Posted by: ekolevizja | April 28, 2010

Vepro tani!

Nga Pirro CENKO dhe Madlina PUKA
» 28/04/2010 – 18:47

22 Marsi, jo vetëm fillim pranvere por edhe Dita Botërore e Ujit. Kjo ditë është parë si një mjet për fokusimin e vëmendjes në rëndësinë e ujit të pastër dhe promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve të ujit. Që prej 22 Marsit 1993 si celebrimi i parë i Ditës Botërore të Ujit, Çdo vit kjo ditë ka theksuar një aspekt specifik të tij. Për 2010, “Ujë i pastër – për një Botë të shëndetshme” thekson si cilësinë ashtu edhe sasinë e burimeve të ujit të cilat tashmë janë në rrezik.

VEPRO TANI ! HAPET NE VLORE, SARANDE E TIRANE FUSHATA E UJIT TE PIJSHEM

22 Marsi, jo vetëm fillim pranvere por edhe Dita Botërore e Ujit. Kjo ditë është parë si një mjet për fokusimin e vëmendjes në rëndësinë e ujit të pastër dhe promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve të ujit. Që prej 22 Marsit 1993 si celebrimi i parë i Ditës Botërore të Ujit, Çdo vit kjo ditë ka theksuar një aspekt specifik të tij. Për 2010, “Ujë i pastër – për një Botë të shëndetshme” thekson si cilësinë ashtu edhe sasinë e burimeve të ujit të cilat tashmë janë në rrezik. Më shumë njerëz vdesin nga uji i pasigurt se nga të gjitha format e dhunës, duke përfshirë edhe luftën. Këto vdekje janë një ofendim për njerëzimin tonë të përbashkët dhe dëmtojnë përpjekjet e shumë vendeve për të arritur potencialin e tyre të zhvillimit. Sekretariati i Përgjithshëm i Ujit, në të cilin bëjnë pjesë UN, FAO dhe UNEP thekson në mesazhin e këtij viti se :“Bota ka eksperiencen dhe dijen për zgjidhjen e këtyre sfidave dhe të jetë kujdestarja më e mirë për burimet tona ujore.

Uji është në qendër të të gjitha qëllimeve tona të zhvillimit. Siç e kemi shënuar edhe qendra e Dekadës Ndërkombëtare për Veprim, dhe presim që Samiti i këtij viti për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvijeçarit, të japë mesazhe e detyra për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave tona për të varfërit, të pambrojturit dhe për të gjithë jetën në Tokë.” Është thënë e do të thuhet shumë për ujin dhe siç dihet nga të gjithë, Shqipëria është një vend me pasuri të bollshme ujore. Por, si e trajtojme ne ujin dhe sa kujdesemi për të? Dikush mund edhe të çuditet sesi në çdo artikull gazete, apo shkrime të ndryshme e gjen këtë shprehje por në shtëpi, kur hap rubinetin ,nuk ka ujë apo edhe kur ka nuk kemi kurajon që ta përdorim për të pirë por gjejmë e krijojmë mënyra për ta rezervuar sa më pranë vetes që ta përdorim për shërbime të ndryshme, ndërsa për të pirë blejmë ujë të ambalazhuar. Pavarësisht nga kjo ka edhe disa shembuj të mirë.

Në këtë kuadër është për t`u përshëndetur inisiativa e Milieukontakt International e cila me mbështetjen e rreth 50 organizatave mjedisore e kurorëzoi vitin 2010, nje vit aksion “Vepro tani!” në të cilin shoqëria civile, institucionet publike e private po përfshihen në fushatën mjedisore për ndryshime në mjedis me fokus Ujin, Ajrin, Mbetjet Urbane dhe Pjesëmarjen e Publikut ,e mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri. Nën “Vepro Tani!”, Qendra për Kërkim, Zhvillim e Bashkëpunim (CRCD) një organizatë mjedisore është angazhuar në menaxhimin e fushatës me fokus ujin.Së bashku me tre organizata të tjera mjedisore Agjencia Joniane e Medias, Mjedisit dhe Informacionit (AJMMI) në Sarandë, Qendra per Zhvillimin e shoqërisë Civile (CSCD) në Vlorë dhe “Ndërgjegjësim për Progres” në Tiranë, kësaj të fundit i është bashkangjitur edhe shoqata “Pëllumbat” në zonën e Bovillës të cilat lançuan fillimin e fushatave lokale me fokus ujin më 22 mars 2010, në Ditën Botërore të tij. Në këto qytete u organizuan aktivitete ndërgjegjësuese të cilat synuan jo vetëm publikun e gjerë dhe biznesin por edhe institucione vendimarrëse dhe përgjegjese për ujin dhe u shoqëruan me aktivitete konkrete në drejtim të ruajtjes së pastërtise së ujit.Media lokale si Radio Saranda dhe të gjitha televizionet lokale në Vlore shoqëruan këto aktivitete duke u bërë një partner i rëndësishëm në promovimin e kësaj fushate ,jo vetëm në këtë ditë ,por edhe në vijim. Kjo ditë shërbeu si ditë mobilizuese e të gjithëve përdoruesve të ujit privatë apo publikë, si dhe institucioneve përgjegjëse për sigurimin e ujit me cilësi, madje pati edhe mbështetje financiare nga biznesi privat si Kompania ALBSTAR duke e cilësuar një përgjegjësi sociale të saj bashkëpunimin me qëllim konservimin dhe kursimin e ujit për një mjedis më të mirë e jetë më të shëndetshme.

Në Sarandë, gjatë gjithë Javës së Ujit, 17-22 Mars 2010, nuk munguan mesazhet drejtuar qytetarëve dhe përdoruesve të tjerë të ujit nga AJMMI në Radio “Saranda” në rubrikat mjedisore te emisionit “Mëngjes i Ri në Sarandë”. Më 22 Mars, në studion e kësaj radio, ishte i ftuar Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve Sarandë i cili përshëndeti aktivitetet që po ndërmerren në kuadrin e fushatës kombëtare mjedisore dhe ofroi bashkëpunimin e kësaj Ndërmarrjeje për të ndërmarrë hapa të përbashkëta në përmirësimin e situatës së Ujit .

Këto aktivitete reflektuan edhe punën e kryer nga AJMMI dhe CRCD, në Këshillin Bashkiak të Sarandës, ku një muaj më parë u prezantua Letra e Pozicionimit për Ujin e cila mori vëmendjen e gjithë anëtarëve të Këshillit dhe angazhimin e tyre për aktivitete e punë konkrete për menaxhimin e ujit në qytetin e Sarandës. Në Vlorë, rreth 30 vullnetarë u përfshinë në shpërndarjen e materialeve informative e edukatives për ruajtjen e kursimin e ujit dhe nxitën dhe realizuan që qindra qytetarë në këtë ditë të jepnin mesazhe të shkruara drejt për drejt tek vendimmarrësit lokal për përmirësimin e cilësisë së ujit në qytet.

Edhe Ndërrmarja e Ujësjellsit dhe Kanalizimeve të qytetit ju bashkangjit fushatës për të promovuar një sjellje më të mirë të përdoruesve ndaj ujit si dhe detyrimet financiare të konsumatorëve të ujit. Në fshatrat përreth rezervuarit të Bovillës, u zhvilluan aktivitete ndërgjegjësuese me Komunen Cudhi dhe shkollen 9-vjeçare te fshatit Rranxë ku u realizua nje ekspozitë me vizatimet e fëmijeve me temë për ujin si dhe fillimi i punimeve për ndërtimin e një grope septike që do t`i shërbejë grumbullimit të ujërave të përdorura me qëllim që të mos infiltrojnë dhe derdhen në rezervuarin e Bovilles. Ky është një model që duhet t`i paraprijë ndërtimeve të tjera me qëllim që të mbrohet sadopak cilësia e ujit në rezervuarin e Bovillës. Fushata vazhdon .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: