Posted by: ekolevizja | April 15, 2011

Fushekruja, mjedisi dhe dy kandidatet e saj-zgjedhjet 2011


» 15/04/2011 – 19:34

STAFUKA – dy prioritete kryesore të punës : ndërtimi i unazës së madhe që do të ulë së tepërmi nivelin e ndotjes në qytetet dhe rehabilitimi i lumit Zezë GJONI – Një vend të veçantë do të zënë kanalizimet , problemet e infrastrukturës rrugore, ndërtimit të rrugëve, por sidomos gjelbërimit të tyre.

FUSHEKRUJA  , MJEDISI  DHE  DY  KANDIDATET E  SAJ

Nga janari 2010, Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës, e mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme po zbaton projektin mbi “Përmirësimin e pjesëmarrjes qytetare në vendim –marrje”. 

  Objektivat kryesorë të këtij projekti janë përmirësimi i performancës, llogaridhënies dhe trasparencës në Bashkinë Durrës dhe Fushë – Krujë.  Ky projekt adreson nevojat e qytetarëve përmes vendosjes së një lidhje midis qytetarëve dhe pushtetit lokal. Kjo lidhje do të realizohet përmes një komisioni këshillimor  të ngritur në këto dy qytete.

   Kjo strukturë informale shërben si pararendës për ndërtimin e një partneriteti të suksesshëm dhe një mjet vital për çdo ndërmarrje planifikimi të komunitetit si dhe proçeseve të tjera që kërkojnë pjesëmarrjen e publikut. Në bazë të Ligjit të Decentralizimit dhe Ligjit për të drejtën e Informimit, Komisioni Këshillimor është një nga format e pjesëmarrjes qytetare në proçeset vendimarrëse që ndiqen në një shoqëri demokratike.

   Meqënëse viti 2011 është perudhë zgjedhjesh lokale, anëtarët e komisionit këshillimor në Fushë –Krujë kanë realizuar 2 takime me kandidatët potencialë për kryetarë bashkie në këtë qyteti  që u u realizua më datë 15.04.2011  me kandidatin e Alenacës për Qytetarin z. Bilal Stafuka dhe më 18.04.2011 me kandidatin e Aleancës për të Ardhmen z. Gjon Bardhi.

   Anëtarët e Komisionit Këshillimor përgatitën një sërë pyetjesh merrnin parasysh problematikat kryesore të qytetarëve të Fushë- Krujës dhe grupeve në nevojë .

  Nga problematikat kryesore të ngritura nga Komisioni Këshillimor ishin problemet e shumta të mjedisit si: ndotja e ajrit, mungesa e gjëlbërimit, përmbytjet e Lumit të Zezë, dëmtimi i ekosistemeve për shkak të gropave të gëlqeres etj.

   Plani i qeverisjes , paraqitur nga z. Stafuka është një vazhdimësi e punëve dhe projekteve të nisura nga kryetari aktual i Bashkisë Fushë – Krujë . . Sipas tij, gjatë këtyre viteve të qeverisjes së z. Mavriqi janë bërë investime për të rehabilituar ujrave të zeza, janë realizuar investime të shumta në infrastrukturë.

   Përgjatë 4 viteve të ardhshme, z. Stafuka premtoi realizmin e projektit të ndërtimit të unazës së madhe, ku brenda 6 mujave të parë të mandatit të tij do të jetë e përfunduar. Kjo do të ulë së tepërmi nivelin e ndotjes në qytetet, për shkak të uljes së densitetit të trafikut dhe moskalimit të mjeteve të rënda. Për uljen e ndotjes së ajrit do të shtohen sipërfaqet e gjëlbëruara dhe në fabrikën e çimentos do të vendosen filtra cilësorë. Do të përcaktohen qartë zonat për industrinë e rëndë dhe zonat e gjelbëra. Gjithashtu, do të zbatohet projekt plani për lumin Zezë, i cili kushton 5 milion euro.

   Sipas z. Stafuka dy prioritet kryesore të punës së tij në të ardhmen, janë ndërtimi i unazës së madhe dhe lumit Zezë, projektet e së cilave janë në vazhdimësi dhe ai siguron mbarimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.

   Edhe për z. Bardhi, kandidat i Aleancës për të Ardhmen, është shprehur se në plan të parë të prioriteve të tij janë rehabilitimi i lumit të Zezë dhe ndërtimi i Unazës së madhe. Sipas tij, ndërtimi i unazës së madhe i është prerë shiriti, por letrat e tenderimit nuk janë mbyllur.  Në platformën e tij të qeverisjes një vend të veçantë zënë kanalizimet, të cilat në qytetin e Fushë-Krujës janë realizuar në mënyrë preferenciale. Sipas tij, probleme të shumta ka mungesa e infrastrukturës rrugore, sidomos brenda lagjeve.  Do tu kushtohet vëmendje e veçantë jo vetëm ndërtimit të rrugëve dhe trotuareve, por sidomos gjelbërimit të tyre.

    Në lidhje me tecet e gëlqeres, z. Bardhi është shprehur se do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet përgjegjëse, pavarësisht ngjyrimeve politike, për të kërkuar sistemimin në parametrat mjedisorë të tyre. Sipas tij, shëndeti i qytetarëve nuk matet me ngjyrime politike, por me përgjëgjësi të institucioneve.

    Të dy kandidatët potencial për kryetar Bashkie shprehen të hapur dhe mbështetës për iniciativa të tilla të shoqërisë civile, për adresimin e nevojave të qytetarëve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: