Posted by: ekolevizja | May 20, 2011

Pakti europian i kryetareve te bashkive

20/05/2011

Komisioni Evropian ka krijuar Paktin e Kryetarëve të Bashkive e Komunave, një nismë për të përfshirë qytetet në qëndrueshmërinë mjedisore

Konsumi i energjisë në nivel evropian është në rritje ,sidomos në qytetet dhe tani ky konsum është përgjegjës për më shumë se 50% të emisioneve të gazrave serrë shkaktuar direkt ose indirekt nga përdorimi i energjisë prej njeriut . Për këtë , në drejtim të reduktimit të  emisioneve , rritjes së efefektshëmisë së përdorimit të energjisë dhe përdorimin më të madh të burimeve të energjisë së rinovueshme BE ka ndërmarrë nismën 20-20-20 , që deri në vitin 2010 të reduktohen emisionet 20% e të rritet prodhimi i energjisë së rinovueshme 20%.

Këto detyra jonë kërkojnë edhe bindjen e  konsumatorëve  por , ndofta më tepër  të vendimmarrësive që prodhimi i energjisë së qëndrueshme duhet të ofrojë përfitime të qarta e të shpejta.   Nga strukturat e qeverisjes, më afër se kushdo me konsumatorin , por dhe problemet e zgjidhjen e tyre  , janë institucionet e qeverisjes vendore. Ata , sigurisht me bashkëpunimin , partneritet e ndihmën e qeverisjes qendrore , kanë edhe mundësitë më të mëdha në drejtim të ndikimit në komunitet për rrijen e shkallës së ndërgjegjësimit e gjithashtu edhe për programimin dhe vënien në  jetë të nismave në zhvillimin e bashkive e komunave me drejtim të qëndrueshëm.
Në këtë drejtim, që nga viti  2008, Komisioni Evropian ka krijuar Paktin e Kryetarëve të Bashkive e Komunave, një nismë për të përfshirë qytetet në qëndrueshmërinë mjedisore me qëllim për të rritur vetëdijësimin publik dhe për të nxitur prodhimin e qëndrueshëm të energjisë dhe përdorimit e saj të efektshëm qoftë në komunitet , OJQ-të , kompanitë private dhe autoritetet publike në të gjithë Europën. Kjo ka bërë qëautoritetet lokale të njihen si aktorë të vërtetë në luftën kundër ndryshimeve klimatike , në partneritet e bashkëpunim me strategjitë e qeverive kombëtare .

Në këtë pakt , deri tani , kanë aderuar 2418 bashki e komuna europiane me një popullsi totale prej mbi 125,5 milionë banorë të cilat kanë ndërmarrë nisma të shumta për zhvillimin e  qëndrueshëm ndaj energjisë , shtimit të sipërfaqeve të gjelbra , menaxhim të mbetjeve urbane , transportit etj…

Për më tepër : http://www.eumayors.eu/index_en.html

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: