Posted by: ekolevizja | April 15, 2011

Ish-keneta ose “Durresi i Ri”


» 15/04/2011 – 19:48

Dako dhe Xhaferraj per zonen e ish kenetes

XHAFERRAJ : Brenda katër viteve, i gjithë rrjeti i kanalizimeve në zonën e ish-kënetës do të pësojë ndryshime rrënjësore, duke u sistemuar dhe mbuluar . Njerëzit janë të parët.

Në katër vite, ne do t’i pajisim të gjitha kanalet me tubacione, dhe mbi to do të ndërtojmë rrugë të standardeve më të larta . Zona e ish-kënetës do të shndërrohet në pjesë integrale të Durrësit, nuk do të ketë asnjë ndryshim nga lagjet e tjera të qytetit . Investimet e kryera nga qeveria në këtë zonë dhe ato që do të realizohen në katër vitet e ardhshme do t’ia ndryshojnë krejtësisht pamjen zones . Çdo punë dhe vendimarrje do të bëhet në konsultim të plotë me komunitetin.

DAKO : Ish- zona e Kënetës, me plot të drejtë mund të quhet sot “Durrësi i Ri” dhe ndryshimet në këtë zonë tani janë të prekshme për të gjithë qytetarët .Bashkia e Durrësit ka në gjashtë rrugë , në ujesjëllës dhe furnizim me ujë të pijshëm , dy kanale të ish-kënetës janë mbyllur, duke u zëvendësuar jo vetëm me rrugë, por edhe me lulishte, stola dhe hapësira shplodhjeje për banorët e zonës.

Me këto investime është realizuar konkretisht: Shtrimi i rrugëve në gjatësi: 8499 metër linearë dhe ndërtimi i 54.891 m2 rrugë dhe sheshe. Janë ndërtuar rreth 7940 m2 trotuare, janë mbjellur 400 pemë dekorative, të cilat kanë përmirësuar gjelbërimin në këtë zonë. Ndryshime të thella ka pësuar edhe rrjeti i kanalizimeve të ujrave të bardha ku janë sistemuar rreth 4776 meter linearë dhe ai ujrave të zeza me 5727 metër linearë. Por ne jemi të vetëdijshëm se “Durrësi i Ri” do të dojë shumë kohë që të marrë qartazi profilin e një qendre të zhvilluar.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: