Posted by: ekolevizja | August 11, 2010

Kapitalizmi natyror 8, e tashmja dhe e ardhmja e riciklimit

11-08-2010

DREJT STRATEGJISE PER ZERO MBETJE Riciklimi është vetëm një hap në një cikël të plotë të praktikave që, së bashku, do të zvogëlojnë sasinë e mbeturinave që groposen në tokë dhe të ulur emetimet e gazrave.

Në 1973,në SHBA kishte vetëm një program riciklimi.Sot janë më shumë se 8.000 në veprim , në të gjithë vendin. SHBA tani riciklon një të tretën e mbeturinave të saj komunale – plehra që dalin nga shtëpitë ,, shkollat dhe bizneset jo-industriale – krahasuar me vetëm 6 për qind në 1960. Por, pavarësisht nga popullariteti në rritje i riciklimit, ky është duke u tejkaluar nga vëllimi i mbeturinave që prodhohen. Një statistikë tjetër është se sasia e materialit që riciklohet – 81.000.000 ton në vit – është e barabartë me sasinë totale të mbeturinave të Shteteve të Bashkuara të prodhuar në 1960.

DREJT  STRATEGJISE PER ZERO MBETJE
Riciklimit është vetëm një hap në një cikël të plotë të praktikave që, së bashku, do të zvogëlojnë sasinë e mbeturinave që groposen në tokë dhe të ulur emetimet e gazrave. Riciklimi i suksesshme përfshin më shumë se mbledhja e gazetave apo shisheve të plastikës e qelqit . Për të mbyllur kata cikël të  riciklimit, prodhuesit duhet të përdorin materiale të riciklueshme për produktet e tyre, dhe konsumatorët duhet të blejnë mallrat e pruara nga pas konsumit të parë të tyre dhe të ricikluara . Sa më shumë që të rritet kërkesa për produkte të bëra me materiale të riciklueshme në vend të lëndës së parë të re , aq më tepër riciklimi do të jetë i suksesshëm , do të zvogëlojë sasinë e mbetjeve ,do të ruajë burimet natyrore dhe do të kufizojë ngrohjen globale.

KOMPOSTIMI I  ORGANIZUAR

Më shumë se 60 përqind e mbeturinave shtëpiake është e riciklueshme ose kompostueshme ( e kthyer në pleh organik). Por , ndërsa në SHBA kjo bëhet për 8 për qind të mbetjeve të tyre, tek ne mund të bëhet vetëm në zonat rurale që kanë dhe përvojën për këtë punë , ndërsa në zonat urbane nuk ka as organizim dhe as ndonjë ide , sado e largët , për këtë proces. Dhe dihet se rreth 25-27 përqint e ushqimeve që përdorim , përfundon si mbetje në kazanët e plehrave . Krijimi i programeve të tilla, fillimisht si projekt-pilot, do të ishte në interes të komunitetit kur mendon se edhe plehun e luleve që shitet sot tek ne , e blejmë nga jashtë (nga Greqia e Italia). .
E  ASHTUQUAJTURA  “DIETE “ E KANAÇEVE  DHE  SHISHEVE  PLASTIKE

Pjesa më e madhe e mbeturinave të kanaçeve dhe shisheve plastike që përdorim përfundon në plehra dhe të gjithë e dimë se nuk duhet të shkojnë atje. Zgjidhja më e mirë do të ishte grumbullimi i diferencuar që , kërkon organizim e kontroll nga të gjitha shkallët e pushtetit lokal , por dhe gjetjen e mënyrës së transportit e riciklimit të tyre. Këtu duhet patur parasysh se biznesi i riciklimit është disa hapa përpara strukturave vendore .

RICIKLIMI DHE NDOTJA

duhet të mendojmë përherë se ashtu si dhe makinat tona dhe energjia që përdorim në shtëpitë tona ,çlirojnë gazrat serrë , po kështu duhet të mendojmë edhe për mbetjet që hedhim. Një shembull domethënës është se mbetjet organike në venddepozitime çlirojnë një të katërtën e të gjitha emisioneve të metanit , gaz , i cili , është ndotës ndaj ngrohjes globale 22 herë më i fuqishëm se dioksidi i  karbonit. Nëse ne do të rrisim normën tonë të riciklimit në 32,5-35 për qind,  emisionet e gazrave serrë të reduktuara do të jenë të krahasueshme me largimin e një qint mijë makinave nga rrugët tona.
Ç’DUHET  BERE ?

Këto janë vetëm disa mënyra që ne mund të rrisim normat tona të riciklimit, të shkurtojmë sasinë e impaktit tonë në ngrohjen globale dhe të mbrojmë habitatet e biodiversitetin. Ka rrugë dhe mënyra të shumta për të shtuar gamën e materialeve e mënyrave të riciklimit : kompjutera të vjetër, telefonat celularë të thyer, televizorë të vjetëruar e plot mbetje të tjera teknologjike që mund të riciklohen pjesërisht apo plotësisht .

Por një nga drejtimet ku mund dhe duhet të drejtoheni më tepër janë shishet e qeset plastike , qoftë për dëmin mjedisor, qoftë për prejardhjen e yure nga lëndët fosile , qoftë për ujin dhe energjinë që kërkojnë për tu peodhuar. Riciklimi i plastikës dhe  normat detyruese për qeset shumë përdorimshme , ka srdhur koha , e ndofta ka kaluar , për tu kthyer në detyrim qytetar . Një projekt kombëtar apo një ligj , siç kanë vënë dhe fqinjët tamë si Maqedonia , janë më se të domosdoshëm .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: