Posted by: ekolevizja | April 17, 2011

Per nje qytet te gjelber


» 17/04/2011 – 20:27

ARDIAN  KOLLOZI , KANDIDAT  I  “ ALEANCES  PER  QYTETARIN “

PRIORITETET 

Realiteti i sotëm në Vlorë, ku problematikat janë të shumta dhe të gjithanshme , na përcakton të nisim me front të gjerë punën tonë.

Vizioni ynë për qytetin e sheh Vlorën të projektuar në vitin 2030. Pikërisht kohëzgjatja e politikave të zhvillimit është tipari që na diferencon, nga mënyra e deritanishme e qeverisjes, kur gjithçka është bërë nga motivi i përfitimit të shpejtë: Vlora e vitit 2030, qytet policentrik, qendër e madhe rajonale e zhvillimit ekonomik, me zhvillim turistik të qëndrueshëm, me transport detar, hekurudhor dhe rrugor, qendër e fuqishme shërbimesh bankare, agjencish turistike, qytet me zhvillim shkencor dhe akademik, qytet me ofertë kulturore të pasur, qyteti i ëndërruar nga banorët e saj dhe i vizitueshëm gjatë gjithë vitit.

Prioritetet strategjike për 4 vjetët e ardhshëm do të jenë: zhvillimi i qëndrueshëm urban; infrastruktura urbane; zhvillimi i qëndrueshëm turistik. Zhvillimi i qëndrueshëm urban nënkupton: një zhvillim që kënaq kërkesat e brezit të sotëm, pa kompromentuar kapacitetin e brezave te ardhshëm për të përmbushur nevojat e veta. Një zhvillim i tillë arrihet duke pasur parasysh  parimet : cilësinë mjedisore, zgjatjen e horizontit kohor të politikave të zhvillimit.

Studimi urbanistik, master plani, që do të sjellë pasqyrimin dhe zhvillim të qytetit të Vlorës, ne po mendojmë për Vlorën e 30 viteve të ardhshme, problemi i pastrimit, parësor mbetet ndërtimi i landfield-it. E mandej, disiplinimi i mbetjeve urbane, evadimi i mbetjeve inerte, etj. Politikat ekonomike, të tilla për të lehtësuar barrën fiskale dhe krijimin e hapësirave dhe frymëmarrje për biznesin, me qëllim shtimin e iniciativës. Trafiku dhe transporti, ndërtimi i rrugëve dhe plotësimi me infrastrukturë i qytetit, konkretisht ndërtimi i unazës së madhe dhe të vogël, by pass-i, gjurmë të reja rrugësh, sistemi i tyre në bazë të standardeve, ndriçim, sinjalistikë, trafikndarësa, etj.

Zgjidhja e  problemit të trafikut, infrastrukturës, plehrave dhe gjelbërimit

Ne do ta pajisim Vlorën me një masterplan, ku të kemi përcaktuar në mënyrë të qartë dhe të prerë, Vlorën e pas 30 vjetëve, ku zhvillimi i transportit publik do të jetë vëmendja jonë kryesore; ndërtimi i unazës së madhe dhe të vogël të qytetit, pajisja me një linjë tramvaji do të jenë projektet e menjëhershme të radhës.

Këto projekte janë në përputhje me politikat tona mjedisore, pasi efekti i tyre për pakësimin e trafikut, kursimin e energjisë, mbrojtjen e ajrit së bashku me vendosjen e korsive për biçikleta dhe projektet e mëdha për gjelbërimin, do të jenë hapa të sigurt drejt “qytetit të gjelbër” që ne synojmë të ndërtojmë. Rigjenerimin e sipërfaqeve urbane, ndriçimin, orientimin e lëvizjes drejt vijës bregdetare me ndërtimin e “lungomare” sidomos gjatë muajve të verës, Vlora policentrike (me disa sheshe, veç qendrës historike), duke stimuluar në këtë mënyrë jetën e natës, për argëtim në një qytet të sigurt.

Projekte tona janë në përputhje me politikat tona mjedisore, pasi efekti i tyre për pakësimin e trafikut, kursimin e energjisë, mbrojtjen e ajrit së bashku me vendosjen e korsive për biçikleta . Projektet e mëdha për gjelbërimin, do të jenë hapa të sigurt drejt “qytetit të gjelbër”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: