Posted by: ekolevizja | September 15, 2012

Si po demtohet parku ne ish-Fushen e Aviacionit

(klikoni për të zmadhuar foton)

Foto: Lulishtja e zënë me ndërtim pa leje në ish-Fushën e Aviacionit

Parku i ish-fushës së Aviacionit u përurua rreth një vit më parë nga ish-kreu i atëhershëm i Bashkisë së Tiranës, Z. Rama, për gëzimin e madh të gjithë banorëve të zonës.

Pas disa vitesh pluhuri dhe premtimesh për gjelbërimin e zonës, më në fund premtimet u bënë realitet. Deri në atë moment zona kishte qenë një fushë e madhe çakulli, ku sa herë kalonin makinat, ngriheshin re pluhuri dhe një pjesë e mirë e fëmijëve vuanin nga sëmundjet alergjike si azma, bronshitet.

Ndërtimi i parkut u shoqërua me rritje të madhe të qarkullimit të njerëzve si dhe lulëzimin e lokaleve të argëtimit.

Por shpejt filluan problemet. Në përpjekje për të rritur klientelën, lokalet filluan të vendosnin tavolinat dhe karriget mbi bar; disa arritën deri aty sa e zëvendësuan barin me beton. Madje, sipas thënieve, një lokal është treguar aq kreativ sa të rrethojë trungun e pemëve me beton, që të mos rriten.

Policia bashkiake nuk mund të mos ketë dijeni për ndërhyrjet në gjelbërim, sepse zona vizitohet nga mijëra banorë rregullisht, por deri tani ka bërë sehir.

Por para disa ditësh dëmtimi i parkut arriti kulmin. Pasi prenë dy-tre pemë të një parcele të gjelbëruar, disa djem mbuluan rreth 1 dynym sipërfaqe lulishteje, me hekurishte dhe pajisje, nga të cilat duket se do të ngrihet një kënd lojrash me makina elektrike për fëmijë.

Pamje e shëmtuar! Sot në mëngjez në vendin e dëmtuar erdhi kryetari i minibashkisë së zonës, deputetët Vasilika Hysi dhe Besnik Bare etj., të cilët patën debate me ruajtësit e hekurishteve. Pas interesimit tonë pranë rojeve, na konfirmuan se do të largohen. Të shpresojmë.

Ndërkohë i bëjmë thirrje bashkisë të ndërhyjë që parku i ish-Fushës së Aviacionit të kthehet në gjendjen e mëparshme. Kështu respektohet investimi i kryer me taksat e gjithë banorëve të Tiranës, si dhe puna e përkushtuar e kujdestarëve të Parkut, të cilët në ditët e nxehta dhe të thata të verës vaditën dhe u kujdesën rregullisht për lulishtet e parkut.

Jo vetëm që parku duhet kthyer në gjendjen e mëparshme, por edhe në betonin ekzistues, i cili është hedhur me bollëk, do të ishte mirë të mbilleshin pemë shtesë. Disa parcela në park kanë vetëm bar. Për shkak të numrit të madh të njerëzve që vizitojnë parkun, dhe thatësirës, bari në shumë vende nuk zhvillohet. Lëndina me bar kthehet në tokë djerrë, e mirë vetëm për tregëtarët ambulantë. Pemët dhe shkurret janë më rezistente.

Lokalet mund të jenë të interesuara të mbjellin pemë shtesë në ambjentet rreth tyre, me shpenzimet e tyre, por për këtë duhet bashkëpunimi i bashkisë në dhënien e lejes dhe tregimin e projekteve për të gjetur vendin më të përshtatshëm të mbjelljes.

Përgatiti: Rita Strakosha

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: