Posted by: ekolevizja | June 18, 2010

Telefoni i gjelber 6: Sa eshte demtuar peisazhi urban nga ndertimet

18-06-2010

Anketimi me anën e telefonit të gjelbër , edhe kësaj radhe , vazhdoi me temën e ndotjes së peisazhit urban . Për këtë u intervistuan 24 persona , nga të cilët :

– 11 me arsim të lartë;

– 7 me arsim të mesëm;

-6 me arsim të ulët.

Karakteristikë e pothuaj të gjithë të pyeturve (22 vetë – 92%) ishte se janë të kënaqur nga “çlirimi “ i lumit Lana nga ndertimet anës tij , nga ky proces i kryer në lulishten e Parkut Rinia dhe në zona të tjera ku janë liruar nga ndërtimet pa leje.

Pyetjes se cilat janë arsyet ku dëmtohet peisazhi urban ju përgjegjen :

–         19 vetë (79%) kanë mendimin se urbanistika nuk ka kryer detyrën e vet për sistemin apo llojin e fasadave , largësinë midis ndërtimeve , pjesën prej 40% të sipërfqes së ndërtimit që duhet lënë si hapësirë e gjelbër dhe urbane në zonat e reja të ndërtimit .

–         14 të anketuar ( 58%) mendojnë se shumë miratime nga Këshilli i Rregullimit të Territorit vijnë si rezultat i proceseve dhe kundërvënieve politike të grupeve përfaqësuese dhe jo si rezultat i diskutimeve të pavarura dhe profesionale.

–         18 të pyetur ( 75%) japin si arsye të çregullimeve që vërehen në ndërtimet e reja vijnë si pasojë e diskutimeve nga të zgjedhur apo të emëruar politikë dhe jo nga specialistët e fushë , të cilët , edhe kur thirren , mendimi nuk ju merret parasysh.

–         22 të intervistuar ( 92%) janë të bindur se shtesat e kateve dhe shtesat vertikale (anash ndërtimeve të vjetra ) që janë bërë dhe po legalizohen , kamë dëmtuar peisazhin , hapësirat publike e të gjelbra. Ato nuk duhej të ishin lejuar dhe se kanë shpërfytyruar qytetin dhe , për zona të caktuara nuk do të ketë mundësi për tu riparuar asnjëherë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: