Posted by: ekolevizja | March 15, 2010

Telefoni i gjelber: Kurora e gjelber e Tiranes dhe ndertimet

15-03-2010

Në Parkun Kombëtar të Dajtit po priten mijra pemë .Për këtë askush nuk ka ndërhyrë dhe as pushteti vendor megjithë se prerjet po bëhen natën e ditën me diell . Kjo duket edhe sikur të bësh një shëtitje dhe do të shohësh se prerjet kanë “kapur” sipërfaqe të mëdha . Ndonjëherë ka dhe zjarre për të cilat nuk interesohet njeri.

Dikur gjithë territoret e gjelbra rreth Tiranës quheshin kurora e gjelbër e saj . Në të pjesën më të madhe e zinte zona lindore e malit të Dajtit , në jug pylli i Liqenit artificial dhe Farkës dhe në lindje kodrat e Selitës .

Sot , përveç prerjeve një pjesë të mirë e kanë zënë ndërtimet , me dhe pa leje , të ligjshme e që po legalizohen . Selita është mbushur me ndërtime , parku i Liqenit ka ndërtime , që sipas ndarjes administrative marrin lejë nga komuna e Farkës , dhe që kanë mbrritur deri në buzë të ujit , komuna e Dajtit po bën të njëjtën gjë me territorin e saj dhe ndërtimet “po i ngjiten” malit.

Për këtë problem u zhvillua , nëpërmjet telefonit të gjelbër , amketimi i radhës . Morën pjesë 32 persona , mga të cilët 16 ( 50% ) me arsim të lartë , 8 ( 25% ) me arsim të mesëm dhe të tjerët  (4 vetë -15% ) me arsim të ulët.

Anketimi dha këto rezultate:

Për situatën e hapësirave të gjelbra përreth Tiranës mendojnë :

– 21 të anketuar – 66%- mendojnë se këto hapësira janë reduktuar nga ndërtimet .

– 14 persona ( 44% ) nuk besojnë në shtimin e pyjeve në fushatën e shpallur për mbjellje të reja duke e quajtur më tepër një veprim që bëhet për shoë politik që nuk gjen zbatimin e duhur.

Për ndërtimet në zonën e malit të Dajtit dhe të Farkës (jugu i Liqenit ) :

– 28 vetë (88%) kanë mendimin se nuk duhen lejuar dhe , nëpërmjet pushtetit qendror , të kufizohen kompetencat e komunave sepse problemi nuk është vetëm e tyre por i gjithë Tiranës dhe periferisë .

– 17 të pyetur ( 53%) mendojnë se mund të kryhen ndërtime të tilla vetëm për banesa të ulta –për vetëm një familje , në format vilash . Por tju lejohet ndërtimi vetëm në një maksimum prej 40-50 përqind të sipërfaqes dhe pjesa tjetër të jetë hapësirë e gjelbër.

– 13 (41 % )  mbështetën idenë e krijimit të një komisioni të përbashkët me përfaqësues të qeverisë , Bashkisë së Tiranës dhe komunave përreth për të vendosur në mënyrë kolegjiale sasinë e ndërtimeve në periferi të kryeqytetit .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: