Posted by: ekolevizja | May 28, 2010

Telefoni i gjelber: Si mund te kryhet grumbullimi i diferencuar ne Tirane

28-05-2010

    Është folur dhe flitet për pakësimine mbetjeve urbane edhe nëpërmjet riciklimit . Për këtë , me nisma e projekte të ndryshme , veç sensibilizimit , është eksperimentuar edhe ndarja e mbeturinave në kosha të ndryshem sipas llojit. Por kjo ka rezultuar pa sukses . Industria e përpunimit riciklimit të tyre është ngritur në vendin tonë  për plastikën e letrën , për metalet e kartonin. Por , në mungesë të grumbullimit të diferencuar , por dhe të organizimit nga ndërmarrjet që merren me menaxhimin etyre , ka raste të shpeshta që këto sipërmarrje , për të mbuluar kapacitetin e përpunimit të tyre , blejnë qindra tonelata mbetje nga vendet fqinjë si Greqia apo Maqedonia.

Për këtë , me anë të Telefonit të Gjelbër – 2234 851 , ju drejtuam 24 qytetarëve , nga të cilët :

– 11 persona me arsim të lartë .

-8  të intervistuar me arsim të mesëm .

– 6 të intervistuar me arsim 8 e 9 vjeçar.

Tre të intervistuar ( 13 % ) nuk e njihnin grumbullimin e diferencuar dhe , u përgjigjën mbas spjegimeve që ju dhanë . Të tjerët e njihnin si proces .

   Nga  përgjigjet  e  tyre  dolën  këto  rezultate :

– 18 persona ( 75 % ) e njohin si proces dhe kanë dijeni për përpjekjet që janë bërë për grumbullimin e diferencuar më disa zona të qytetit . Por të gjithë mendojnë se kjo ka qënë një veprimtari e dështuar që nuk ka dhënë rezultat .

– 21 vetë ( 88 % ) janë të mendimit se projektet kanë dështuar që në nisjen e tyre për mungesën e organizimit duke u lënë në “mëshirën “ dhe dëshirën e banorëve të zonave ku u vendosën kazanët për grumbullim të diferencuar.

– 8 të anketuar kishin mendimin se kazanët e vendosur ishin në përgjithësi për mbledhjen e kartonave , kur dihet se këto , por dhe kanaçet e aluminit mblidhen nga romët dhe persona të tjerë në mënyrë private , spontane e të paorganizuar.

– 11 ( 46 % ) e të anketuarve kishin vërejtje se , megjithë sasinë dhe vëllimin e madh që zenë mbetjet plastike , në zonat pilot të vendosjes së kazanëve , nuk pati kazanë të veçantë për këto mbetje .

– 20 vetë ( 83 % ) janë të bindur se mosfunksionimi i projekteve pilot ka ardhur për mungesën pothuaj totale të sensibilizimit të banorëve , gjë që duhej patjetër dhej të kishte paraprirë projektin .

-17 persona (71 % ) kanë mendimin se është e mundur që procesi i grumbullimit duhet të fillojë por të paraprihet me organizim në bazë zonash të vogla , duke përfshirë patjetër pushtetin lokal e strukturat e tij , me biznesin e transportit dhe të riciklimit .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: