Posted by: ekolevizja | January 9, 2011

Nje ligj per tregetine ilegale te drurit

09-01-2011

Parlamenti Europian ka votuar një ligj që ndalon hyrjen në tregun europian të produkteve të drurit me origjinë të paligjshme. Ky  vendim është një hap i rëndësishëm për të frenuar procesin e shpyllëzimit , në të cilin Europa, me tregun e saj ndër më të mëdhejtë në botë, kontribuon në mënyrë të konsiderueshme.Ligji parashikon edhe atë që  kompanitë që veprojnë në tregun evropian duhet të sigurojnë gjithashtu të gjithë informacionin e nevojshëm në vendet e origjinës së drurit që tregëtojnë.

Organizatat mjedisore janë shprehura të kënaqura me kalimin e këtij ligji dhe presin të miratohet nga Ministrat e Bujqësisë të vendeve antare , aq më tepër pas zhgënjimit të një viti më parë (2009) , kur këta ministra nuk arritën dot një marrëveshje mbi një projekt-ligj të tillë, duke shkaktuar reagime të mëdha nga ambjentalistët dhe shoqëria civile.

Ligji është quajtur një veprim konkret që jo vetëm i vë një ndalesë tregut të paqëndrueshëm të drurit në Evropë , dhe aq më tepër tregut ilegal por do të ndikojë në uljen apo ndalimin e shkatërrimit të zonave pyjore më të rëndësishme të Tokës si ato në  pellgun e Kongos , të pyjeve të shiut në Amazonë, ato në ishujt Sumatra dhe Borneo, në pyjet pashkelur  Papuas në Guinenë e Re, por edhe në të njëjtën kohë do të reduktojë gjurmën tonë mbi burimet konsumatore të planetit .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: