Posted by: ekolevizja | April 17, 2011

Per Durresin

17-04-2011

FERDINAND XHAFERRAJ : NJE DURRES ME TE MIRE PER GJENERATAT E ARDHESHME VANGJUSH DAKO : QYTETI ME PRANE EUROPES SE KURRE

FERDINAND  XHAFERRAJ  : NJE  DURRES  ME  TE  MIRE  PER GJENERATAT  E  ARDHESHME

Zhvillimi urban

Plani i përgjithshëm rregullues, për një qytet, është kushtetuta e zhvillimit të tij. Durrësi nuk e ka një të tillë dhe kjo është një nga arsyet që qyteti ka këtë zhvillim kaotik, jo vetëm në ndërtime, por edhe në jetën shoqërore, në zhvillimin ekonomik, etj. Kjo është bërë me dashje për të përfituar nga klientelizmi. Durrësi do të ketë shumë shpejt planin e përgjithshëm rregullues, i cili do t’i japë fund ndërtimeve kaotike dhe çdo qytetar që kërkon të zhvillojë pronën e tij do t’i ketë të qarta mundësitë e zhvillimit .

Vizioni për qytetin

I gjithë programi është parashikuar t’u shërbejë qytetarëve. Krahas investimeve publike, një shtysë tjetër e fortë për zhvillimin e qytetit do të jetë sipërmarrja private, për të cilat parashikohet të ulen taksat deri në 50 përqind në fund të mandatit. Të gjitha këto do të rrisin zhvillimin e qytetit, duke gjeneruar më tepër të ardhura dhe duke ulur papunësinë . Ne duhet të kemi një Durrës më të mirë edhe për gjeneratat e ardhshme duke patur parasysh rëndësinë që ka hartimi i projekteve për të përcaktuar vizionin e qytetit për dekadat që vijnë.

VANGJUSH  DAKO  : QYTETI  ME  PRANE  EUROPES SE  KURRE 

Mbetjet urbane

Jemi një nga Bashkitë e para  që ka hartuar, në bashkëpunim me Ndërkombëtarët,  Planin Lokal të Menaxhimit të mbetjeve bashkiake dhe një rregullore e re do të vihet në zbatim së shpejti me miratimin e këtij plani, me qëllim përmirësimin e cilësisë të pastrimit të qytetit dhe për një menaxhim të integruar të mbetjeve urbane . Në sajë të iniciativës të stafit të bashkisë, nga ky plan po përfitojnë edhe komuna të tjera të Qarkut Durrës me përcaktimin e një landfilli sanitar, ku potencialin më të madh e ka Bashkia e Durrësit .

Ky eshte vizioni yne per te ardhmen! Vizioni ynë Europian!

Ky është Durrësi që ne kemi projektuar katër  vite më parë. Kjo është  oferta jonë për bashkëqytetarët, për ta cuar përpara këtë projekt edhe 4 vitet e ardhshme. Një qytet ku ia vlen të jetosh, të krijosh familjen, të ngresh sipërmarrjen tënde, të shijosh mrekullinë e detit e të marrësh frymë përditë mes trashëgimisë  të qytetit më antik të bregut të  Adriatikut.  Qyteti  që na bën të ndihemi  krenar, qyteti që sot më shumë se kurrë është më pranë  Europës!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: