Posted by: ekolevizja | April 14, 2011

Interviste me Z. Bashkim Kopliku

NJE KRYETAR BASHKIE DUHET TE KETE PROBLEM KRYESOR INVESTIMET QE NDIKOJNE TEK NJEREZIT Intervistë me z. Bashkim Kopliku , ish zv/kryeministër dhe aktivist në fushën e mbrojtjen së mjedisit , veçanërisht në Durres
» 14/04/2011 – 19:30

Futja e plehrave është një bombë , bombë është edhe futja e centraleve atomikë , futja e centraleve me qymyr dhe çdo lëndë djegëse tjetër .

Intervistë me z. Bashkim Kopliku , ish zv/kryeministër dhe aktivist në fushën e mbrojtjen së mjedisit , veçanërisht në Durres

– Ekolëvizja : Qeveria shqiptare ka në plan të bëjë shumë investime industriale në afërsi të Durrësit, park industrial, TEC-e, rafineri nafte , etj. Si mendoni për ndikimin e tyre mjedisor dhe për zhvillimin e Durrësit?

– B. Kopliku : Unë i shoh këto investime në Shqipëri edhe në prizmin se kush do t’i kontrollojë , si do të ndikojnë e si do të ruhet mjedisi prej tyre . A ka një nëpunës shqiptar që do t’i shkojë një firme private e t’i thotë se ke kaluar emetimin e CO2 dhe duhet të bëjë një investim për reduktimin e tyre që kërkojnë miliona euro ?  Pothuajse askush nuk e bën këtë . Nëpunësi do të marrë atë që do t’i japin dhe do të firmosë letrat se çdo gjë është në rregull . Ky është realiteti i sotëm shqiptar.

Kryeministri do të ndërtojë dhe një central atomik që mund të bëhet në Shkodër , Durrës apo diku tjetër dhe për mua e ka gabim . Por një central atomik , sado i leverdisshëm të jetë në çmim , është i rrezikshëm dhe një vetëvrasje po të bëhet në  Shqipëri  . U tregua vetvrasës në Japoni , një nga vendet ku punonjësit janë dhjetra herë më të aftë e të përgatitur se ata shqiptarë. Kjo ka bërë të mendohen gjermanët , të rimendohen dhe italianët , të cilët kishin marrë në kosideratë ndërtimin e tyre .

Në Durrës , një kryetar Bashkie , duhet të ketë problem kryesor jo Portin sepse nuk ka të bëjë vetëm me qytetin dhe merret qeveria me të , jo vetëm rrugët se dhe ato nuk kanë të bëjnë vetëm me Durrësin , por me atë që këto investime ndikojnë tek Durrësi e banorët e tij , që atakojnë direkt njerëzit . Për shembull porti i peshkimit që për mendimin tim ndërtimi i tij atje ku thonë është jo logjik . Vërtet mund të egzistojë një port i tillë peshkimi diku në jug të Francës që e kam parë dhe unë , por është kulturë krejt tjetër .

– Ekolëvizja : Për  tec-in dhe parkun industrial ka kohë që nuk po flitet . A janë prononcuar  kandidatët për bashkinë e Durrësit ne takimet me zgjedhesit?

– B. Kopliku : Me sa i kam ndjekur unë ka në përmbajtje një mungesë shumë të madhe transparence . Formalisht duket se gjithçka jepet por po të pyesësh diku se ku jemi me strategjinë , a do të ndërtohet tec-i , çfarë fuqie do të ketë , sa CO2 do të lëshojë , askush nuk të përgjigjet prerë . Kjo bëhet jo se nuk e dinë por sepse , e para , vetë janë tw pa qartw, ta lejojnë apo të mos ta lejojnë dhe e dyta është se duan ta kalojnë e ta bëjnë fakt të kryer pa pyetur grupet e interesit si ambjentalistët , shoqërinë civile dhe opinioni të jetë i papërgatur për tu kundërvënë . Dhe këtë e shoh si kryesore . Edhe kur është pyetur nga publiku për këtë nuk i është dhënë përgjigje por janë mbajtur shënime për tu përgjigjur më vonë për mungesë informacioni .

– Ekolëvizja : Në Këshillin e Qarkut na thanë se mjedisin e kanë prioritet në programet e tyre dhe të z. Xhaferraj . Ju si mendoni ?

– B. Kopliku : Shpresoj të jetë kështu . Unë kam dëgjuar vetëm gjëra që janë pro zhvillimit ekonomik . Dhe ky “zhvillim” ekonomik, në thonjëza, pa përmendur rreziqet , mua më ve në merak. Ne këtë rast une nuk e quaj më të tillë. Nuk e di sa e vërtetë është apo janë fjalë mediatike hyrja e atyre plehrave në Vlorë .Unë kam qenë në komitetin e Durrësit në vitin 1991 dhe kam jetuar ato mizat e tmerrshme dhe duhanin e rrezatuar nga Çernobili që u gropos diku .

– Ekolëvizja : Importi i plehrave , kur edhe Durrësi është port , mendoni se sjell rreziqe?

– B. Kopliku : Për mua futja e plehrave është një bombë , bombë është edhe futja e centraleve atomikë , futja e centraleve me qymyr dhe çdo lëndë djegëse tjetër . Së pari , në se bëhen duhet të bëhen me mendjen e Europës , sepse nuk kemi në Shqipëri as përgatitjen intelektuale dhe as mentalitetin e Europës që t’i aplikojmë dhe kështu ato nuk do të bëhen me ato kushte që duhen . Edhe po t’i pranojmë ne siç janë në letër , ato nuk realizohen dot . Ne jemi para faktit që në çdo sektor nuk zbatohen as këto ligje që janë sot . Imagjinoni po të vendosen ligje dhjetë herë më të shtërnguara dhe prap te jesh i rrezikuar.

– Ekolëvizja : A jeni optimist për të dy kandidaturat që kushdo te zgjidhet do ta ketë vertet mjedisin prioritet sip o shprehen tani ?

-B. Kopliku : Si njerëz unë mendoj se janë të dy të mirë , si Dako dhe Xhaferraj . Problemi për Xhaferraj është Sali Berisha sepse Xhaferraj është njeri i zoti por mbi të është një Sali  që nuk do ta lejojë të punojë ashtu siç duhet .

Futja e plehrave është një bombë , bombë është edhe futja e centraleve atomikë , futja e centraleve me qymyr dhe çdo lëndë djegëse tjetër .

Tecin duan ta kalojnë e ta bëjnë fakt të kryer pa pyetur grupet e interesit si ambjentalistët , shoqërinë civile dhe opinioni të jetë i papërgatur për tu kundërvënë

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: