Posted by: ekolevizja | April 9, 2011

Dako: Projekti “Vija e Kalter”, epoke e re urbane per qytetin


» 09/04/2011 – 18:42

DAKO  :  PROJEKTI  “VIJA  E  KALTER”  , EPOKE  E  RE  URBANE  PER  QYTETIN

JEMI  SHUME  TE  INTERESUAR  PER  TE  PROMOVUAR INDUSTRINE  E  TURIZMIT  TE  QENDRUESHEM

Durrësi, “Porta e Perëndimit” në Shqipëri. Me këtë mesazh Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka prezantuar në qytetin bregdetar studimin mbi vijën bregdetare me emrin mjaft kuptimplotë “Vija e Kaltër”. Studimi është frut i një bashkëpunimi mjaft të ngushtë mes bashkisë së Durrësit, studios ndërkombëtare “SPHAERA”/SIGNES PAYSAGES dhe arkitektëve franceze  A. Cousseran dhe Sibila Jaksic .

Gjatë këtij prezantimi merrnin pjesë mjaft arkitektë, intelektualë drejtues institucionesh dhe qytetarë të Durrësit, kryebashkiaku Dako, nënvizoi se me këtë studim nis një “Epoke e re Urbane“ për qytetin. Ky studim, sipas tij, do ta bëjë Durrësin të përkufizohet si porta drejt perendimit, qyteti i jetesës më të mirë dhe jetesës pranë detit dhe qytet  i  trashëgimisë kulturore.

“Ka ardhur koha që Durrësi të harmonizojë zhvillimin ekonomik dhe atë shoqëror me ide të reja . Janë të shumta projektet e nisura për zhvillimin e qytetit, por ne jemi shumë të interesuar të promovojmë industrinë e turizmit të qëndrueshëm, kaq i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik lokal“, ka nënvizuar kryetari. Sipas tij, Durrësit ,si portë e Korridorit të Tetë, i mungon një Port Turistik ndaj ai sot më shumë se kurrë ka nevojë t’i rikthehet identiteti, në nje  qytet me destinacion turizmin.

Dako ka detajuar edhe rrugën në të cilën do të shtrihet projekti “ Vija e Kaltër“, që nis me Portin turistik të qytetit, vazhdon me shëtitoren Taulantia, Brrylin, plazhin e Currilave duke pasur si segment fundor Kallmin që është një zonë e paprekur natyrore. Projekti parashikon një port funksional me destinacion kryesisht turizmin, me zona pushimi, me hapësira për aktivitete kulturore dhe zhvillimin e eventeve të ndryshme. Kjo do të rrisë numërin e bizneseve të reja dhe vendeve  të reja të punes. Do të rritet vlera e pronës duke respektuar në maksimum pronarët e ligjshëm. Plazhe të reja do të krijohen duke marrë sipërfaqe nga deti dhe në zona të caktuara do të ketë zhvillim të një turizmi elitar. Kjo për herë të parë jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë .

Miratimi i këtij projekti , sipas Dakos ,  nuk realizohet as për një vit dhe as për 4 vite, do të jetë frut i një debati të gjerë publik me të gjithë qytetarët durrsakë dhe grupet e interesit. Mbështetur në këtë studim Dako nënvizoi se për te realizuar këtë program zhvillimi të qytetit, nuk duhet mjaftuar vetëm me ndërtimin e shtepive dhe vilave duke shpresuar se dikush do të vijë t’i vizitojë. Sipas kryebashkiakut, nuk ka kuptim të ndërtosh “katedrale në shkretëtirë”, sepse nuk duhet të përsëriten më fenomene të zhvillimit kaotik të zonave  turistike si Golemi etj. „Ne e dimë mirë se Deti Adriatik është shtylla e ekonomisë së turizmit të vendeve fqinje. Këtë synojmë edhe për Durrësin tonë. Këtë do ta realizojmë së bashku me të gjithë Ju, Ju që doni ta bëni më solide,  më mikpritëse dhe më të bukur Durrësin, shtëpinë e të gjithë durrsakëve“, ka nënvizuar Dako.

Në takim diskutuan dhe specialiste e qytetarë të thjeshtë që ngritën probleme si rikonstruksioni i teatrit veror , mundësia e ngritjes së një kopshti zoologjik , për sipërfaqet e gjelbra , menaxhimin dhe ndalimi i ndërtimeve pa leje etj…

Nuk duhet të përsëriten më fenomene të zhvillimit kaotik të zonave  turistike si Golemi

 

Durrësit më shumë se kurrë ka nevojë t’i rikthehet identiteti  në një  qytet me destinacion turizmin.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: