Posted by: ekolevizja | July 12, 2008

Investimet qe vjedhin mjedisin


» 12/07/2008 – 12:31

Xh.Mato

Për cilat investime e kam fjalën? Për të gjitha këto investime të politikës së sotme që po aprovohen me një vrull të pa kontrolluar, që po bëhen pa treguar të vërtetën ekologjike, pa studim sipas strategjise ekonomike dhe mjedisore, pa asnjë analizë të kostos ekonomike mjedisore.

Kur u ndertua Fabrika e Kimikateve në Porto Romano te Durrësit, nga shteti i atëhershëm u reklamua si nje investim shumë i rëndësishëm për vëndin tonë: “Një fabrikë që do të ndihmontë në rritjen  e prodhimeve bujqësorë pra do të zhvillohej ekonomia e vendit dhe populli do të jetonte më mirë”. Duket normale që cdo investim të sjell të tilla të mira. Por tani pas 30 vjetësh del se ajo fabrikë i kushtoi dhe po i kushton shqiptarit shumë më tepër se sa ” fitimet e parashikuara”. I kushtoi me jetët e njerëzve që ka marrë dhe sëmundjet e panumurta që ka shkaktuar te banorët e Durresit, I kushtoi me paratë që duhet të paguj cdo qytetar i Shqipërisë  per te shlyer kreditë që merr shteti për ta rehabilituar këtë zonë .Deri tani janë shpenzuar rreth 250 milionë dollar dhe ende zona eshtë e rrezikshme për banorët përreth. Në qoftëse llogarisim këtu dhe zhdukjen e peshqëve dhe midhjeve në gjiun ku derdhen ujrat e shiut që shplan zonën e ndotur, peshkatarët e shumtë të zonës që kanë ngelur pa pune dhe pa bukën e gojës, atëherë qederi del shumë herë më i madh se qari. Pra në se u fituan  le të themi 1 milion dollarë, po humbasin 3 milionë nga ato shkaqe që tham më sipër. Qederi erdhi nga ndotja dhe degradimi mjedisor. Është pikërisht kostua mjedisore që i ka rrezikuar shumë investme dhe i ka bërë të dalin jo rentabël. Ne vitet 70 te shekullit të kaluar kjo kosto mjedisore dhe mund të mos parashikohej sepse në tërë botën  sa kishte filluar të flitej për mjedisin dhe ekologjinë. ( Rashell Karson që konsiderohet mamaja e ekologjise e botoi librin e sajë të parë “Pranvera e heshtur”,  në vitin 1962)

Por të ndodhë kjo në Shqipëri dhe sot, pas pothuajse gjysëm shekulli, kur politikat mjedisore dhe  ekonomike në botë janë përcaktuar qarte dhe shteti ynë i ka pranuar ato, i ka future në legjislacionin mjedisor dhe ne strategjinë e zhvillimit ekonomike e mjedisor, do të thotë që ne jo vetëm që do të presim katastrofa të tjera ekonomiko-mjedisore  por jemi që sot  vetë katastrofë.

Për cilat investime e kam fjalën? Për të gjitha këto investime të politikës së sotme që po aprovohen me një vrull të pa kontrolluar, që po bëhen pa treguar të vërtetën ekologjike, pa studim sipas strategjise ekonomike dhe mjedisore, pa asnjë analizë të kostos ekonomike mjedisore. Shumë politikanë dhe vendimarrësa tanë vazhdojnë ta konsiderojnë mjedisin si një lluks për Shqipërinë, ndersa ambientalistat I shohin si anarkist dhe aventurier. “Nuk do ta kthejme Vlorën në një vend baritor” u shpreh ministri Ruli për të mbrojtur TEC-in e Vlorës, ndërkohë që specialistët e Vlorës llogarisnin dhe argumentonin me dollare si ekonomist se sa fitonin nga turizmi dhe sa humbisnin nga nafta.

Nje ofensivë shumë më e madhe ka plasur  ditët e fundit me investime të bëra nga kompanitë e huaja  në mjediset e Shqipërisë, investime që nuk prodhojnë për tregun shqiptar por për vendin e tyre.

 6 fabrika cimentoje, 2 TEC-et të tjerë gjigand me qymyr, 2 petroliferë kolosal ( dhe të tjera që ende s’po publikohen).

Gjashtë fabrika cimentoje që do të prodhojnë rreth 7 herë më shumë së sa ka nevojë Shqipëria, të përqëndruara të gjitha në hapësirën Krujë-Lezhë që do të thotë se sado brënda kritereve të ndotjes të jenë , së bashku do t’i tejkalojnë parmetrat e ndotjes. Dy porte me petroliferë që do të qarkullojnë në mjediset tona dhjetra herë më shumë naftë se sot , termocentrale dhe park me erë që do të prodhojnë vetëm për në Itali (për këtë po ndërtohet dhë kablli i posacem nenujorë). Qeveria jonë duhet t’i përgjigjet pyetjes së thjeshtë të Cobo Rrapushit: “Përse këto kompani nuk i ndërtojnë këto fabrika dhe termocentrale me qymyr në shtetin e tyre dhe kështu s’do lodhen e harxhojnë që t’i transportojnë këto prodhime nga vëndi ynë në vendin e tyre. Ku fshihet lepuri”?

Në media shpesh ato interpretohen si investime të shtetit tonë, ndërkohë që duhet thenë troc se ato janë investime të kompanive private të huajve në mjediset tona. Shteti ynë do ju marrë një taksë dhe do të punësohen disa shqiptarë, vetëm ky është fitimi. Po sa do të jetë kostua mjedisore e ndotjes së ajrit, ujit, e shpyllëzimeve, peisazhit dhe së fundi turizmit në Krujë, Vlorë apo zonë tjetër? Nuk tregohet. Qeveria hë për hë është e interesuar më shumë për fitimin politike se “thithi investitor”. ” le ta paguajnë koston mjedisore brezat që vijnë, ashtu si pagujmë ne sot për Porto Romanon”.

Po historia na ka dhenë një mësim të rëndësishëm: Ta parandalosh një dëm sot kushton dhjetra herë më pak se sa ta eliminosh atë nesër.

Në një takim që u bë  me publikun në Durrës për problemet mjedisore, ishin disa diskutant që thanë: “Më mirë të jetojmë pak më të varfër por ta kemi  jetën të sigurt nga mjedisi” Me këtë politikë zhvillimi është pikërisht mjedisi që rrezikon të ardhmen tonë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: