Posted by: ekolevizja | February 16, 2012

“TE MEDHENJTE “ E NDOTJES NUK PRANOJNE TAKSEN E AVIACIONIT


» 16/02/2012 – 09:10

Vlerësimet sugjerojnë se aviacioni është përgjegjës për për 3 për qind të emetimeve globale të karbonit dhe , veç kësaj, linjat ajrore nuk tatohen as në karburantet e tyre.Kjo merr vlerë më të madhe në Evropë , sepse në të kalon 40-50 për qind e trafikut botëror të aviacionit .

“TE MEDHENJTE “ E NDOTJES NUK PRANOJNE TAKSEN E AVIACIONIT Në atë që u quajt “ Platforma e Durbanit “ u kërkua (klauzola 2 ) që të vendosej me zbatim të detyruar dhe taksa mjedisore e aviacionit duke i quajtur dhe emetimet nga ky mjet transporti si shkele të sovranitetit të vendeve . Por fakti është se kjo është kthyer në një luftë tregëtare , sidomos midis BE-së dhe vendeve të mëdha , që sjellin dhe ndotje të tilla . Përpjekjet e BE-së , duke filluar që nga janari i këtij viti , për të vënë në jetë Skemën e ë Tregtisë së Shkarkimeve (ETS) , kanë hasur kundërshtimet e SHBA-së , Kinës , Indisë etj..duke ulur shpresat për një marrëveshje detyruese globale deri në vitin 2015. Vlerësimet sugjerojnë se aviacioni është përgjegjës për për 3 për qind të emetimeve globale të karbonit dhe , veç kësaj, linjat ajrore nuk tatohen as në karburantet e tyre. Kjo merr vlerë më të madhe në Evropë , sepse në të kalon 40-50 për qind e trafikut botëror të aviacionit . Megjithë që nga studimet e agjensisë finaciare Bloomberg , kostot e kësaj takse kanë një ndikim relativisht të vogël në fluturime, pasi ato përbëjnë rreth 1 për qind të kostove të karburantit . Pra nëse problem nuk është kostoja, atëherë ku qëndron çështja? Analistët thonë se është më shumë një luftë politike sesa mbrojtje e linjave ajrore nga shpenzimet . Kina njoftoi e para se zyrtarisht se ndalon kompanitë ajrore të bashkohen me skemën e BE-së për karbonin . është një pengesë ndaj tregtisë . Të njëjtën deklaratë ka bërë dhe India duke u justifikuar me shkallën e tyre të tanishme të zhvillimit dhe nivelin e varfërisë . Ndërsa SHBA , veç kërkesë së përfshirjes në skemë të të gjithë vendeve , nuk ka miratuar akoma ligjin në senat dhe , aq më tepër që ligji duhet miratuar edhe nga të gjithë shtetet e saj , gjë që do ta zgjasë miratimin e zbatimin e tij , në se kjo do të bëhet .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: