Posted by: ekolevizja | July 12, 2012

Situata ne Parkun e Tiranes

Foto: Pamje nga nje proteste e organizuar prane parkut kunder punimeve pa leje

Artan Lame

Ne emer te: Qendrës Shqiptare të Trashegimise, Qendrës së Grupimit “Ekolevizja”, Forumit per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore, Shoqatës së Arkitekteve.

Po mbushet gati një muaj që shoqëria civile dhe qytetarët e Tiranës po përpiqen të ndalojnë masakrën mjedisore dhe kulturore që po ndodh me Parkun e Tiranës dhe me Parkun e Pallatit të Brigadave.

Dje Kryeministri deklaroi se:

Për rrugën e Elbasanit që tenderin e fitoi deputeti i PS-së. Ai nuk është deputet, por ishte firma e tij. Dhe ata (Shoqëria Civile) shkuan dhe luftuan me fadromat e tij. Nuk mund t’ua mohojmë, kur kanë të drejtë. Batërdinë ia dhanë për ta bërë kompanisë së një socialisti. Ne ruajmë me shoqërinë civile një dialog të pandërprerë”.

Deri tani:

– Janë organizuar tre protesta publike në terren në zonën që po dëmtohet.

– Denoncim pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

– Denoncim pranë Inspektoriatit të Mjedisit, Ministria e Mjedisit.

– Denoncim pranë Inspektoriatit të Ndërtimor në Bashkinë Tiranë.

– Denoncim pranë Policisë së Ndërtimit, Ministria e Punëve Publike.

-Denoncim në Policinë e Shtetit.

– Kërkesë për Takim Bashkisë së Tiranës

– Letër drejtuar trios së Ambasadorëve Arvizu, Sequi, Wolfarth.

– Janë botuar 22 shkrime dhe analiza nëpër media për këtë çështje.

– Gjthashtu janë botuar ose transmetuar mbi 150 kronika e reportazhe informative, si edhe disa debate televizive.

– Deklarata e një grupi gazetarësh dhe publicistësh.

Drejtuar Opinionit publik, trios së Ambasadorëve dhe Komisionit Parlamentar të Mediave.

Ende sot që flasim as Bashkia e Tiranës nuk ka publikuar Projektin e Miratuar.

Ende Firma që po punon nuk ka paraqitur asnjë dokument ligjor për cka po bën.

Para një jave Kryeministri kërkoi që të ndërpritej prerja e pemëve dhe pemët e mbetura të shkuleshim me gjithë rrënjë dhe të ri-mbilleshin. Për këtë i kërkoi z. Olldashi që të komunikonte me shoqatat e mbrojtjes së mjedisit. Ende sot askush nuk ka kërkuar apo ka marrë kontakt për të realizuar këtë gjë.

Ose Kryeministrin nuk e dëgjon më njeri, ose ai po tallet me të gjithë ne.

Ne nuk duam të bëhemi pjesë e lojës së institucioneve dhe e xhiros së përgjegjësive Pushtet qendror pushtet vendor.

Kjo çështje është kthyer në një test që po ve në dukje indiferencën totale, kotësinë e institucioneve, kaosin institucional dhe administrativ të shtetit shqiptar.

I kërkojmë Kryeministrit:

– Të ndërhyjë pranë strukturave të shtetit për t’i detyruar të zbatojnë ligjin.

– Të bëjë publik projektin e miratuar sipas procedurave të detyrueshme ligjore.

– Ndërprerjen e ndërhyrjeve në Parkun e Tiranës dhe sigurimin e pacenueshmërisë së kufijve të tij.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: