek vendosja e standarteve për mbledhjen dhe transportin e mbetjeve. Elvis Cela, nga Qendra EPER, paraqiti përpara të pranishmëve raportin “Romët dhe riciklimi i mbetjeve në Tiranë”, ku sipas studimit të tij rreth 90% e komunitetit rom janë të përfshirë në mbledhjen e mbetjeve. Z. Vullnet Haka, nga kompania e riciklimit të plastikës EVEREST I.E, Tiranë u shpreh se i ka dërguar letër bashkisë për problematikën e ndalimit të punësimit të romëve në mbledhjen e mbetjeve dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. Janë sekuestruar mjetet e punës së romëve nga bashkia dhe për këtë kemi nevojë për më shumë informacion nga ana tyre, shtoi më tej z.Haka. Një aktor mjaft i rëndësishëm në proçesin e menaxhimit të integruar të mbetjeve është bashkia. “Po shikojmë me mjaft interes, mundësitë reale për një fuqizim të Landfillit në Sharrë, duke e konsideruar atë tashmë, si një nga pikat më strategjike të të gjithë proçesit”- u shpreh Namik Simixhiu nga Drejtoria e Menaxhimit të Mbetjeve Urbane dhe të Ngurta, në Bashkinë e Tiranës. “Kjo problematikë do të zgjidhej nëpërmjet një kontrate kocesionare e cila duhet të përcaktoj klauzola sociale për grupet vulnerabël, që janë të përfshirë në proçesin e integrimit të mbetjeve”, tha përfaqësuesi i Sorosit z.Dobrusha. Ekolëvizja propozoi një mënyrë mjaft efektive të zgjidhjes së këtij problemi. Romët në bashkëpunim me pastrueset e shkallëve mund t’i mbledhin mbetjet plastike, alumin, letër etj. që në burim – u shpreh drejtori ekzekutiv i Grupimit Ekolëvizja, z.Xhemal Mato. Në këtë mënyrë kënaqen të dyja palët: qoftë romët për t’i kthyer mundësinë e vetme të punësimit të mbledhjes së mbetjeve (si një kategori vulnerabël që janë, 90% e romëve mbijetojnë me këtë punë) dhe nga ana tjetër bashkinë që akuzon komunitetin rom se shpeshherë ata ndotin ambjentin duke nxjerrë mbetjet jashtë nga kontenieri dhe nga ana tjeter dëmtojnë imazhin e qytetit. Gjithashtu edhe nga pikëpamja ekonomike kemi përfitim pasi sigurojmë më shumë lëndë të parë, që përkthehet në përfitim ekonomik, përmes proçesit të riciklimit, pasi një pjesë e mbetjeve kur çohet ne Sharrë përzihet me mbetje te tjera dhe behet e papërdorshme si lëndë e parë. Gjithashtu mjetet e krijuara nga romët për transportimin e mbetjeve janë mjaft ekologjike, (duke mos përdorur benzinë) dhe nuk bëhen problematike për bllokimin e trafikut.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: