Posted by: ekolevizja | July 3, 2012

Keshillim me publikun per importin e mbetjeve plastike per riciklim

Nga Rita Strakosha

Në 28 Qershor Ministria e Mjedisit mbajti këshillim me publikun për importin e mbetjeve plastike nga fabrika e riciklimit të plastikës “Etna Polimer”. Sipas VKM-së 806, 2003 “Për miratimin e rregullave dhe të proçedurave për importimin e mbetjeve për përdorim, përpunim dhe riciklim” përpara importit të mbetjeve për riciklim duhet kryer këshillim me publikun. Leja e importit është vjetore, ripërtërihet çdo vit pas kryerjes së këshillimeve me publikun.Jepet nga qeveria.

Në takim morën pjesë specialisti i mbetjeve dhe aksidenteve industriale në Ministrisë së Mjedisit, z. Polikron Horeshka; përfaqësuesja e shoqërisë së administrimit të mbetjeve të Qarkut të Korçës, Vjollca Kostreci, përfaqësues të Agjensisë Rajonale të Mjedisit, të shoqatës “Ekolëvizja”, të komunave të zonës, banorë të zonës etj.

Fabrika ka kërkuar ti lejohet importi i 6000 tonë mbetjeve plastike në vit. Kjo sepse mbetjet e vendit nuk arrijnë të plotësojnë kapacitetet e fabrikës.

Pjesëmarrësit në takim u njohën fillimisht me proçesin teknologjik të riciklimit të mbetjeve, nga administratori, Vullnet Haka. Sipas shpjegimeve të tij mbetjet grihen, pastaj lahen, copetohen, u reduktohet lageshtira dhe pastaj kalojne ne procesin e riciklimit në temperaturat  200-250 oC ne te cilat ruhet e paprekur struktura e materialit qe riciklohet. Granulati i përfituar shërben si lëndë e parë për fabrikat e prodhimit të artikujve prej plastike si qese të zeza, plastmas serash, tuba uji etj. Nga uji i përdorur në fabrikë ne procesin teknologjik nje pjese e konsiderueshme riperdoret, ndersa pjesa tjeter pasi kalon ne procesin e dekantimit dhe filtrimit me filtra me cakull dhe gure , derdhet ne lume. Mbasi gjithe procesi zhvillohet ne pranine  e ujit, emetime në ajër nuk ka. Fabrika ka kapacitet për përpunimin e 2 tonë mbetjeve në orë dhe sipas administratorit ajo në muaj duhet të ketë të garantuar trefishin e kapacitetit të vet. Furnizimi me elektricitet bëhet nga një linjë 35 kV, pasi rryma transformohet në tension të mesëm. Kjo për të shmangur ndërprerjet e energjisë të zakonshme në rrjetin elektrik. Kjo fabrikë nuk punon dot me gaz për shkak të kontrollorit elektronik të temperaturave të shkrirjes së plastikës.

Fabrika “Etna Polimer” riciklon vetëm polietilen.

Në takim pjesëmarrësit patën mundësi të shtrojnë pyetjet e tyre si: çfarë mundësish punësimi do të krijojë funksionimi i fabrikës, a do të ndohtet përroi ku derdh ujin fabrika, sa është sasia minimale e mbetjeve që fabrika të jete rentabel, si rregullohet transporti i mbetjeve etj.

Administratori i fabrikës, Z. Haka, sqaroi pjesëmarrësit se fabrika ka disa muaj pa punë për shkak të furnizimit të pakët me mbetje plastike nga vendi. Mbetjet plastike në vend grumbullohen nga komuniteti rom dhe persona te tjere në kazanët e plehrave, në vendgrumbullimet e përhershme vendore të mbeturinave, ose në fabrika,tregje etj. Këto i shesin për ~25 lek/kg, zakonisht tek grumbulluesit e shumicës të cilët kanë vendgrumbullimin e tyre ku mund ti magazinojnë deri sa ja furnizojnë fabrikës. Pastaj grumbulluesit i transportojnë mbetjet në fabrikë, ose kjo i transporton vetë.

Një problem i mbeturinave plastike në Shqipëri është që për shkak të mungesës së grumbullimit të diferencuar mbetjet janë të papastra dhe kjo shton kostot e proçesit të ndarjes së tyre si dhe të përpunimit në fabrikë dhe gjithashtu ndikon edhe ne cilesine  e produktit perfundimtar qe prodhohet prej kesaj lende te pare. Sidomos mbetjet që transportohen me makinat e plehrave në vendgrumbullimet e përhershme, janë pothuaj të papërdorshme. Psh. fabrika nuk punonte me mbetje plastike të vendgrumbullimit të mbeturinave. Sipas administratorit të fabrikës importi i mbetjeve të pastra nga jashtë, do të ndihmonte dhe përpunimin e mbetjeve shqiptare. Por fabrika normalisht do të preferonte mbetjet e vendit ndaj atyre të huaja, sepse importi ka kosto më të larta transporti.

Fabrika ka varur shumë shpresa tek ligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili do të vendosë grumbullimin e diferencuar të mbetjeve. Sipas Z. Haka, nëse realizohet plani i grumbullimit të diferencuar të mbetjeve në Shqipëri, atëhere kapacitetet e fabrikës plotësohen me mbetje nga vendi, pa pasur nevojë për import.

Sipas përfaqësueses së shoqërisë së administrimit të mbeturinave në qarkun Korçë, prezente në takim, zj. Vjollca Kostreci, në Korçë së shpejti do të fillojë një fushatë sensibilizimi për grumbullimin e diferencuar të mbeturinave. Do përdoren dy lloj koshash: për mbeturina organike dhe për inorganike. Kurse në shkolla është menduar të vihen 4 lloje koshash. Mbeturinat inorganike ndahen në të riciklueshme dhe të pariciklueshme. Ato te pariciklueshmet digjen.

Për potencialet e punësimit Z. Haka sqaroi se fabrika mund të punësojë deri në 40 punonjës të brendshëm dhe mund të kontraktojë 1000 grumbullues mbeturinash. Ajo ka investuar në trajnimin si të punonjësve dhe të grumbulluesve të mbeturinave.

Ka një ide ndër kompanitë e riciklimit që te bashkerendohen te gjitha kompanite e interesuara te riciklimit te metaleve, plasikes, kartonit , etj. per te ngritur pika te perbashketa grumbullimi per te gjitha rrymat ne menyre qe te rritet sasia e grumbulluar dhe të ulen kostot, duke garantuar keshtu edhe sasi dhe cilesi me te larte te mbetjeve te grumbulluara.

Riciklimi nuk ka ndonjë ndihmë të veçantë nga shteti. Në Maqedoni psh. grumbulluesve të mbetjeve u jepet një rimbursim në bazë të sasisë së grumbulluar.

Në përfundim të takimit pjesëmarrësit nuk kundërshtuan dhënien e lejes së importit të mbeturinave.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: