Posted by: ekolevizja | October 6, 2010

Telefoni i gjelber-Tetor

06-10-2010

Në  Radio CLUB-FM , më 29 shtator 2010, me pjesëmarrjen e Z. Enio Haxhimihali, ekspert ligjor i Mjedisit u zhvillua një program kushtuar problemeve mjedisore “Çfarë ju shqetëson në mjedisin ku jetoni, ç;ka është problemi kryesor”. Emisionin e ndoqën dhe morën pjesë me telefonatat e tyre shumë dëgjues.

PJESA  II-te

TEMAT :

• Çfarë e ndot më shumë mjedisin në qytetin apo fshatin tuaj?

• A vuani betonizimin, furrat e gëlqereve, naftën e makinave, plehrat që digjen apo lumenjtë e mbushur me shishe plastike?

• Çfarë ju shqetëson më shumë në lidhje me mjedisin?

• Cili është shqetesimi juaj me i madh në lidhje me mjedisin.

•  Melsi ALIAJ : Pluhuri i ndërtimeve dhe smogu është gjëja që më shqetëson me shumë. Sigurisht edhe mungesa e gjelbërimit.

Viola SALIASI : Më shumë vuaj mbeturinat që më hedh komshia sipër te ballkoni .

Matilda MUSARAJ : Vuajmë kulturën e njerëzve që hedhin mbeturinat kudo përveçse në vendin e caktuar për tu hedhur ; vujamë neglizhencën e shtetit apo privatit të cilet nuk e kryejnë mire procesin e pastrimit të qytetit ; vuajmë injorancën e firmave të ndertimit që duke ndërtuar objektet e tyre prishin dhe ndotin ambjentin përreth ; vuajmë hapjen e kanaleve në rruge në mes të shiut duke i bërë vendkalimet e këmbësorëve copë-copë ; më vjen të uleras që kudo në Europë këpucët nuk arrijnë të bëhen pis ,kurse këtu të shkatërrohen nga balta dhe gurët , ëper faktin se makinat parkojnë në trotuar dhe njerëzit ecin në rrugen e makinave ; ndjej neveri të hipi në autobusin e unazës që nuk pastrohen fare ; më vjen keq që njerëzit pronën publike e shkatërrojne si kur të mos ishte e tyre por e armikut.

E gjithe kjo vjen nga kultura jonë që le shumë për të deshiruar dhe me keqardhje mendoj se jemi një popull qe nuk e duam veten dhe nuk kemi respekt për asgje.

BLERINA : Këtu tek ne nuk ka asgjë,as rrugë për një jetë normale. Kam dy javë që po bredh nëpër spitale e nuk ka asnjë të pakorruptuar , duke filluar që nga roja e më pas infermierët e doktorët . Ky ishte thjesht një shembull por në Shqipëri çdo gjë është E NDOTUR dhe në lagjen time plehrat janë akoma rrugëve.

FLORI Zh. :  Ekosistemi filloi të shkatërrohej kur njerëzimi filloi të zhvillohej . Jemi ne ndotja e mjedisit, jemi ne fajtorë për gjithë atë smog që thithim çdo ditë . Aq shumë smog bëhet sa kur je në Dajt ,të duket sikur Tiranën e ka mbuluar mjegulla.

Avni LLUGIQI , PRISHTINË : Po të ndalemi të mendojmë se kush e ndot ambientin ? Ndotjen e bëjmë të gjithë ne prandaj le të sherbejë ky mesazh si lutje për të gjithë që një hedhje e mbeturinave pa vend është një semundje më shumë prandaj s’na kushton asgjë disa hapa më shume e të shkojmë në vendin e duhur.

Endri POKA : Për mua ndotja më e madhe janë autobusat e e vjetër që qarkullojnë nëpër Tiranë dhe njëkohesisht dhe makinat e vjetra për mendimin tim do ishte me mire që autobusat të ishin me korent si vendet europiane .

BLERINA , Tiranë : Sa për temën,këtu në Tiranë çdo gjë është e ndotur.duke filluar që nga ajri që thithim.

Klajdi HARIZI : Mendoj se të gjithë këto që përmendet janë faktoret e ndotjes së mjedisit por në qytetin tonë mjedisi është shume i paster ne krahasim me te tjeret.

Mili DELIU : Në vendin tim ndotës i ambjentit janë: automjetet tepër të vjetër, rrugët që në verë krijohet një re pluhuri i paparë gjithashtu ndikojnë dhe puset e naftës.

Rena SHEHU : Sa për temën doja të thoja se asgjë nuk e ndot mjedisin po të ishin njerëzit vetë të ndërgjegjshëm .Vetë njërëzit e bëjnë këtë.për shembull në qytetin tim mbeturinat i sheh përdhe dhe jo në kosh.

Ana QOSE :  Njerëzit nuk po e kuptojne qe po e cojne boten drejt fundit. Ajo pjesë

natyre e shkatërruar nuk kthehet më. Me të lumtur janë ata që jetojnë neë fshatra.

Dritan HAZIZI : Në lagjen time problem mjedisor janë mungesa e hapësirave të gjelbërta dhe ndërtimet pa planimetrinë e duhur apo pa një farë rregulli, gjë që të sjell një peshtjellim në mendjen tënde dhe ,po të mos ishit ju ,dita do të niste një katastrofë e vërtetë.Ka raste të thyesh ndonjë këmbë në kapakët tashmë imagjinarë të pusetave.Tani po mendoj që kjo është arsyeja pse mbushen me plehra pusetat pa kapak: “për të mos u vrarë”.

Alma HARIZI : Prishësit e natyrës jemi vetë ne, që nuk shohim më tutje se hunda, që nuk mbjellim një pemë, apo lule që sado pa sistem të jenë ndërtimet, të paktën te “thyhet syri” ; që i hedhim mbeturinat vend e pa vend ( vetëm larg territorit të shtëpisë)! E presim të miren të na vijë nga larg dhe të na e sjelli dikush, apo të na mësojë dikush, se me vullnetin tonë………..BAH!

Alexi DEDA : Në qytetin tim jemi mësuar me ndotjen dhe nuk e kemi problem.

Gersard SALIHAJ :  Për temën në qytet ka ndotje,duke filluar që nga hedhja e mbeturinave si dhe djegia e tyre që shkakton një re tymi të dëmshme për mjedisin rrethues ; në stinën e verës rrugët jane aq të pista sa që ngrihet një re tymi që prish ajrin ; djegia e pyjeve që janë mushkëria e qytetit,me pak fjalë jemi ne vetë qe e shkatërojmë mjedisin që na rrethon.

Aida BESHTIKA : Shqetësim në vendin tim është ngritja e pluhrit nga lëvizja e makinave,të tjerat pastaj pak a shume janë mirë. Përsa i përket ndotjes së mjedisit jemi pikërisht ne njerëzit e pandërgjegjshem që e shkaktojmë një gjë të tille.

•”Vesh Crime “ : S’ka nevojë për shumë fjalë ,mjedisi ndotet nga injoranca e njeriut. Kjo tregon se nuk është i ndërgjegjësuar për dëmet që po i bën vetes…..

Arbana HOXHA : Vdiqëm për mjedise të gjelberuara. Cilësi skandaloze karburanti dhe makinash. Edhe për të shkuar vrap tek liqeni të mbushemi fillimisht me ajër sepse i kemi mushkërite gjithë blozë .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: