Posted by: ekolevizja | March 23, 2012

Ndryshimet klimatike dhe rrjedhat e lumenjve

23/03/2012

Një analizë globale e efektit të mundshëm të ndryshimeve klimatike në basenet e lumenjve tregon se lumenjtë , të ndikuar nga digat apo zhvillimi i gjerë industrial e bujqësor , do të kërkojë ndërhyrje të rëndësishme në menaxhimin e tyre për të mbrojtur ekosistemet dhe njerëzit .

Një analizë globale e efektit të mundshëm të ndryshimeve klimatike në basenet e lumenjvetregon se lumenjtë , të ndikuar nga digat apo zhvillimi i gjerë industrial e bujqësor , do të kërkojëndërhyrje të rëndësishme në menaxhimin e tyre  për të mbrojtur ekosistemet dhe njerëzit . Kjo bëhet e ditur nga një studim i Frontiers in Ecology and the Environment .

Në këtë studim theksohet se si rezultat i ngritjes së digave për hidrocentrale apo për vaditje  ,lumenjtë në mbarë botën kanë përjetuar ndryshime të mëdha në rrjedhën e tyre , është uluraftësia e natyrshme ujëmbledhëse . Duke pasur parasysh ndryshimet e pritshme në nevojatglobale klimatike dhe të ujit, kjo mund të çojë në probleme serioze për ekosistemet dhe njerëzit.

Në analizën e tyre autorët kanë kombinuar skenarë të ndryshëme me ndikimin e digave nëbasenet e lumenjve dhe rezultatet janë prezantuar në hartat që ilustrojnë ndryshimet e pritëshme . Parashikimet tregojnë se çdo pellg ujëmbledhës i populluar në botë do të përjetojë ndryshime si pasojë e ngrohjes glpbale e pasojave të saj . Në disa zona pritet të ketë rritje të mëdha nëfenomenet e përmbytjeve , ndërkohë që zona të tjera do të përjetojnë stresin e mungesës së ujitpër të përmbushur nevojat e banorëve . Studimi gjithashtu tregon se gati një miliard njerëz jetojnë në zonat që mund të kërkojnë veprime në përmirësimin e gjendjes dhe rreth 365 milionë të tjerë jetojnë në basenet ku duhet të ndërhyhet që sot .

Veprimet specifike, restaurimi proaktiv , rehabilitimi dhe menaxhimi janë disa nga rekomandimet që jepen për të rritur elasticitetin e ekosistemeve të brigjeve të lumenjve dhe për të minimizuar ndikimet. Këto përpjekje do të ulin rreziqet për këto ekosisteme dhe njerëzit që banojnë në to janë më pak të kushtueshme se përpjekjet që do të bëhen kur problemet janë kthyer në fakte . Studimi i bën thirrje liderëve politikë të botës për të vënë në jetë programe të menjëherëshme në këtë drejtim .

Agim  DALIIPI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: