Posted by: ekolevizja | September 29, 2010

Telefoni i gjelber-shtator

29-09-2010

TELEFONI  I  GJELBER  – SHTATOR

Në  Radio CLUB-FM , më 29 shtator 2010, me pjesëmarrjen e Z. Enio Haxhimihali, ekspert ligjor i Mjedisit u zhvillua një program kushtuar problemeve mjedisore “Çfarë ju shqetëson në mjedisin ku jetoni, ç;ka është problemi kryesor”. Emisionin e ndoqën dhe morën pjesë me telefonatat e tyre shumë dëgjues. U bënë shumë pyetje e po ashtu u dhanë dhe opinione të dëgjuesve , për të cilat edhe z.Haxhimihali dha përgjigje.

Disa nga pyetjet e bëra për z. Haxhimihali kishin të bënin me disa nga shqetësimet në jetën e përditshme si çështja e qenve endacakë që janë shumë të rrezikshëm, trajtimi i  problemit të zhurmave pranë lokaleve të banimit, menaxhimin e mbeturinave, çështjen e pemëve që priten etj…
Z. Haxhimihali theksoi , midis të tjerave se ka një numër të institucioneve që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit. Këto janë institucione ku të gjithë duhet të merret me rastet e shkeljeve mjedisore. Ai përmendi Agjencitë Rajonale të Mjedisit, komunat me inspektoratin e tyre, Ministrinë e Mjedisit etj  Nëse këto struktura nuk i zbatojnë kompetencat e tyre është e drejtë e jona si qytetarë për të shkuar edhe në Prokurori drejt procedimeve që parashikon edhe Kodi Penal.Kështu, për shembull , rastin e prerjes së pemëve duhet të merren inspektoratet e mjedisit në çdo qytet. Ose për menaxhimin e mbeturinave, Ministria e Mjedisit ka prezantuar një projekt të ri, por duhet që she bashkitë e çdo qyteti që duhet të merren me menaxhimin e mbeturinave .

Së fundmi eksperti vuri në dukje se ajo çfarë duhet të bëhet është edhe edukimi i publikut në lidhje me çështjen e mbetjeve urbane, duke filluar aë nga shkollat e deri tek të gjithë anëtarët e komunitetit.

PJESA  I-re

TEMAT :

• Çfarë e ndot më shumë mjedisin në qytetin apo fshatin tuaj?

• A vuani betonizimin, furrat e gëlqereve, naftën e makinave, plehrat që digjen apo lumenjtë e mbushur me shishe plastike?

• Çfarë ju shqetëson më shumë në lidhje me mjedisin?

• Cili është shqetesimi juaj me i madh në lidhje me mjedisin.

PJESA  E  PARE

• ERI : Këtu te lagjja ime s’ka plehra,e vërtetë.Por ka shumë zhurmë,është një lavazh,në fillim më dukej e pamundur të mësohesha ,sidomos në mëngjes.

•- BENI : Shqetësimi mjedisor kryesor – LUKUNIA E QENVE TE LAGJES: Rreziku i kafshimit dhe sëmundjeve; pagjumësi nga lehjet natën; performancë e shpifur .

• Në unazë tek Rozafa Ndotja akustike është e tmerrshme.makina nate e dite, bori pa kriter, tymra makinash, shto koshat e paket te plehrave e ska një park të gjelbër.

• VENERA : shqetësimi më i madh janë qentë e rrugës ,më besoni nuk dal dot në treg.Zotëria i devijoi pyetjes se kush mban përgjegjësi.? Ku të ankohemi? Nuk mendoj se ti vrasësh qentë në rrugë është normale,shpresoj të gjeni zgjidhje sa më shpejt.

• JULIANI : Një problem shumë serioz janë plerat poshtë pallateve,të cilat lihen me ditë të tëra pa u hequr.

• VANGJUSHI : Mirëmëngjesi Klubi.Me thënë të drejtën tek ne ka shumë qen , të cilët janë shumë të rrezikshëm,si ditën dhe natën

• ENDRI : Tema juaj është vërtetë ,jo vetëm interesante, por shumë problematike, sidomos Tirana që pluskon  në tymrat dhe gazrat e makinave.

• RUDI  nga Durresi : Edhe në qytetin tonë bregdetar, ka shumë ndotje të tilla,edhe bregu i detit nuk mirëmbahet as nga shteti as nga vetë pronarët e lokaleve.

• BERTI Kamez  : Ndotja e mjedisit është shtuar shumë këto kohet e fundit, duke nisur që nga secili prej nesh që ecim në rrugë dhe çdo gjë që duam të hedhim, e lëshojme si pa të keq në toke, pa pritur të shkojmë te koshi më i afërt .

Blerta ZILJA : Më shqetesojnë gjëra pa fund! Më shqetësojnë qeset blu që më verbojnë kur i shikoj në çdo luginë të mundshme; ujrat e zeza që derdhen në det e njerëzit që lahen pak metra më tutje duke bërë sikur nuk i shikojnë ;  më shqetësojnë plazhet që pastrohen vetëm një muaj para sezonit ; më shqetësojnë plehrat që digjen non stop , pyjet që priten për dru e të tjerë që digjen për të justifikuar zhdukjen e tyre e ndërtimin e ndonjë Petrolifere tjetër ;  më shqetësojnë fabrikat e çimentos e më tmerrojnë Tec-et e reja që miratohen për ndertim. Më irritojnë mbeturinat në çdo monument kulture ku shkoj, shkrimet mbi to, njërëzit që pështyjne ku të munden…dhe mbi të gjitha më lodh e më pret totalisht fuqitë mungesa e civilizimit e dëshires për të mbrojtur atë që është e përbashket.
Faleminderit për temën! Mendoj se është shumë e nevojshme që të bëhet të paktën një herë në 2 javë.

Olta KOLA : Plehrat janë shumë shqetësuese jam dakort! Po problemi nis që në gjenezë : persona që nuk mbajnë higjenën për trupin e vet, që pështyn çdo dy tre hapa, nuk pyet më për kosh, për të hedhur plehrat !

Gazmend ZYLYFTARI : Derisa njerëzit do të hanë peshk në Dajt dhe mish në det ,jo që do të vazhdojn ta shkaterojn mjedisin por as nuk kan per ta kuptuar qe po e bejne.Shembull konkret,para pak ditesh ne lagjen time u pre një peme shekullore se prishte pamjen e klubit prej betoni.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: