Posted by: ekolevizja | April 11, 2011

Platforma mjedisore e qytatareve vlonjate

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë.

AIC në bashkëpunim më bashkëpunëtorët vendore e shoqërinë civile ka hartuar një nismë për Qeverisje Mjedisiore në prag të zgjedhjve vendore .

» 11/04/2011 – 19:19

Zhvillimi i qendrueshëm kërkon që planet dhe programet e pushtetit vendor të diskutohen më parë me komunitetin, të realizohen konsultime publike ku qytetarët e thjeshtë të kenë mundësi të shprehin mendimet, sugjerimet e të bëjnë vërejtjet e duhura per këto programe e plane që pushteti lokal ka në plan të zhvillojë.

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë (AIC)  ka punuar për promivimin e qeverisjes mjedisore në Shqipëri, pjesëmarrjes publike në vendim marrje  dhe funksionon si një urë lidhëse midis komunitetit ,  pushtetit vendor e  biznesit për mbrojtjen e mjedisit dhe politikave mjedisore në vend.

Nisur nga bashkëpunimi dhe përvoja që AIC ka me komunitetet lokale në Vlorë në organizimin e një sërë aktivitetesh si trajnime, konsultime dhe ndërgjegjësim e komuniteti lokal ka theksuar nëvojën për programe të mirëfillta për mbrojtjen e mjedisit, si pasojë e problemeve që rriten çdo ditë.  Për këtë arsye AIC në bashkëpunim më bashkëpunëtorët vendore e shoqërinë civile ka hartuar një nismë për Qeverisje Mjedisiore në prag të zgjedhjve vendore .

Kjo nismë konsiston në organizmin e konsultimit publik me kandidatët për kryetar bashkie në Vlorë nga njëra anë  dhe komuniteti vendor nga ana tjetër me qëllim për të orientuar kandidatët për kryetar bashkie drejt problematikës mjedisore në qytet, të identifikuara këto nga vetë qytetarët gjatë pyetësorëve dhe takimeve publike duke bërë të mundur qe të rritet ndergjegjesimi publik për mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e një modeli të ri në bashkepunimin qytetar – të zgjedhur.

Veç tërheqjes së mendimit të ambjentalistëve , në këtë kuadër , janë zhvilluar gjashtë takime në të gjitha rajonet e qytetit me pjesemarrjen e shumë qytetareve ku u diskutua për çeshtjet mjedisore që shqetësojnë ata dhe gjithë komunitetin ndërsa me vullnetarë të trajnuar u realizua plotësimi i 400 pyetesorëve derë në derë në të gjitha lagjet e qytetit.

Pas realizimit të  pyetësorëve dhe organizimit të takimeve me qytetarët e Vlorës si dhe pyetësorëve on-line nga anëtarët e shoqërisë civile është arritur në përfundimin se prioritetet kryesore mjedisore në Vlorë janë :

1.  Menaxhimi i nbetjeve urbane në çdo lagje si dhe largimi i mbetjeve jashtë territorit të qytetit;

2. Sistemimi i ujërave të zeza dhe ndalimi i derdhjes së tyre në det;

3. Ruajtja e hapësirave të gjelbërta ekzistuese, shtimi i tyre dhe parandalimi i ndërtimeve pa leje dhe me leje mbi këto hapësira të gjelbërta;

4. Shtimi i hapësirave publike të nevojshme për fëmijët dhe pensionistët, si kënde lojrash,  qendra ditore.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: