Posted by: ekolevizja | June 13, 2011

Globalizimi ekonomik dhe progresi i vertete

Nga Agim DALIPI
» 13/06/2011 – 12:26

GDP nuk na jep të dhëna për mirëqënien sepse ajo nuk mund të llogarisë shterimin e kapitalit njerëzor apo natyror. Kjo gjë është harruar kur flitet për zhdukjen e sistemeve apo njohurive lokale ekonomike, për rrallimin e pyjeve,tokave nën ujë apo fermave, për shterimin e naftës, mineraleve apo të ujrave nëntokësore, për vdekjet, shkatërrimet e sjella nga luftrat dhe katastrofat natyrore.Dhe gjithashtu GDP nuk llogarit koston e ndotjes dhe të përfitimeve jashtë tregut të shitjes, lidhur kjo me shërbimet ndaj ekosistemeve të siguruara nga vetë natyra .

NJE  KONTRAST  NE  RRITJE

Era e globalizimit është shoqëruar  nga përmirësime të dukshme në shumë fusha si  në indeksin e zhvillimit të shoqërisë, jetesës, prodhimin e drithërave,dhe në përhapjen e teknologjive të informacionit . Megjithatë dihet se treguesit e globalizimit s’kanë lidhje me katastrofat e mëdha mjedisore dhe humane mbi planet.Ato maskojne padrejtesitë e mëdha në shpërndarjen e burimeve  dhe dështojne  në  rënien e  mirëqënies , qe vjen si pasojë e humbjeve në komunitet ,kulturë dhe mjedis. Diskutohet , për shembull se GDP dështon si masë e vërtetë për rregullimin e mirëqënies   sociale. Ndërkohe që ajo mat vlerën ekonomike të konsumit ,nuk thotë asgjë për  cilësinë e jetës. Në 1906, ekonomisti I. Fischer përdori termin “te ardhurat  psiqike-mendore” për të përshkruar përfitimet e vërteta të të gjitha aktiviteteve social-ekonomike. “Të mirat materiale dhe shërbimet nuk  vlerësohen  në fakt  për vete , argumentoi ai , por në proporcion  me kënaqesinë psiqike që marrim nga to.  Nivelet e larta të konsumit mund ose jo  të kenë lidhje me një nivel më të mirë jetese në qoftë se konsumi do te jetë i dëmshem për shëndetin personal ,të të tjerëve ose të mjedisit.

GDP nuk na jep të dhëna për mirëqënien sepse ajo nuk mund të llogarisë shterimin e kapitalit njerëzor apo natyror. Kjo gjë është harruar kur flitet për zhdukjen e sistemeve apo njohurive lokale ekonomike, për rrallimin e pyjeve,tokave nën  ujë  apo fermave, për shterimin e naftës, mineraleve apo të ujrave nëntokësore, për vdekjet, shkatërrimet e sjella nga luftrat dhe katastrofat natyrore.Dhe gjithashtu GDP nuk llogarit koston e ndotjes dhe të përfitimeve jashtë tregut të shitjes, lidhur kjo me shërbimet ndaj ekosistemeve të siguruara nga vetë natyra . GDP ka gjithashtu të meta , sepse ajo llogarit shpenzimet e luftes si permiresim i mireqenies sociale edhe pse teorikisht ,shume mire,cfare bën  shpenzimi  ushtarak ,është  te mbaje mireqenien ekzistuese nepermjet demtimeve.

Shifrat e te ardhurave dhe te tregetise jane duke u rritur gjithashtu sipas treguesve makroekonomikë. Rritja per person e te ardhurave nuk thote asgje per shperndarjen e asaj te ardhure; mund te bie  per shumicen, te arrije majat  per nje pjese te vogel , dhe prape te tregoje si perfundim fitim te pergjithshem.Ne te vertete, nderkohe qe te ardhurat per person u ngriten me 9 % ne Shtetet e Bashkuara ne 2005,e gjithe kjo rritje shkoi per 10 % të popullsise që  janë më  të  pasurit . Ne menyre te ngjashme, nje komb mund te kete ngritje te menjhershme te vellimeve tregtare por: humb vende pune te panumerta qe eksportohen ne rajone “me te efektshme” ,behet me i cenueshem sepse vertet ekonomia e tij behet me e specializuar por humb nivelin e vet-vendosmerise ekonomike dhe keshtu zoterimi dhe kontrolli mbi vendimmarrjet ekonomike zhvendoset per tek  zyra me te largeta te koorporates.

Treguesit tradicionale te mikroekonomise per bizneset dhe institucionet po vjetrohen gjithashtu. Cmimi baze i nje kompanie mund te ngrihet sipas burimeve te reja te fitimit, shkrirjeve te kompanive etj,por me mijera njerez mund te ndjejne perbuzje per pagat CEO te pahijshme dhe per nje perqendrim me te madh te fuqise se tregut. Ne agrikulture, konglomeratet globale jane bere shume te afte ne permiresimin e efikasitetit te prodhimit te ushqimit kur matet me prodhim per dollar. Ne te njejten kohe ,sasia e ushqimit per hektar ka patur renie krahasuar me ate qe prodhohej ne ferma me te vogla qe supozohet te jene me pak te efektshme, duke krijuar  keshtu “shkretetira ushqimore” ne disa nga regjionet  agrikulturore me produktive.  Dhe si perfundim,ne nivel personal,duhet matur progresi ekonomik nga permasat e pagave, aksionet baze ,shtepite apo ndoshta edhe nga  numri I televizoreve plasma, kompjuterave etj…

E VERBER  NDAJ  KRIZAVE  EKONOMIKE , SOCIALE  DHE  MJEDISORE

        Katastrofat me tragjike njerezore dhe natyrore te 5 viteve te fundit kane qene te pa vena re nga llogaritjet e GDP. Ne Sudan ,per shembull, per person GDP është rritur me 23 %  ne kete dekade,nderkohe qe 600,000 njerez  kane qene ne rrezik ose duke vuajtur urie si pasoje e nje thatesire te tejgjate ne 2001.Gjithashtu me shume  se 400,000 njerez u vrane atje dhe rreth 2.5 milione te tjere u shperngulen nga genocidi I pretenduar I Darfurit ndermjet viteve 2003 dhe 2007. Ne menyre te ngjashme ne Sri Lanka ,cunami qe vrau te pakten 36,000 njerez dhe shkretoi infrastrukturen bregdetare ne 2004, nuk preku rritjen e vazhdueshme te GDPs se ketyre vendeve.

Ne periudhen  2003 -2005 ,Shtetet e Bashkuara harxhuan mbi $1.4 trilion per mbrojtje($188 bilion per luften ne Irak) dhe vuajti humbje te medha si pasoje e Uraganit Katerina . Megjithate GDP atje vazhdoi te rritet. Pabarazia e te ardhurave te amerikaneve ne 2005 arriti nivelet  e saj me te larta qe nga viti 1928.

E verber ndaj krizave ekonomike, sociale dhe mjedisore GDP deshton ne pranimin e faqes bosh te materializmit. Nje fushe  qe do perhapet shume shpejt e quajtur “hedonics” kombinon ekonomine dhe psikologjine ne perpjekje per te arritur nje mirekuptim me efikas ne ate cfare quajme: ndjenja te kenaqesise apo dhimbjes, te interesit dhe merzitjes, te gezimit apo te brenges”  .

Nje organizem I madh dhe I fuqishem kerkimi per hedoniket konfirmon ate cfare njerezit

e dine intuitisht : pas nje “pragu” te caktuar, shendeti I shumte material është nje zevendesues I varfer per kohezionin (terherqjen reciproke) e komunitetit , maredhenieve te shendetshme me njeri-tjetrin , sensin “per te patur nje qellim”, lidhjen me natyren dhe dimensioneve te tjera te lumturise njerezore.

Ne librin e tij te fundit “Ekonomia e thelle” Bill McKibben na jep nje pershkrim te shkelqyer  te zbulimeve ne kete fushe. Nje zbulim per shembull është se  tek personat me te  ardhura  me te larta se afersisht  $10,000, vihet re se  lidhja reciproke midis lumturise se personit dhe te ardhurave nuk ekziston me.

Duke iu referuar Bankes Boterore , treguesit e ekonomise servirin tre funksione baze: ata sigurojne matjen e shendetit, ndihmojne ne trajtimin e politikave per zhvillim dhe informojne shtetasit mbi menaxhimin e ekonomive te tyre keshtu ata mund te bejne nje zgjedhje te pershtatshme politike duke u  perpjekur te kontrollojne qeverite e tyre. Per te perfundur te gjithe kete ,duket qarte se disa tregues jane te nevojshem.

ZHVILLIMI  I  QENDRUESHEM , KUFIRI  I  FUNDIT

Ne pergjigje te zymtesise se realitetit te ndryshimit te klimes,te shterimit te resurseve, te kolapsit te ekosistemeve,te cenimit te ekonomise dhe krizave te tjera te shekullit te 21, po shqyrtohet nje konsensus midis shkencetareve, qeverive dhe shoqerise civile rreth nevojes per nje kalim te shpejte por te menaxhueshem drejt  sistemeve ekonomike ku progresi matet me permiresime te mireqenies e jo  ne zgjerimin e shkalles dhe qellimive te aktivitetit ekonomik te tregut.

Ne duhet te matim progresin ekonomik duke llogaritur se sa pak mund te konsumojme dhe te arrijme nje cilesi me te mire jetese .Ne duhet ta matim progresin duke llogaritur se sa shpejt mund te ndertojme nje  platforme energjie te rinovueshme , te perballojme nevojat e njerezve, te shkurajojme konsumin  e  tepërt dhe te investojme e jo te shkretojme kapitalet natyrore e kulturore. Ne na duhet nje sistem ekonomik qe zevendeson  konkurencen brutale e te padobishme midis kombeve, bizneseve dhe individeve me ate sistem qe na bashkon neve te gjithe ne struktura bashkepunuese per te zgjidhur problemet me urgjente te civilizimit.

Ne na duhet nje sistem ekonomik qe vendosmerisht “strehohet” ne limitet ekologjike ne Toke dhe qe drejtohet nga tradita shpirterore dhe etike.   Ne na duhet nje sistem ekonomik qe është ndryshe, i pershtatshem dhe elastik!

Te gjithe keto objektiva  mund te grupohen nen nje titull per zhvillim te qendrueshem: “Kufiri  i fundit  per progresin ne shekullin e 21”.

Ne 1987 Komisioni Boteror mbi Mjedisin dhe Zhvillimin e percaktoi  zhvillimin e qendrueshem si  “nevojat e se tashmes pa kompromentuar aftesine e gjenerates se ardhshme per te ndeshur nevojat e tyre ”. Qe prej  atehere ka pasur nje shtim te shpejte te stukturave duke i dhene permbajtje ketij percaktimi baze duke specifikuar e qartesuar  qellimet ,objektivat, standartet dhe treguesit  e zhvillimit per shoqerite si nje e tere, per  sektore te gjere ekonomike dhe per institucione individuale. Ne “The Sustainability Revolution” , A. Edwards sugjeron 7 objektiva  te perbashketa te te gjthe sistemeve : administrim, respektimi i limiteve, ndervartesi, ristrukturim ekonomik, marketing i drejte,

perspektive shume-gjeneratash dhe natyra si model dhe si mesuese…

Administrim, respektimi i limiteve, ndervartesi, ristrukturim ekonomik, marketing i drejte, perspektive shume-gjeneratash dhe natyra si model dhe si mesuese…

Ne duhet te matim progresin ekonomik duke llogaritur se sa pak mund te konsumojme dhe te arrijme nje cilesi me te mire jetese

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: