Posted by: ekolevizja | November 20, 2010

A zbatohet ligji kunder pirjes se duhanit ne mjediset publike?

20-12-2010

Ligji Antiduhan  hyri në fuqi më 26 maj 2007, ndërsa 31  maj  ishte  Dita  Botërore  Kundër Duhanit . Por ky ligj edhe  sot  vazhdon  të  moszbatohet .

Sipas  një  studimi  nga  Shoqata  Amerikane  e  Kancerit në  Shqipëri   vdesin  rreth  3800  vetë , disa  herë  më  shumë  se  në  aksidentet  automobilistike ( rreth 400  në  vit ) .  Janë  rreth  270 milionë dollarë amerikanë që  harxhojnë shqiptarët për konsum duhani në çdo  vit . Aktualisht në vend konsumohen rreth 5900  ton cigare .Shqipëria është një nga vendet që shoqëron numrin më të madh të duhanpirësve në raport me numrin e popullsisë në Europë. Rreth 60 për qind e popullsisë janë konsumatorë të rregullt të duhanit  dhe  më  e  keqja  e  pinë  duhanin  edhe  16 %  e  nxënësve .

Për  këtë , anketimi i radhës me Telefonin e Gjelbër , u bë për këtë qëllim. Morën  pjesë 43 persona , nga të cilët :

– 23 (55 % ) me arsim të lartë ;

– 16 ( 38%) me arsim të mesëm ;

–  3 me arsim fillor.

1. Pyetjes se a zbatohet ligji anti duhan në mjedisit publike në Tiranë ju përgjegjën 39 të intervistuar ( 93% ) , të cilët shprehen se ky ligj nuk është zbatuar asnjëherë në shumicën dërrmuese të bareve e lokaleve të tjera tregëtare .Shprehen se një numur i vogël lokalesh dhe në linjat e autobuzave përgjithësisht zbatohet , po ashtu dhe në super marketet e mëdha , ku rregulli ndiqet edhe nga punonjësit e sigurisë.

2. Të pyetur për shkakqet e moszbatimit të ligjit u morën këto përgjigje:

– a. 12 vetë ( 29%) mendojnë se ligji u miratua përpara kohe , duke ditur se shqiptarët janë përgjithësisht indiferentë ndaj ligjeve që kanë të bëjnë jo me personin por me komunitetin.

– b. 29 persona të anketuar (69%) kanë mendimin se miratimi i ligjit u bë jo për domosdoshmërinë e tij , por sepse duheshin plotësuar detyrimisht kriteret e pyetësorit të antarësimit në Bashkimin Europian.

– c.  33 të intervistuar (79%) kanë mendimin se ligji nuk ishte i qartë se kush do ta kërkonte zbatimin e tij sepse janë përmendur shërbimi i Policisë së Shtetit , ajo  Bashkiake e deri te organet tatimore. Kështu që këto institucione , duke mos qënë të përcaktuara qartë në ligj përgjegjësitë e tyre , ja kanë lënë njera tjetrës ose më saktë , këtë detyrë nuk e kryen askush.

c. 16 vetë ( 38%) ja venë fajin korrupsionit të organeve të policisë të cilët , marrin rryshfet nga lolet , për të mbyllur sytë përpara gjendjes .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: