Posted by: ekolevizja | October 14, 2011

KOSTOT E VERTETA TE MJEDISIT

14/10/2011

Sa kosto ekonomike e financiare ka ruajtja e mbrojtja e ekosistemeve ? Çfarë kosto mbart shfrytëzimi tyre dhe sa rëndon kjo në ekonomitë e vendeve sot dhe sa më e madhe do të jetë nesër ?

KOSTOT  E  VERTETA  TE  MJEDISIT

Agim DALIPI
Vitet e fundit alarmi për nivelet e emetimit të gazeve serrë , dhe kryesisht të dyoksidit të karbonit, kanë ardhur përherë duke u rritur . Problemi i ngrohjes globale , si dhe ndryshimet klimatike si pasojë e saj, kanë zënë vend në axhendat e politikëbërësve e vendimmarrësve në të gjithë botën .Përpjekjet e njerëzimit , që në një farë mënyre filluan me samitin e Rio de Zhaneiros kanë vazhduar deri në konferencën e Kopenhagenit . koncepti i shërbimit ndaj ekosistemeve “ECOSYSTEM SERVICES”, futur nga ekonomistët Hermann Daly dhe Robert  Costanza në vitet 90-të , po gjen zbatim në politikat e shumë vendeve . 
   Por sa kosto ekonomike e financiare ka ruajtja e mbrojtja e këtyre ekosistemeve ? Çfarë kosto mbart shfrytëzimi tyre dhe sa rëndon kjo në ekonomitë e vendeve sot dhe sa më e madhe do të jetë nesër ?
  Çdo ditë shfrytëzojmë , edhe në mënyrë të vetëdijshme përfitimet që na ofrojnë ekosistemet natyrore. P.sh. sa na shkon mendja për kërpudhat e bakteret që ndihmojnë  lëndët e para të kthehen në terren pjellor , që është themelor për rritjen e bimësisë. Rigjenerimi i tokës është një shërbim themelor për zhvillimin e bujqësisë. Por të kuptuarit është vetëm fillimi. Ka disa kohë që shkenca ka filluar të përcaktojë mënyrat e vlerësimit të vlerave ekonomike të biodiversitetit dhe të shërbimeve i ofron njerëzimit . Nga të parat e këtij lloji ishte studimi i publikuar në revistë “Nature” në 1997 që , jo pak shkatoi dhe habi . Në të përllogaritjet treguan se , për vitin 1996, prodhimi botëror bruto , ose më mirë , pasuria ekonomike e dalë nga përorimi, transformimi dhe modifikimi i burimeve natyrore , ishte rreth 28 mijë miliardë dollarë. Por vlera ekonomike e ardhur nga shërbimet që sjellin ekosistemet , ishte rreth 38 mijë miliardë. 
   Llogaritja (qe ka marre emrin-green accounting-llogaritja e gjelber) është bazuar në 17 shërbime të ekosistemeve (si rregullsia e klimës dhe përbërja e gazeve në atmosferë , kontrolli i erozionit , prodhimi i ushqimeve etj..) dhe të biomeve -pjesë të biosferë- si oqeanet, barrierat koraline , ligatinat, pyjet tropikale etj..Në vitin 2000 , në “Ecological Economics”, e përcaktonte këtë vlerë në masën 180 mijë miliard dollarë në vit.Të dhënat , për vështirësitë e përllogaritjes , janë të përafërta por , tregojnë atë që është theksuar nga shkenca se ekonomia botërore nuk i merr pothuajse fare në konsideratë vlerat e shërbimeve që vijnë nga ekosistemet .Për këtë kërkohet respekt më i madh dhe përdorim i qëndrueshëm i burimeve mjedisore dhe nevoja e rishikimit të sistemeve financiare kombëtare e globale , për të garantuar mbijetesën e njerëzimit për një periudhë sa më të gjatë.

Le të shohim disa shifra . Në kapacitetin e pyjeve për absorbimin e CO2, që shikohet si  një punë e mirëfilltë , kostoja arrin në një shifër të përafërt prej 214 dollarë për një hektar; për kontrollin ndaj përmbytjeve – 464 $ ; 374 $ për peshkimin sportiv; 492 $ për çlodhje e dëfrim  në  natyrë e deri tek shfrytëzimi i drurit për djegje me 14 $ për hektar .

  Nje shembull tjetër. Vetëm në Europë ka 3.271.000 hektarë me zoma të lagëta (ligatina ) që prodhojnë çdo vit një pasuri që çmohet me 300 milionë dollarë. Raporti i WWF International -“The Economic Value of the World’s Wetlands”, i pari i këtij lloji në botë , analizon 89 raste për një sipërfaqe prej 630.000 km2 ka llogaritur një vlerë ekonomike të kësaj hapësire të barabartë me 3.4 dollarë në vit .Nëse kjo vlerë të llogaritet për këto zona në rang botëror ( zonat RAMSAR- ku edhe Shqipëria ka tre zona –Karavastanë, Butrintin dhe liqenin e Shkodrës) , me një sipërfaqe prej 134 milionë di km2, vlera e tyre vjetore është rreth 70 miliardë dollarë.
    Le të hedhim një sy në koston njerëzore . Në raportin e nismës WEHAB të Kombeve të Bashkuara , dedikuar problemeve të ujit , theksohet se 1,2 miliardë njerëz nuk ka akses në ujin e pijshëm dhe 2,4 miliardë nuk kanë fare akses  për shërbimet higjenike . Në botë vdesin 6 mijë në ditë nga sëmundje të lidhura me mungesën e cilësinë e ujit, higjenën e dobat dhe mungesën e shërbimeve shëndetësore  ( rreth dy milion në vit), 4 nga 10 persona që jetojnë pranë baseneve hidrike kanë vështirësi në sigurimin e ujit , 30% e baseneve të mëdha hidrike në botë kanë humbur tre të katërtat e mbulesë pyjore dhe mbisgfrytëzimi i burimeve ujore për bujqësinë ka ulur më të paktën 160 miliardë metra kub ripërtëritjen e këtyre burimeve OKB-Statistikat e 2002.
   Bota ka vënë në përdorim edhe GDP (PBB) të gjelbër. Sa për shembëll Italia këtë të tregues e ka 6 miliardë euro në vit. Pra llogaritë duhen bërë në radhë të parë për ndikimin e mjedisit në  jetën e shëndetin e njerëzve . Por dhe përfitimet financiare duhen bërë , jo për të parë sa kemi fituar , por atë që mund të humbim qoftë nga pasojat e ngrohjes globale , qoftë nga veprimtaria njerëzore për të arritur në ekonominë e qëndrueshme dhe në ekuilibrin tonë me natyrën që e kemi shfrytëzuar për jetesën e mbijetesën tonë . 
    P.s.  “Millennium Ecosystem Assessment” u kërkua me nismën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së , në vitin 2000 në raportin e tij në Asamblenë e Përgjithëshmë : Roli i Kombeve të Bashkuara  në shekullin e 21-të. 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: