Posted by: ekolevizja | September 13, 2010

Nga shpellat tek banesa ekologjike

13/09/2010

Nga studimi i Federico M. Butera , profesor i Fizikës Ambientale , Universiteti Politeknik i Milanos

Ekonomia ka kaluar nëpër një fluks të vazhdueshëm të materialeve : ushqime , lëndë djegëse , metale ,makina e prodhime kimike, letër e çimento , ujë e prodhime të tjera që kalojnë nga një sektor ekonimik në tjetrin , nga bujqësia në industri, në fabrika e centralë elektrikë , në rafineri etj e pastaj nga çdo sektor në tregëti e deri në dyqanet ku i blejmë për ti përdorur. Që nga shpellat, shtëpitë e para të njerëzve, e deri te banesat e sotme , rruga e rritjes së mirëqënies e komfortit tonë , sidomos të atij që quhet stili perëndimor , ka ardhur duke kërkuar më gjithnjë e më tepër materiale dhe energji. Kjo rrugë e gjatë është e mbushur me zbulime e shpikje gjeniale , me teknologji përherë e më tepër të rafinuara, nga vendosja e xhamave në dritare , ngrohja , futja e ujit të rrjedhshëm në banesë e deri tek elektriciteti e tërë ato aparatura e mjete pa të cilat sot na duket se nuk bëjmë dot .

Banesat e zonave urbane , ku jeton më tepër se gjysma e popullsisë ,  sot janë kthyer në makineri energji-ngrënëse . Aty , si vendi kryesor i konsumit të mallrave , si “gjenerator “ i mbetjeve urbane , por dhe si një “ekosistem artificial” ka tërhequr pak vëmendjen tonë deri më sot. Flasim , bile shpesh me rezerva e kujdes të madh se duhet harxhuar më pak naftë sepse , midis të tjerash , mund dhe të shterojë, duhet të kursejmë ujin se burimet e tij po pakësohen etj… Por në të njëjtën kohë po shtojmë kondicionerët sepse duam fresk apo ngrohtë sipas stinës , shtojmë elektroshtëpiaket sepse na rrisin komfortin dhe cilësinë e jetës . Del se këshilla të tilla nuk pasqyrohen sa duhet në ekologjinë e banesës tonë.Sa për shembëll , nga një studim për shtresën e mesme dhe të varfër del se një familje me katër persona konsumon në vit 4-5 ton ushqime , përfshirë këtu mbeturinat , ambalazhet etj..; po ashtu nga 4 deri 8 ton karburant apo lëndë djegëse për ngrohje , ndriçim ,transport ;dhjetra (por dhe qindra ) ton ujë që përfundojnë në ujrat e zeza e pastaj  në lumej e në det; rreth një ton mbetje të ngurta që  përfundon në landfield etj… Sa për konsum energjie , zonat urbane marrin mbi 80% të energjisë së harxhuar në shkallë vendi.

Por ky komfort sot i ve të gjithë para disa dilemave mbi kostot ekonomike , sociale e mjedisore . Si është e mundur që të mendojmë se shtëpia duhet të jetë e qëndrueshme në aspektin e konsumit të energjisë e projektimit dhe në anën tjetër nuk duam të heqim dorë nga asnjë prej kushteve të sotme ? Si duhet të jetë energjia e ardhëshme ? Si është e mundur që harrojmë se pjesa më e madhe e popullsisë së planetit nuk ka as komfortin më minimal dhe mbi një miliardë njerëz vuajnë nga uria kronike ?

Çfarë mësime duhet të kishim nxjerrë dhe sot duhet ti nxjerrim nga e kaluara ? Më i rëndësishmi është të vemë në përdorim dijenitë e fituara dhe progresin teknologjik për të përmirësuar cilësinë e jetesës në kushtet e pakësimit të burimeve që kemi përdorur deri më sot . Qyteti është një sistem kompleks ku inputet (hyrjet) janë energjia , materialet dhe informacioni , ndërsa outputet ( daljet) janë informacio tjetër , më vete ose i inkorporuar në materiale të tjera dhe mbetjet në forma nga më të ndyshmet . Ajo që bën diferencën me të kaluarën është rritja dramatike e inputeve dhe si  rrjedhim dhe i outputeve : të sjella , të dyja , nga progresi teknologjik dhe sasia e madhe e energjisë së harxhuar . Efekti i këtij ndryshimi që , së bashku me rritjen e popullsisë që përfshin pothuaj gjithë qytetet e planetit , ka provokuar një rënie të cilësisë së jetës urbane dhe kërcënon shëndetin e gjithë planetit për shkak të efektit të çlirimit të CO2. Kërcënim që vjen nga ai 80% i harxhimit të energjisë në zonat urbane.

Sfida jonë është tashmë , të dimë të ndryshojmë kahun e tendencës duke kombinuar përmirësimin e cilësisë së jetës me një reduktim të qënësishëm të energjisë fosile , të inputeve dhe të mbetjeve . Objektivi final do të jetë ai që e quajmë “qytet i qëndrueshëm”. Një qytet i tillë duhet të funksionojë si një sistem ekologjik, të zmadhojë efektshmërinë e çdo  inputi (energji e materiale) nëpërmjet mënyrës së përdorimit dhe riciklimit . Këtu duhet patur parasysh se , në ndryshim nga sistemet ekologjike , qytetet e që ndrueshme nuk janë në ekuilibër të vazhdueshëm por në evolucion të vazhdueshëm për shkak të progresit , po të vazhdueshëm, teknologjik . Kjo e bën më të vështirë një menaxhim të drejtë të tyre sepse në to hynë vazhdimisht , si krahasim me sistemet ekologjike , specie të reja , të cilat duhet të hyjnë por të mos dëmtojnë sistemin .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: