Posted by: ekolevizja | April 14, 2010

Telefoni i gjelber: Ndotja e peisazhit. Kush duhet te merret me te.

14-04-2010

Jemi mësuar t’i shikojmë pamjet e qytetit me tela elektriku , telefoni e , tashmë së fundi edhe me të internetit të varura ngado.Po ashtu jemi mësuar të shikojmë , në mes të rrugëve të rikonstruktuara , edhe shtylla që rrinë në mes të tyre e kanë sjellë edhe aksidente. Shikojmë përditë rrobat e varura edhe në pallatet në qendër të Tiranës.Shikojmë kazanët e plehrave që ndrrojnë vend sipas dëshirës së banorëve e aq më tepër të pronarëve të lokaleve që mund t’i kenë afër aq sa kanë zënë vend , prej vitesh , në stacionin e autobuzit qytetës , para Postës 8 . Por dhe fenomene të tjera që prishin imazhin e qytetit dhe shkaktojnë atë që quhet ndotje e peisazhit urban.

Nisur nga kjo u zhvillua anketimi i radhës me telefonin e gjelbër , për ndotjen e peisazhit urban ,me pjesëmarrjen e 34 personave , nga të cilët :

– 15 (44 % ) me arsim të lartë;

– 16 ( 47%) me arsim të mesëm ;

– 3 ( 8% ) me arsim të ciklit të ulët.

Pyetjes se çfarë është ndotja e peisazhit urban u përgjigjën në këtë mënyrë :

– 19 (56%) vetë e lidhnin vetëm me bukurinë e peisazhit në përgjithësi , të natyrës apo të qyteteve dhe e konceptonin në mënyra të ndryshme , jo të plota dhe disa edhe të gabuar.

– 6 ( 18%) vetë kishin dijeni të mjaftueshme për të ( pesë nxënës të shkollave të mesmë dhe një inxhinjer ndërtimi).

– 9 (26%) të anketuar ( të gjithë me shkollë të lartë dhe tre prej tyre arkitektë ) kishin njohuri të plota .

Të pyetur për gjendjen aktuale të ndotjes apo pastërtisë së peisazhit urban në Tiranë përgjigjet ishin :

– 29 (85%) vetë janë të mendimit se ndërtimet të reja , të veçuara apo qendrat rezidenciale , kanë zhvilluar një koncept të ri të fasadave , rrugëve të brendëshme ,hapësirave të gjelbra dhe instalime të energjisë dhe telefonisë .

– 31 ( 91%) të anketuar mendojnë se në ndërtimet e vjetra mbizotërojnë lidhjet elektrike të jashtëme e të pakontrolluara  , linja të shumta telefonike dhe të internetit ë cilat , jo vetëm ndotin peisazhin urban por , duke qënë jashtë kushteve teknike , bëhen shkak për aksidente apo ngjarje të jashtëzakonshme.

– 8 (24%) persona ngrenë problemin e mosbashkëpunimit të ndërmarrjeve që merren me administrimin e qytetit. Gjatë rikonstruksionit të rrugëve pak bashkëpunim ka midis ndërtuesve (nëpërmjet Bashkisë) dhe ujësjellësit , KESH apo Albtelekom , gjë ka çuar në mos shfrytëzimin e punimeve për të futur nën tokë instalimet e energjisë apo telefonisë.Ka rrugë ku shtyllat e energjisë elektrike janë akoma në mes të tyre duke shkaktuar dhe aksidente .Për këtë 26 të anketuar mendojnë se është rezultat i ndërhyrjeve politike në instancat e pushtetit lokal dhe atyre të varura nga pushteti qendror .

Anketimi vazhdon numurin e ardhshëm.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: