Posted by: ekolevizja | April 17, 2011

Beteja per Durresin dhe Mjedisi

Nga Arben HASANAJ
» 17/04/2011 – 14:49

Me një sipërfaqe që shkon në 430 km katrorë Durrësi ka një vijë bregdetare prej 61.8 km dhe një vijë tokësore prej 52.4 km. Qyteti nga viti 2010 ka kaluar shifrën e 200 mijë banorëve duke rritur kështu disa herë numrin e popullsisë që nga viti 1990,  kur dhe filloi një migracion i fortë. Shumë persona lanë qytetin për tu larguar jashtë vendit, ndërsa ardhjet kësaj here nga qytete të tjera të Shqiperise ishin të jashtëzakonshme.

Në vitin 2011 qyteti ,edhe pse ka nje mesatare të prodhimit te mbeturinave sa gjysma e mesatares së vendeve të BE, ato as nuk ndahen në kontenitorë të posaçëm si rrjedhim i një kulure të ulët riciklimi, që do të ndihmonte në reduktimin e impaktit negativ në mjedis. Por mbetjet janë aktualisht në një hapsirë pak kilometra nga qëndra urbane dhe përpunimi i tyrë njeh vetëm djegien në natyrë me pasoja të rënda për mushkritë tona. Në 20 vitet e fundit rëra e plazheve brënda vijës administrative të qytetit, e vetmja pasuri natyrore dhe që ndjell pushuesit është dhunuar nga ndërtimet pa leje, nga hedhja e inerteve në det, dhe një sjelljë makabër në sensin ekologjik që njerëzit kanë kryer me veprimtarinë e tyre.

Edhe pse nuk kemi të njëjtin legjislacion me vendet e BE-së, edhe ai që kemi ndalon hedhjen e inerteve në det, por askush nuk del në mbrojtje të mjedisit. Kontrolli i territorit siç është vendosur nga ligji aktual kryhet nga një sërë organizmash si Drejtoria Rajonale e Mjedisit, Policia Bashkiake, Drejtoria e Policisë së Qarkut, Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Higjenës. Po fakti që janë kaq shumë ente kontrolli , jo vetëm nuk ka ndaluar vrasjen e përditshme që i bëhet mjedisit , por duket se ia kanë lënë në dorë njëri-tjetrit pa bërë asgjë për të ndaluar dhe penalizuar shkelësit e jo më rikthimin në gjëndjen e mëparshme të hapësirës së dhunuar.

Durrësi nuk ka ende një qëndër për monitorimin e mjedisit. Që do thotë se nuk ka aftësinë për të bërë matje të elementëve të ndryshëm ndotës në qytet dhe që ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve. Pra jemi në vitin zero. Fondet e qeverisë për drejtoritë rajonale të mjedist janë inekzistente aq sa drejtoria ka 15 të punësuar nga të cilët 10 jane specialistë që merren me kontrollin dhe licensat. Mjete matëse të elementëve ndotës nuk ka.

Nuk ekziston kultura e këshillimit me publikun për vendime të rëndësishme dhe me impakt në jetën e komunitetit dhe nëse ka pasur ndonjë takim informues kjo ka ndodhur pas ndërhyrjes së mediave dhe shoqatave mjedisore, që për fat të keq janë shumë pak. Koncepti zhvillim i qëndrueshëm mbetet ende për tu kuptuar , jo vetëm nga qytetarët por dhe nga vetë institucionet vendim marrëse. Duket sikur po tallemi dhe po e qeshim atë plakun që edhe pse e dinte që nuk do jetonte aq gjatë sa të mblidhte frutat e fidanit që po mbillte, mendonte për brezat e ardhëshëm që do përfitonin. Në brezat e ardhëshem po i dënojmë me një ambient dhe mjedis që të vetmen garanci që jep janë fytet e kalbura. Gjithsesi nuk jemi vonë , mundemi ende ta përmirsojmë sjelljen tonë me mjedisin.

Nëse do flisnim për probleme po rendis një listë.

1. Mungesa e ndarjes së mbetjeve që prodhojnë familjet, në mbetje plastike, mbetje organike, mbetje metalike, mbetje letre apo mbetje qelqi . Pra mungojnë kazanët e posaçëm, që në blloqet e banimit nga ku do niste ndarja e tyre. Kjo do t’i jepte mundësi zhvillimi edhe industrisë së riciklimit dhe do të reduktonte ndjeshëm tonelatat e plehrave që aktualisht djegim në qiell të hapur. Këtu ka pak optimizëm pasi së fundmi një projekt i financuar nga Banka Botërore po vjen drejt përfundimit. Është caktuar dhe një zonë e mundëshme, po le të kryqëzojmë gishtat pasi konsultime me komunitetin e zonës ku do ngrihet landfilldi nuk janë bërë dhe shpresojmë që ky komunitetit të mos ketë kundërshtime pasi projekti mund të mbetëj i parealizuar.

2. Inertet dhe betoni kanë nisur me kohë të shkelin rërën dhe në plazhin e qytetit, por akoma nuk kemi një vullnet institucional për të ndërhyrë në bllokime dhe rikthim në gjëndjen e mëparshme. Sa më shume vonohemi aq më shume do rriten kostot e rikthimit në gjëndjen e mëparshme. Ndoshta në shumë raste do ta kemi të pamundur. Aktualisht porti është duke shtuar territore në kalatën lindore , po përfiton mijra metra katrorë duke hedhur dhera në det po e bën këtë jashtë  çdo parametri ekologjik duke rrënuar botën nënujore. E njëjta gjë po ndodh te zona e njohur me emrin Brryli në Currila ku në këtë rast është Bashkia ajo që po hedh dhera dhe inerte në det për të perfituar territore. E pra ka një mënyrë shkencore se si veprohet në këto raste por askush nuk e zbaton. Drejtoria Rajonale e Mjedisit ka bllokuar Bashkinë për këto punime, por nuk ka bërë të njëjtën gjë me portin edhe pse ndotja shkaktohet në të njëjtën mënyrë.

3. Ujrat e zeza dhe rrjeti i kanalizimeve është një sfidë më vete. Ka disa vite që flitet e merren zotime për shëndetësimin nga përpuniomi i këtyre ujrave para se të derdhen në det  çka do të thotë se tani ato përfundojnë në det të pa trajtuar dhe duke na ndotur. Tragjedia e gropave septike vazhdon

4. Ndotja nga ndërtimet është shumplanëshe. Nga njëra anë zvoglon hapësirat publike dhe me gjelbërim, ndërsa në krahun tjetër rritet dëndësia e  popullsisë në zona veçanërisht të qendrës së qytetit. Këtu pasojat janë më pak oksigjen për mushkritë dhe lëvizshmëri të mbushur me stres nga trafiku dhe ndotja që ai shkakton.

5. Një tjetër ndotje që ka pasoja psikologjike është ajo e pamjeve, ku ngado që hedh sytë ka objekte të papërfunduara  dhe një kontradiktë imazhi më shumë se sa dhunuese. Kodra e qytetit , dikur e gjelbër , tashmë është zhdukur plotësisht dhe tani që objektet janë pa përfunduar sytë të shohin skelete betoni disa katëshe.

6. Ndotja nga elementët industrialë , siç janë vajrat, impiantet e pularive apo dhe industritë  e vjetra e të reja që mendohet të vihen në jëtë. Problem mbetet legjislacioni që duhet plotësuar, ndërsa vetëm në 2010 , vrasësi me emrin lindan , u bë i matshëm në zonën e Spitallës. Ndotje e trashëguar nga para viteve 90 e që nuk është eliminuar ende. Bateritë e makinave po ashtu vazhdojnë të ndotin ende në Shkozet.

 

Koncepti – zhvillim i qëndrueshëm – mbetet ende për tu kuptuar edhe nga vetë institucionet vendim marrëse.

 

 

Nuk ekziston kultura e këshillimit me publikun për vendime të rëndësishme dhe me impakt në jetën e komunitetit

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: